6 mënyra të thjeshta për të reduktuar rrezikun nga dementia

6 mënyra të thjeshta për të reduktuar rrezikun nga dementia

Dementia nuk është një sëmundje e vetme, është një term që përdoret për të mbuluar një sërë gjendjesh shëndetësore, përfshirë dhe sëmundjen e Alzheimer. Crregullimet që grupohen nën termin e përgjithshëm “dementia” shkaktohen nga ndryshimet anormale në tru. Këto ndryshime ndikojnë në mënyrën e të menduarit, në aftësitë njohëse, si dhe pamundësi për aktivitetet e përditshme. Ato gjithashtu ndikojnë në sjellje dhe ndjenja.
Sëmundja e Alzheimer përbën rreth 60-80% të rasteve. Dementia vaskulare, e cila ndodh për shkak të gjakderdhjes mikroskopike dhe bllokimit të enëve të gjakut në tru, është shkaku i dytë që çon në dementia. Por gjithashtu janë dhe shumë gjendje të tjera që shkaktojnë simptoma të dementia-s, përfshirë dhe problemet me tiroiden dhe defiçensat e vitaminave.

Simptomat e dementia-s mund të variojnë. Simptomat përfshijnë:
-Probleme me kujtesën afatshkurtër
-Planifikimi dhe përgatitja e vakteve
-Mos mbajtja mend e takimeve
-Mos mbajtja mend e rrugëve të njohura
Shumë gjendje janë progresive, që do të thotë që simptomat fillojnë ngadalë dhe gradualisht përkeqësohen. Nëse njihni ndonjë që po përjeton vështirësi në memorie ose ndryshime të tjera në mënyrën e të menduarit, inkurajojini të lënë një takim te doktori. Vlerësimi profesionial mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e gjendjes.  Madje edhe nëse simptomat tregojnë dementia, diagnoza e hershme ndihmon personat të marrin një trajtim maksimal me benefite maksimale.

Shkaqet
Dementia shkaktohet nga dëmtimi në qelizat e trurit. Ky dëmtim ndikon në aftësinë e trurit për të komunikuar me njëri –tjetrin. Kur qelizat e trurit nuk mund të komunikojnë normalisht, të menduarit, sjellja dhe ndjenjat fillojnë e pësojnë ngadalësime. Truri ka rajone të ndryshme, të cilat janë përgjegjëse për funksione të ndryshme (për shembull memoria, gjykimi dhe lëvizja). Kur qelizat e një rajoni në veçanti dëmtohen, funksionet nuk mund të ushtrohen normalisht. Lloje të ndryshme të dementia-s janë të lidhura me dëmtime të qelizave të trurit në rajone të veçanta të trurit. Për shembull, te sëmundja e Alzheimer, nivele të larta të proteinave të caktuara brenda dhe jashtë trurit e bëjnë të vështirë që truri të qëndrojë i shëndetshëm. Rajoni i quajtur hipokampus është qendra e të mësuarit dhe memories në tru, dhe qelizat në këtë pjesë janë të parat që dëmtohen. Ja pse humbja e memories është një nga simptomat e hershme të Alzheimerit. Ndërkohë që shumica e ndryshimeve në tru që shkaktojnë dementia janë të përhershme dhe përkeqësohen me kalimin e kohës, problemet e memories të shkaktuara nga gjendjet e mëposhtme mund të përmirësohen kur gjendja trajtohet ose adresohet:
-Depresion
-Efektet anësore të mjekimeve
-Konsumimi i tepërt i alkoolit
-Probleme me tiroiden
-Defiçensa të vitaminave

Sëmundja e Alzheimer-Forma më e rëndë e dementias për të cilën nuk ka një kurë apo trajtim efektiv-momentalisht ka prekur rreth 5.8 milion amerikanë. Besohet që deri në 2050, kjo shifër të arrijë në 14 milion. Janë disa hapa të thjeshtë që mund të ndërrmerrni për të parandaluar dementia-n. Nëse deri tani nuk keni ndërrmarrë asnjë nga këto hapa, tani është momenti i duhur për të filluar.

 

  1. Ushtrimet fizike
    Ushtrimet fizike ndikojnë në përmirësimin e memories si dhe mund të shkaktojnë një ndryshim në mënyrën e metabolizmit të proteinës pararendëse të amiloidit, duke ngadalësuar kështu fillimin ose progresin  e Alzheimerit.
  2. Optimizoni nivelet e vitaminës D
    Studimet kanë treguar një lidhje të fortë ndërmjet niveleve të ulëta të vitaminës D në pacientët me Alzheimer dhe rezultateve të ulëta në testet njohëse. Shkencëtarët besojnë që nivelet optimale të vitaminës D mund të ndikojnë në mënyrë pozitive te truri juaj si dhe të mbrojnë qelizat e trurit duke rritur efektivitetin e qelizave gliale për të rikthyer në gjendje pozitive neuronet e dëmtuar.
  3. Shmangni dhe eliminoni mërkurin dhe aluminin nga trupi juaj
    Mbushjet e amalgamës dentare, të cilat janë 50% merkur nga pesha, janë një nga burimet kryesore të toksicitetit të metaleve të rënda. Burimet e aluminit përfshijnë deodorantë dhe enë gatimi që nuk ngjisin.

    4. Shmangni mjekimet anti-kolinergjike dhe statine
    Mjekimet që bllokojnë acetylcholinën, një neuro-transmitues, kanë treguar që rrisin rrezikun për shfaqjen e dementias. Këto mjekime përfshijnë mjekime për dhimbjen, anti-histaminë, ilaçe për gjumin, anti-depresantë të caktuar, si dhe mjekime për lehtësimin e dhimbjeve. Statinat janë gjithashtu problematike sepse shtypin sintezën e kolesterolit, shkaktojnë mungesë të koenzimës Q10 në tru dhe parandalojnë “dërgimin” e sasive adekuate të acideve esenciale yndyrore dhe anti-oksidantëve në tru.

  4. Sfidoni mendjen tuaj çdo ditë
    Stimulimi mendor, sidomos kur mësoni dicka të re, si prsh të mësoni të luani me një instrument ose të mësoni një gjuhë të re, ndikon në reduktimin e rrezikut për shfaqjen e Alzheimerit. Mund të mësoni të luani shah, të plotësoni fjalëkryqe etj-pasi ju mban aktivë si dhe i jep trurit diçka të re për të bërë çdo ditë.
  5. Konsumoni një dietë të shëndetshme
    Dieta luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve. Strategjitë dietike ndihmojnë në parandalimin e dementia-s, këtu përfshihen: limitimi i sheqerit dhe fruktozës së rafinuar, shmangia e glutenit dhe kaseinës, të konsumoni ushqime të fermentuara, të rrisni konsumin e yndyrnave të shëndetshme, të reduktoni konsumimin e përgjithshëm të kalorive etj.

error: Nuk lejohet kopjimi!