Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Një pjesë e madhe e popullsisë është në rrezikun e të qënit në mungesë ndaj hekurit. Me gjysmën e popullsisë që konsumon më pak se gjysmën e sasisë së rekomanduar (RDA) , më pak njerëz marrin mjaftueshëm nga dieta e tyre. Simptomat e mungesës janë shenjat e bardha mbi thonj, mungesa e urisë ose mungesa e kontrollit të urisë, infertiliteti, mungesa e rezistencës ndaj infeksioneve, rritja e dobët (duke përfshirë edhe rritjen e flokëve), lëkurë e dobët, duke përfshirë aknet, dermatitin, plus probleme mendore dhe emocionale.
Mungesa e zinkut luan një rol në pothuajse çdo sëmundje madhore, duke përfshirë diabetin dhe kancerin. Zinku është i nevojshëm për të prodhuar insulinën, për të rritur sistemin imunitar dhe për të prodhuar enzimat anti-oksidante SOD (sud peroxide dismutase). Është gjithashtu kërkuar për të prodhuar prostaglandinën nga yndyrnat esenciale. Këto substanca të ngjashme me hormonet ndihmojnë në kontrollin e hormoneve dhe ndihmojnë për të kontrolluar inflamacionin dhe trashësine gjakut.
Roli kryesor i zinkut është mbrojtja dhe riparimi i ADN-së , dhe për këtë arsye është gjetur në nivele të larta tek kafshët dhe peshku dhe tek bimët – kafshët kanë nivele më të larta të AND-së. Dieta vegjetariane është e ulët në zink. Midhjet njihen që të jenë përforcues. Ato gjithashtu janë burime të larta në zink, duke siguruar 15 mg për midhje, dhe si për meshkujt dhe për femrat, zinku është esencial për fertilitetin.