15 MARSI – DITA BOTERORE E TE DREJTAVE TE KONSUMATORIT

15 MARSI – DITA BOTERORE E TE DREJTAVE TE KONSUMATORIT

Me 15 mars 1962, Presidenti i SHBA-se, John F Kennedy formalisht adresoi problemin e te drejtave te konsumatorit ne Kongresin e SHBA. Ai ishte i pari lider qe ndermori kete nisme. Tashme, levizja e konsumatoreve cdo vit, rrit ndergjegjesimin global per te drejtat e konsumatoreve. Per here te pare, kjo nisme u vu re ne vitin 1983.

Dita boterore e te drejtave te konsumatorit

A jeni ne dijeni te te drejtave tuaja si konsumatore? 
15 marsi festohet edhe si "Dita nderkombetare e te drejtave te konsumatorit"!
Kjo dite ka si qellim ndergjegjesimin e konsumatoreve per te drejtat e tyre bazike si dhe na sjell ne mend definicionin e "te drejtave te konsumatorit" nga John.F.Kennedy ne 1962. Fale tij, ne ditet e sotshme konsumatoret mund te marrin produktet me cilesine dhe sherbimin me te mire, si dhe jane te afte te zgjedhin nje shumellojshmeri produktesh nga e gjithe bota. Nese ju vendosni te blini nje produkt, ligji do t'ju mbroje nga aktivitetet e padrejta qe mund te vijne nga shitesi.



Sipas ligjit, ju si konsumator keni disa te drejta bazike si pershembull:siguria, informacioni, zgjedhjet, te degjohet zeri juaj si dhe te keni edukimin prej konsumatori. Nuk eshte aq e komplikuar sa duket edhe pse mund te jeni pak konfuze. Ju si konsumatore keni te drejten te merrni fature per produktin qe blini, e cila garanton siguri. Pra do te thote qe ju keni blere nje produkt pa demtime/defekte dhe nqs produkti juaj eshte defektiv, shitesi do te jete i detyruar t'ju ktheje pagesen, te zvendesoje ose te riparoje produktin pa tarifa shtese. 

Gjithashtu ju duhet te firmosni nje kontrate me kushte te qarta, qe do te thote qe shitesi ju jep informacion per produktin dhe ju ofron ndihme te metejshme ne rast se hasni probleme. Nje tjeter shqetesim jane dhe blerjet online. Tashme, nuk keni pse shqetesoheni nese produkti nuk permbush pritshmerite tuaja, pasi mund ta ktheni produktin brenda 14 ditesh, pa dhene sqarime te metejshme.

Mbani mend: Perpara se te blini, mbani mend te drejtat tuaja!

•Kush quhet konsumator?
•Te drejtat e konsumatorit
•Pergjegjesite e konsumatorit
•Ndergjegjesimi i konsumatoreve
•Mbrojtja e konsumatoreve

Konsumator quhet nje person i cili blen nje produkt dhe/ose nje sherbim per perdorim personal. Konsumatori merr vendim nese do ta bleje produktin ose jo.
Konsumatori mund te influencohet nga reklamat e marketingut.
Te drejtat e konsumatorit:
•E drejta per siguri
•E drejta per informacion
•E drejta per te zgjedhur
•E drejta per t’u degjuar
•E drejta per edukim konsumatori

Pergjegjesite e konsumatorit
Konsumatoret duhet te jene ne dijeni per te drejtat e tyre. Konsumatoret duhet te jene ne dijeni se cilin produkt duan te blejne.

Ndergjegjesimi i konsumatoreve
Ndergjegjesimi i konsumatoreve ka si qellim qe konsumatoret te jene ne dijeni te te drejtave te tyre, si dhe ne dijeni te informacionit per produktin ose sherbimin qe do marre.
Akti i mbrojtjes se konsumatorit-1986
Akti i mbrojtjes se konsumatorit u prezantua ne Loksabha me 5 dhjetor 1986 dhe kishte si synim nje mbrojtje me te mire te interesave te konsumatorit.

error: Nuk lejohet kopjimi!