Yndyra

Yndyra

Yndyra është një lëndë ushqyese shumë e pasur me energji. Përmbajtja e energjisë në 1 gram yndyrë është 9 kalori. Yndyra gjendet në indin dhjamor, në sistemin nervor qendror dhe në çdo membranë qelizore të trupit.
Ajo ka për detyrë të mbrojë organet e brendshme duke  izoluar trupin,në mënyrë që të ketë një temperaturë konstante. Përveç kësaj, yndyra  i nevojitet trupit që të thithë vitaminat që zbërthehen në yndyrë. Yndyra është, me fjalë të tjera, një lëndë me rëndësi jetësore. Por, gjithashtu yndyra mund të jetë shumë e dëmshme për trupin. Sasia e tepruar e yndyrave të caktuara, veçanërisht aminoacideve të ngopura dhe kolesterolit, mund të ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

 

Yndyrnat ndahen në tre grupe kryesore: të përziera , të pangopura dhe yndyra të ngopura.
Në thelb, ato duken njëlloj (të përbëra nga molekula yndyrore) dhe kanë po të njëjtat kalori për gram, pa marrë parasysh nëse janë yndyra të përziera, të pangopura apo yndyra të ngopura. Por llojet e yndyrave ndikojnë në mënyra të ndryshme. Shumica e prodhimeve bazë janë të përbërë nga një përzierje prej tre yndyrave të ndryshme.

 

Zakonisht mund të shohim cilësinë e yndyrnave që dominojnë produktet ushqimore. Nëse produkti  bazë kryesisht përmban yndyrë të ngopur si : gjalpë, djath, dhjamë derri, gjalp kokosi  atëherë  yndyra është shumë e fortë. Nëse produkti bazë përmban kryesisht yndyrë të përzier ose të pangopur  si : vaj ulliri, vaj misri .etj ,atëherë ajo është e butë .

Eshtë bërë zakon të rekomandojmë që të zvogëlohet sa më shumë të jetë e mundur perdorimi i yndyrave të ngopura.  Kur ajo kombinohet me një mënyrë jetese joaktive , mund të shkaktojë nivelet e larta te kolesterolit në gjak, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Për këtë  zgjidhni  gjalpë, djath dhe ushqime të tjera me yndyrë të pangopur ose të përzier se sa yndyra të ngopura. Trupi juaj do të ndihet më mirë.

Dhjami në trup ka edhe funksione të tjera të rëndësishme, përveç që funksionon si një depo e energjisë. Përafërsisht një kilogram dhjam gjendet rreth organeve të brendshme ku ata veprojnë si mbrojtës ose izolues. Dhjami i trupit është gjithashtu i rëndësishëm për të ekuilibruar hormonet në trup dhe në veçanti tek  femrat.

Nëse sasia e dhjamit të një femre është më e vogël se 10-15%  e peshës trupore , menstruacionet do t’i ndalojnë.
Që trupi të përdorë yndyrën në indin dhjamor (metabolizmin e yndyrës) duhet së pari të çlirohen aminoacidet dhe pastaj të transportohen në muskulaturë ose në mëlçi. Zbërthimi i yndyrës në energji mund të zhvillohet në mitokondri (qendra energjetike e qelizave). Kjo do të thotë se oksigjeni duhet të jetë i pranishëm, pra ju mund të digjni dhjamin me zbërthim aerobe. Me fjalë të tjera, yndyra është një karburant i shkëlqyer për trupin.

Ju nuk shtoni peshë duke u ushqyer me yndyrë. Peshë mund të shtoni  vetëm nëse ju konsumoni më shumë se digjni. Ju mund te shtoni peshë duke ngrënë karbohidrate, shumë yndyra ose proteina. Çdo gjë varet se sa kalori ju konsumoni gjatë ditës, pa marrë parasysh se këto kalori vijnë nga yndyrat, karbohidratet apo proteinat. Ana negative e termit yndyrë është se  ajo që të sjell ndërmend sapo e degjon, lidhet me mbipeshën apo format e deformuara trupore.

Nëse ju nuk jeni aktiv dhe konsumoni ushqime shumë të yndyrshme , natyrisht që do të fitoni peshë, pasi yndyra përmban shumë kalori.
Yndyrnat janë të ndara në yndyrna shtazore dhe yndyrna vegjetale .

Yndyrnat shtazore  janë kryesisht acide yndyrore të ngopura që gjenden kryesisht në mish, në prodhimet e qumështit në vezë dhe në vajin e peshkut.Vaji i peshkut ka një përqindje të lartë yndyrnash të pangopura kështu që konsiderohet i shëndetshëm dhe i dobishëm për trupin tonë. Të gjitha proteinat shtazore përmbajnë yndyrë madje edhe pse në dukje mund të jetë një lloj mishi pa dhjamë. Yndyrnat vegjetale janë kryesisht acide yndyrore të pangopura që gjenden në margarinë dhe vajrat bimore.
Yndyrnat janë të nevojshme për prodhuar energji dhe ngrohje. Janë gjithashtu të nevojshme edhe për disa organe  si veshkat, sytë dhe truri.  Yndyrnat janë të nevojshme edhe për të transportuar  vitaminat A, D, E dhe K. Pra, ju keni nevojë për disa yndyrna duke qënë se ato kanë një rol të rëndësishëm në metabolizmin e trupit tuaj.

Metabolizmi i yndyrnave

Pasi yndyrnat  të jenë përthithur  dhe të kenë mbërritur në mëlçi ato transportohen në gjak.

Acidet yndyrore (dhe glicerina) që qarkullojnë nëpërmjet gjakut përdoren si energji nga organet dhe gjëndrat. Në mëlçi ato përdoren për të të siguruar energji dhe ngrohje. Acidet yndyrore në tepricë  dhe të neutralizuara ruhen në qelizat yndyrore derisa të përdoren në formën e energjisë.

Por nëse ju hani shumë ushqime të yndyrshme dhe nëse nuk e përdorni si  atë si energji,  atëherë yndyra e depozituar do të rritet që do të shoqërohet me rritjen e peshës suaj trupore.

Uji – është thelbësor për jetën tonë dhe është komponenti më i madh i trupit tonë përderisa  60% e masës sonë trupore përbëhet nga uji.

Sasi të shumta uji humbasin vazhdimisht nëpërmjet frymëmarrjes, djersës, urinës, dhe disa zakone si pirja e kafes apo alkoolit kanë efekte dehidratuese në trupin tonë.
Si rrjedhojë,  ju duhet të konsumoni të paktën 1.5 litra ujë. Në rastin ideal kjo sasi duhet të përfshijë vetëm ujë, edhe pse në këtë sasi shpesh përfshihen edhe çdo lloj çaji bimor por gjithsesi çaji i zi, kafeja,  pijet e gazuara, alkooli etj,  sigurisht nuk mund të llogariten si lëngje.

Kështu që secili prej nesh duhet të pijë të paktën 6 – 8 gota ujë në ditë. Kjo mund të tingëllojë shumë, por mund të bëhet lehtësisht rutinë me një punë të vogël.

Provoni dhe pini një gotë uji gjysëm ore para çdo vakti dhe dy gota të tjera 2 orë e gjysëm pas një vakti dhe kështu së shpejti do të arrini sasinë e lartpërmendur.
Uji, gjithashtu është i nevojshëm për shpërndarjen e Vitaminës C dhe B pra disa prej vitaminave më të rëndësishme të trupit tonë.

error: Nuk lejohet kopjimi!