ZORRË E SHËNDETSHME, TRUP I SHËNDETSHËM

ZORRË E SHËNDETSHME, TRUP I SHËNDETSHËM

 

Ekziston edhe një pjesë tjetër e  sistemit të inflamacionit imun: ngrënia e ushqimeve me IU të lartë mund të kontribuojë në një gjëndje të njohur si sindroma e rrjedhjes së zorrës.

Rrjedhja e zorrës është pak a shumë kuptimi. Qelizat e rreshtimit të zorrës supozohet që të jenë të ngjeshura kundrejt njëra tjetrës, duke krijuar kryqëzime të shtrënguara. Këto kryqëzime e mbajnë ushqimin pjesërisht të tretur në mënyrë të sigurtë brënda zorrëve, ku ajo i përket.

Ndonjëherë, rreshtimi juaj i zorrëve është i kompromentuar, duke lejuar grimcat e ushqimit pjesërisht të tretura që të rrjedhin jashtë gjakut tuaj. Edhe pjesë të tjera problematike do të dalin jashtë, duke përfshirë mikrobet, mbeturinat dhe toksinat.

Kur këto substanca futen në gjakun tuaj, gjaku juaj i trajton ato si pushtues të huaj dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat. Sistemi juaj imun lëshon një kaskadë të kimikateve inflamatore që janë të përcaktuara për të neutralizuar kërcënimin, që mundet gjithashtu që të shkaktojë probleme në rreshtimin e zorrëve tuaj. Si rezultat, ju do të keni një kohë më të vështirë për të absorbuar lëndë ushqyese, të cilët mund të shkaktojnë edhe një uri më të madhe – dhe fitim të peshës.

Eventualisht, ushqimi i tretur dobët do të kombinohet më antitrupat IgG për të formuar trupa të mëdhenj të njohura si komplekse imune. Këto qarkullojnë nëpërmjet gjakut derisa të depozitohen në inde të ndryshme, ku ato krijojnë inflamacion të lokalizuar. Kjo është edhe mënyra sesi përfundoni në simptomat që kemi folur, skuqjet, dhimbjet e nyjeve, dhimbjen e kokës, lodhjen dhe shpërthimet e lëkurës.

Të gjitha këto simptoma së bashku mund të ju bëjnë që të ndiheni të dërrmuar. Ju mund të mendoni se kjo është ajo që ndodh në këtë moshë. Por nuk është kështu. Kjo është ajo që ndodh kur ju vuani nga rrjedhja e zorrës. Nëse po konsumoni ushqimet e gabuara ndër vite, keni më shumë mundësi që të zhvilloni me kalimin e kohës simptoma, pasi problemet përkeqësohen dhe fillojnë të krijohen simptoma.

Ironikisht, trupi fillon të kërkojë ushqimet që janë duke ju sëmurur. Kjo ndodh sepse nëse vazhdoni së konsumuari ushqime me IU të lartë, trupi juaj vazhdon së prodhuari antritrupa për tju mbrojtur juve nga ato. Nëse tentoni që të ndërprisni ushqime të caktuara me IU të lartë, ju keni të gjithë këto antitrupa duke bredhur në kërkim të tyre, gati për të shkatërruar kimikatet  e tyre speciale të mbrojtjes. Intoleranca ushqimore mund të krijojë rrjedhjen e zorrëve, por edhe fakorë të tjerë munden:

  • Inflamacioni kronik
  • Intoleranca e laktozës
  • Gluteni, pasi përkeqëson lirimin e proteinës zonulin, që liron kryqëzimet e ngushta në zorrë
  • Një dietë më pak fibra, të lartë në sheqerna, që zvogëlon nivelit tuaj të acidit në stomak dhe kontribuon në rrjedhjen e zorrës
  • Ushqime pak të tretshme, që mund të shkaktohen nga ngrënia e shpejtë ose ngrënia e stresuar
  • Një sistem imun i kompromentuar ose një gjëndje autoimmune, siç është astma, alergjitë dhe artriti rheumatoid
  • Mbi përdorim i ilaçeve inflamatore jo-steroidale (NSAID) siç është aspirina dhe ibuprofeni
  • Infeksionet, duke përfshirë gripin, bakteret, verdhëzën dhe parazitët
  • Antibiotikët
  • Accutane (një formë vitamine A që përdoret për trajtimin e akneve)
  • Acid bllokues
  • Përdorim i tepërt i alkoolit
  • Ilaçe citotoksike dhe rrezatim
  • Ekspozim ndaj metaleve të rënda
  • Ekspozim ndaj mykut
  • Ekspozim ndaj toksinave
  • GMO, duke përfshirë ushqimet gjenetikisht të modifikuara siç është soja dhe misrat, secila prej tyre përbën 90 % në të korrat amerikane

Nëse vuani nga sindroma e acarimit të zorrës ose çrregullimi i irritimit të zorrëve, ka shumë mundësi që të vuani nga rrjedhja e zorrëve.

Shkaku madhor i rrjedhjes së zorrëve, është stresi, sepse shkakton që zorra juaj të jetë më e përshkueshme. Kështu që nëse jeni duke kaluar një periudhë shumë të vështirë ose nëse jeta juaj është vazhdimisht e stresueshme, ajo peshë shtesë (dhe simptomat e papëlqyeshme) mund të shkaktohen nga rrjedhja e zorrëve ose inflamacioni.

Rrjedhja e zorrëve nuk shkaktohet vetëm nga intoleranca ushqimore, ajo shkakton gjithashtu edhe intolerancën ushqimore. Kur ushqimet e patretura kalojnë nëpër hapësirat e hapura në zorrën tuaj, kalon në gjak, dhe sistemi juaj imun egërsohet. Eventualisht, edhe ndaj ushqimeve që më përpara nuk ishit të ndjeshëm, mund të bëhen një problem. Lajmi i mirë është që: nëse largoni këto ushqime, simptomat tuaja do të zhduken dhe pesha e tepërt do të fillojë të largohet. Në momentin që shëroni zorrën tuaj, ju mund të filloni që të toleroni ushqimet ndaj të cilave ju tani jeni të ndjeshëm. Dhe lajmi i mirë është që ju mund të shëroni zorrën dhe ndoshta përsëri të tejkaloni disa nga ushqimet e intolerancës nëpërmjet dietës së intolerances ushqimore. Kur hiqni dorë nga 7 ushqimet me IU të lartë dhe shëroni trupin tuaj me ushqime shëruese, ju i jepni trupit  një freskim, një fillim shërimi.

Mendoni se vuani nga rrjedhja e zorrëve? Më poshte do të gjeni disa nga suplementet e preferuara dhe ushqimet shëruese që ju mund të provoni për të ndërprerë 7 ushqimet me IU të lartë.

Suplementet shëruese

  • Enzimat bimore që ndihmojnë në tretjen e ushqimit, për të mbështetur tretjen e mirë dhe për të reduktuar komponimet alergjike (merrni 1 ose 2 me çdo ushqim)
  • Saccharomyces boulardi, për të ribalancuar florën e mirë, për të parandaluar mbërritjen e mykut dhe për të mbështetur funksionin e shëndetshëm të zorrëve (250 deri në 500 miligram në ditë)
  • Berberine, për të balancuar florën e zorrëve dhe sheqerin në gjak (1000 deri në 2000 miligram në ditë)
  • Ekstrakt hudhre kundër moshës, një central anti-inflamator, antiviral, antimyk dhe antimikrob (1 deri në 3 kapsula në ditë)
  • Glutamin, për të shëruar zorrën (1 deri në 10 gram në ditë, në varësi të ashpërsisë)
  • Ginger, një antioksidant që redukton inflamacionin dhe mbështet shërimin e zorrëve (30 deri në 50 miligram në ditë)
  • Quercetin, një antihistamin natyrale dhe antioksidant (100 miligram në ditë)

Ushqimet shëruese

  • Qumësht arrë kokosi, i pasur në acid vrasës myku
  • Lëng aloe, për të rritur IgA
  • Ushqime të freskëta toke, që përmbajnë substance ngjitëse që qetëson dhe liron zorrën, ashtu sikundër omega 3 për të reduktuar inflamacionin
  • Mollë, që përmbajnë pektin për të liruar zorrën
  • Hudhër e freskët, për të reduktuar inflamacionin dhe për të vrarë bakteret e këqija
  • Qepë të kuqe, që janë të pasura me kuercetin
  • Gjethe rigoni, të cilat janë antimyk

HUMBJE PESHE E NGADALSHME DHE E QËNDRUESHME

Arsyeja më e madhe për tretjen tonë të dobët është mënyra se si ne ushqehemi. Ne ushqehemi shumë shpejt. Shpesh i them njerëzve, “Tregohuni të ngathët ndërkohë që ushqeheni, uleni pirunin ndërmjet kafshatave,përtypuni disa herë. Ju mund të përmirësoni tretjen duke rritur minutat e përtypjes. Nëse ne hamë me njerëz që hanë shpejt, ne mundohemi që të përshtatemi me ato, kështu që uluni për të ngrënë me njerëz që hanë ngadalë.

E ngrëna e ndërgjegjshme nuk është vetëm marrja e kohës për t’u përtypur. Është gjithashtu të qënit të qetë gjatë të ngrënit. Merrni kohën e duhur për ushqimet tuaja. Fokusohuni në atë që jeni duke ngrënë dhe shoqërinë përreth jush – dhe mos hani ndërkohë që jeni duke bërë diçka tjetër që kërkon vëmendjen tuaj, siç është ngarja e makinës ose puna.  Mbajeni mëndjen tek ushqimi dhe kënaqësia për të ndarë. Do ta shijoni më shumë dhe do të hani më pak.

LIDHJA ACIDE

Dhimbja e zemrës është një shenjë që tregon se nuk jeni duke prodhuar mjaftueshëm acid stomaku, e cila ndodh kur jeni të stresuar ose të shqetësuar. Tingëllon paradoksale, por kur nuk keni një acid stomaku të përshtatshëm për të tretur ushqimin, ushqimi qëndron në stomakun tuaj më shumë sesa duhet, dhe acidet fillojnë bëjnë larjen kundër ezofagut tuaj – e cila mund të jetë shkaku i dhimbjeve tuaja të zemrës. Nëse përjetoni dhimbje zemre dhe keni një histori ulçere, flisni me mjekun tuaj. Përndryshe, provoni të merrni një enzimë gjithëpërfshirëse që përmban hidroklorid betaine (HCL) dhe shikoni sesi ndiheni. Kur dhimbja juaj të zhduket, ju do të merrni përgjigjen.

JASHTËQITJA, PËR CILËN JU MUND TË JENI KRENAR

Unë nuk dua që ta zmadhoj, por tani duhet të flasim për jashtëqitjen, sepse ato janë një pjesë vendimtare e tretjes. Edhe diareja dhe kapsllëku mund të përcaktojnë që ju keni probleme me tretjen e ushqimit, e cila mund të prek aftësinë tuaj për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë që po vuajnë nga kapsllëku. Kur unë them “kapsllëk”, unë dua që ju të mendoni tre gjëra.

  1. Jeni duke i lëvizur zorrët tuaja më pak se një herë në ditë. Idealisht, ju duhet të shkoni dy herë në ditë.
  2. Jeni duke përjetuar me të vërtetë një luftë. Idealisht, çdo gjë duhet të dalë mirë dhe butë.
  3. Jeni duke prodhuar jashtëqitje që janë të vogla dhe që nuk dalin menjëherë. Nuk është mirë dhe e shëndetshme për traktin e tretjes.

Cila mund të jetë një jashtëqitje për të cilën mund të ndiheni krenar? Është një jashtëqitje e mirëpërpunuar për të cilën nuk mund të keni probleme për ta nxjerrë. Ajo del menjëherë jashtë, ajo nuk ndalon përgjysëm.

Nëse keni mbetje vajore ose të shkëlqyeshme, ju nuk jeni duke i absorbuar mirë yndyrnat. Ju mund të mos jeni duke marrë mjaftueshëm fibra. Në se nuk i eleminoni siç duhet, ju do të fryheni e do të shëndosheni dhe jeni duke e vendosur veten në një problem të përhershëm tretjeje dhe obeziteti. Nëse nuk jeni duke kryer jashtëqitje, kjo do të thotë që jeni duke mbajtur çdo ditë një sërë toksinash brënda trupit tuaj. Jashtëqitjet e paeleminuara janë duke liruar toksina që riabsorbohen brënda trupit tuaj, dhe që shkaktojnë frymëmarrje të keqe, hemorroide dhe akne, mos të përmendim tretjen e pariparueshme, inflamacionin dhe intolerancën ushqimore. Rezultati neto është që ju përfitoni peshën që nuk mund të humbisni, dhe ju ndiheni të lodhur dhe të plakur përpara kohe.

Këto toksina janë gjithashtu duke vendosur një tendosje në organet kryesore të detoksifikuara, mëlçinë tuaj. Nëse e taksoni mëlçinë tuaj me toksina të tepërta ju mund të riparoni aftësinë e tij për të bërë funksione të tjera kritike, siç është krijimi i yndyrnave, që mund të bëjë më të vështirë për ju humbjen e peshës. Ndoshta kjo nuk është tema më e kënaqshme, por është e rëndësishme dhe tek ajo që ne fokusohemi mund ta përmirësojmë. Kështu që, në këtë pikë, unë ju ftoj që të bëni testin tim të jashtëqitjes.

TESTI I JASHTËQITJES : KALOJENI RREZIKUN TUAJ

Tani, unë e di që ne nuk flasim shumë për jashtëqitjen, por do të ishte mirë sikur të bëhej. Problemi është, ne kemi një sërë gjërash për të cilat njerëzit mendojnë që janë normale, dhe pjesa më e madhe e atyre gjërave normale është e pashëndetshme. Kështu që, ky test është programuar  që të ju ndihmojë për të kuptuar se çfarë aktualisht është normale, domethënë, plotësisht e shëndetshme, dhe çfarë nuk është. Përgjigjuni po secilës prej këtyre pyetjeve nëse jeni duke përjetuar këto simptoma në një bazë të vazhdueshme: për 1 muaj ose më shumë dhe të paktën 2 ose 3 herë në javë.

  • A përjetoni mesatarisht më pak se një lëvizje zorrësh në ditë
  • A keni një evakuim të paplotësuar?
  • A tendoseni?
  • A mban shumë erë të keqe jashtëqitja juaj?
  • A është jashtëqitja juaj me mukus, me ngjyrë të lehtë dhe e yndyrshme?
  • A është varg jashtëqitja juaj?
  • A ndiheni të fryrë ose sikur keni gazra, ose a keni ju çrregullime abdominale?
  • A keni diarre?
  • A keni një levizje të zorrëve menjëherë pas të ngrënit?

Atëherë: asnjë nga këto simptoma nuk është normale, dhe ju nuk duhet të përjetoni asnjërën prej tyre në një bazë të rregullt dhe afatgjatë. Ju mund të keni simptoma që ndodhin periodikisht për shkaktë stresit, ndonjë paraziti transit, ushqimit të keq – disa probleme që trupi juaj mban dhe që më pas shërohet. Por nëse keni në mënyrë të vazhdueshme këto probleme ju duhet të kuroheni. Dhe duhet të jeni në dijeni që sa më shumë pyetjeve ti jeni përgjigjur PO, aq më e rëndë është çështja.

Lajmi i mirë është që: largoni ushqimet me IU të lartë dhe vendosni për tu shëruar ushqime me IU të ulët. Dhe lajmi akoma më i mirë është që: rregullimi i jashtëqitjes të tregon sesi të rregullosh ndonjë problem të mbetur.

PËRMIRËSIMI I JASHTËQITJES

Tani që e shihni sesa e rëndësishme është jashtëqitja për të shpëtuar toksinat, le të flasim për gjërat që mund të përmirësojnë jashtëqitjen tuaj.

Se pari, gjeni kohë për të. Çdo njëri prej nesh ka një ritëm. Ju duhet të gjeni kohën më të mirë të ditës tuaj. Për pjesën më të madhe të njerëzve ndodh kur ngrihen nga gjumi, ose disa orë pasi janë ngritur, që edhe kanë lëvizur. Sigurohuni që të gjeni kohë për të. Mund të keni nevojë që të keni një tjetër lëvizje zorrës pasdite ose pas drekës. Filloni të mësoheni me nevojat e trupit tuaj, në mënyrë që të caktoni një kohë për atë. Ju gjithashtu keni nevojë për vëndin e përshtatshëm për ta bërë.

Së dyti, ju keni nevojë që të keni 1 deri në 3 lëvizje zorrësh në ditë. Ato nuk duhet të jenë urgjente, dhe nuk duhet të vraponi me vrap për në banjo menjëherë pas ushqimit. Kur ju hani duhet stimuluar peristalsis në 30 – 60 minuta. (Peristalsi është një kontraktim dhe relaksim i muskujve të zorrëve që lëvizin ushqimin nëpërmjet traktit të tretjes. Por nuk është e nevojshme që të keni ndjenjën e të vrapuarit me vrap për në banjo, menjëherë pas të ngrënit. Nëse hiqni dorë nga dieta juaj nga 7 ushqimet me IU të lartë dhe urgjenca juaj nuk është pastruar për disa javë, shkoni tek mjeku.

FIBRA

Fibrat dietetike janë një përbërës i karbohidrateve komplekse. Fibrat prodhohen vetëm nga bimët; mishi nuk ka të tilla. Fibrat nuk treten në zorrën e hollë, ku copëtohen shumica e ushqimeve, por kalojnë të pandryshuara në zorrën e trashë.

Ekzistojnë dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme, dhe secili grup funksionon ndryshe në trup. Shumica e bimëve i kanë të dyja këto grupe. Fibrat e tretshme përfshijnë pektinat, beta glukan, dhe psyllium (që ndonjëherë përdoret si laksativ). Meqenëse fibrat e tretshme shkrihen në ujë, ato mund të formojnë lëngje të mpiksura kur gatuhen dhe në aparatin tretës. Këto lëngje në formë xheli ngadalësojnë kalimin e ushqimit nëpërmjet sistemit tretës dhe ndihmojnë në thithjen e duhur të glukozës, duke parandaluar rritjen e menjëhershme të glukozës në gjak pas ngrënies. Fibrat e tretshme gjithashtu mund të bashkohen me acidet në zorrën e hollë, duke parandaluar thithjen e tyre. Mëlçia e shndërron kolesterolin në acid dhe duke parandaluar thithjen e tij e detyron mëlçinë të prodhojë më shumë, duke reduktuar kështu rezervat e përgjithshme të kolesterolit në trup.

Shumica e fibrave të patretshme janë celulozë, por këtu përfshihet edhe hemiceluloza. Fibrat e patretshme janë të rëndësishme për të pasur një aparat tretës të shëndetshëm – ato bëjnë që gjithçka të lëvizë në udhën e vet. Këtë e bëjnë duke thithur ujin dhe duke mbajtur të butë përmbajtjen e zorrës, duke mundësuar që muskujt në muret e zorrës të funksionojnë pa krijuar shumë presion. Presioni i tepërt shkakton formimin e qeseve të vogla të quajtura divertikula, të cilat mund të irritohen. Mungesa e fibrave në dietë mund të shkaktojë kapsllëk dhe hemorroide. Ushqimet e pasura me fibra kanë aftësi mbrojtëse duke parandaluar kancerin e kolonit. Ushqimet e pasura me fibra janë më të shijshme sepse treten më gjatë dhe mund të ulin konsumin e përgjithshëm të ushqimit. Ato gjithashtu i japin stomakut një ndjenjë mbushje. Përveç kësaj, shumica e ushqimeve me fibra nuk kanë shumë kalori.

Cila është sasia e mjaftueshme e fibrave?
Rreth 30 g fibra në ditë është sasia e duhur për shumicën e të rriturve. Konsumimi i fibrave duhet të shtohet me ngadalë për të parandaluar përzierjen dhe fryrjen e stomakut. Është shumë e rëndësishme që të konsumoni sasinë e duhur të lëngjeve gjatë një diete të pasur me fibra.

  • Hani lëkurën e frutave dhe perimeve. Zgjidhni ushqime organike sa herë që është e mundur.
    • Zgjidhni drithëra të pasura me fibra dhe miell tërshëre për mëngjes dhe përdorini ato edhe në ushqimet e pjekura.
    • Shtojini dietës tuaj fasule dhe bishtaja të tjera. Nëse përdorni fasule të konservuara, zgjidhni ato që kanë pak ose aspak kripë. Nëse këto nuk janë të disponueshme, thajini dhe shpëlajini fasulet e konservuara për të larguar një pjesë të kripës. Gjithashtu mund të gatuani fasule të thata kur keni kohë dhe mund t’i ngrini për t’i përdorur më vonë.
    • Zgjidhni një lugë arra ose kokoshka për zemër.
    • Hani më shumë perime, duke përfshirë edhe ato të pagatuara, në supa, sallata dhe pjata të tjera.
    • Mos harroni që frutat e thata janë të pasura me fibra, por edhe me sheqer.
    • Hani fara të gatuara soje si zemër.
    • Zgjidhni ushqime me miell të pasitur, si makaronat dhe buka në vend të ushqimeve me miell të bardhë. Mielli i pasitur duhet të jetë i pari në listën tuaj.
    • Hani elb dhe drithëra të tjera të papunuara.
    • Hani mana të freskëta ose të ngrira pa sheqer, sepse kanë fibra dhe antioksidantë.

Më poshtë do të gjeni 10 burimet më të mira të fibrave, kështu që përqëndrohuni tek to:

  1. Manaferrat e kuqe
  2. Thjerrëzat
  3. Arrat
  4. Farat, farat e lirit, të freskëta të tokës
  5. Lakrat jeshile
  6. Quinoa
  7. Avokado
  8. Molla
  9. Kungulli
  10. Brokoli

Duhet të konsumoni sasi optimale fibrash. Mesatarja që një person konsumon është vetëm 5 deri në 14 gram fibra në ditë, por unë dua që të ju të konsumoni më shumë se 50 ose edhe më shumë. Këtë nuk mund ta bëni në një ditë. Shtoni çdo ditë nga 5 gr, derisa të arrini qëllimin – dhe sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ujë.

UJI

Në kapitullin 8, do të gjeni instruksionet e mia për konsumimin e ujit. Uji dhe fibrat së bashku përbëjnë një sfungjer të mirë  që do të ju japing juve shtyrjen që keni nevojë për jashtëqitjen tuaj.

SUPLEMENTET

  • Vitamin C: Filloni me 1 gram dhe rriteni sasinë e nevojshme me më shumë se 5 gram çdo natë
  • Magnezi: Filloni me 300 miligram dhe rriteni sasinë e nevojshme me 1000 miligram çdo natë

Nëse jashtëqitja juaj bëhet e lëngshme, mbajini për momentin suplementet pak larg. Hekuri dhe kalçiumi ju shkaktojnë kapsllëkun, kështu që nëse jeni duke i konsumuar edhe këto, ju do të keni nevojë për disa suplemente për të larguar këto efekte. Unë do të parapëlqeja që të merrnit Vitamin C dhe Magnezium në darkë, në mënyrë që të bënit të mundur në mëngjes lëvizjen e zorrëve.

DHE DISA GJËRA TË TJERA

  • Bëjini gjërat që të lëvizin nëpërmjet të ushtruarit
  • Provoni që të pini kafe të ngrohtë ose çaj në mëngjes
  • Pini një gllënkë çaj menteje gjatë ditës
  • Hidhni dy ose tre kumbulla në përzierjen tuaj

Nëse asnjëra prej tyre nuk është duke funksionuar, provoni cascara sagrada (nje lloj bime me veti laksative) ose gjethe sene. Këto janë të mira edhe për tu marrë me vete, përshembull nëse udhëtoni dhe keni ngelur kaps. Duhet t’i përdorni këto vetëm për pak ditë, mos u bëni vartës të tyre, pasi mund të acarojnë traktin gastrointestinal në një kohë të një përdorimi kronik.

© Materiali eshte shkeputur nga libri “Dieta Sfidë” ANILA KALLESHI

error: Nuk lejohet kopjimi!