Sot vitaminat apo suplementet i gjejmë kudo, që nga farmacitë pranë shtëpisë e deri nëpër supermarketet e ndryshme. Por ajo që shumica prej nesh nuk dimë është se këto vitamina artificiale, pra të marra jo nëpërmjet ushqimit, në fakt janë kimikate të dëmshme sintetike të përgatitura nga materiale e produkte të modifikuara.
Sipas studimit, këto suplementë jo vetëm që nuk japin përfitime për organizmin, por ato mund të kenë pasoja të rrezikshme për shëndetin, sidomos kur merren me tepricë. Për këtë arsye kohët e fundit është ngritur një debat mbi nevojën e një kontrolli për vitaminat që pothuajse në të gjitha rastet tregtohen pa recetë në farmaci apo supermarkete.
“Shumë prej të ashtuquajturave vitamina natyrale janë prodhuar nga substanca të rrezikshme. E gjithë vitamina B-12 apo cianokobalamina që gjendet sot në treg përmban toksina nga mëlçitë e lopës. Këto mëlçi të lopës janë të të pasura me steroide dhe antibiotikë, si dhe pesticide që asimilon lopa gjatë ngrënies. Në mjedisin e sotëm, ekzistojnë qindra arsye që këto vitamina mund të jenë fatale për shëndetin, dhe jo të sjellin përfitim”.
“Vitamina A prodhohet nga mëlçia e peshkut, që mund të përmbajë mërkur, vitamina B nga katrani i thëngjillit dhe petro-kimikate etj”, “Vitaminat janë lëndë thelbësore që duhet t’i marrë trupi nga ushqimet që konsumojmë. Vitaminat natyrale veprojnë si duhet në organizëm duke kryer punën e tyre sipas kohës dhe funksionit të tyre. Kur vitaminat kthehen në forma artificiale për qëllime komerciale, më pas ato veprojnë si medikamente të dëmshme në trup.”
Për vitaminën C ai shprehet se “acidi askorbik që blini në farmaci apo supermarket, duke menduar se po blini vitaminë C, është vetëm një kopje kimike e acidit askorbik natyral.
Vitamina C reale është pjesë e diçkaje të gjallë, që jeton. Acidi askorbik që mendoni se është vitaminë C “e shëndetshme” asnjëherë nuk u rrit në tokë, nuk e pa asnjëherë dritën e diellit dhe anjëherë nuk ishte pjesë e diçkaje të gjallë. Është thjesht kimikat. Vitaminat sintetike kanë efekte toksike sidomos nga megadozat dhe faktikisht mund të rrisin numrit e qelizave të bardha të gjakut. Vitaminat në trup nuk duhet të jenë me tepricë e as me pakicë. Vitaminat e marra nëpërmjet ushqimit nuk janë toksike dhe nuk kërkojnë asgjë nga trupi.
“Ushqimet që përmbajnë vitaminë C që gjenden tek patatet, qepët, dhe qitrot janë në gjendje të kurojnë problemet e ndryshme në organizëm që kanë lidhje me këtë vitaminë dhe e kundërta e kësaj ndodh me vitaminën C sintetike. (Lancet 1842)”
Po të shohim me kujdes një nga etiketat e multi-vitaminave do të vërejmë: acetate, palmitate, uhiamine mononitrate, thiamine hydrochloride, thiamine chloride, pyridoxine hydrochloride, cobalamin ose cyanocobalamin, acid askorbik, Betakarotene etj. Po sa nga këto janë vitamina të vërteta? Asnjëra prej tyre – ato janë të gjitha kimikate të përgatitura në laboratorët farmaceutikë.
Dhe ajo që është më shqetësuese është se ato janë në një formë të atillë që organizmi nuk di çfarë të bëjë me to.
“Kjo është ajo që ndodh me vitaminat sintetike: trupi i trajton ato si toksina, të cilat dalin jashtë nëpërmjet urinimit të shpeshtë, pasi trupi i njeriut i nxjerr këto kimikate të huaja jashtë trupit nëpërmjet traktit urinar.”
Vitaminat me bazë natyrale, nga ushqimet, janë të pasura me enzima të gjalla, ndërsa ato të prodhuara në laborator janë thjesht kimikate. Vitaminat natyrale që i marrim nëpërmjet ushqimit nuk na shkaktojnë një çekuilibër vitaminash në trup dhe nuk nevojitet të përdoren në megadozë për të dhënë rezultat. Një numër i lartë miligramësh kryesisht është një tregues i burimeve sintetike.
Nga një studim finlandez ku morën pjesë 30,000 persona rezultoi se vitamina A sintetike nuk kishte efekte anti-oksidante. Një anti-oksidant i vërtetë ndihmon në mbrojtjen e muskulit të zemrës, mushkrive etj. Në këtë studim, ata të cilën morën beta carotene sintetike faktikisht kishin rrezik 8% më të lartë për zhvillimin e atakeve kardiake, dhe kancer mushkërish se sa ata të cilët morën placebo.
Si një kimikat i dëmshëm në organizëm, vitamina sintetike çoi në probleme me sistemin imunitar, në mëlçi, dhe në veshka, organe këto të cilat “luftojnë” për të transferimin e këtyre “kimikateve të çuditshme” si dhe për largimin e tyre nga trupi.”
Shumë njerëz sot në botë konsumojnë shumë lloje të ndryshme vitaminash, duke menduar se po i shërbejnë organizmit të tyre dhe për të qëndruar të shëndetshëm.
Studimi: Vitaminat artificiale kanë shtuar numrin e vdekjeve
Sipas një studimi në vitin 2011 rezultoi se shumë raste të përdorimit të vitaminave dhe mineraleve artificiale ishin të lidhura me një shkallë më të lartë vdekshmërie. Në mesin e këtyre vitaminave dhe mineraleve janë suplementet e hekurit, multivitaminat sintetike, vitamina B, acidi folik, magnezi, zinku, dhe bakri.
Pra; vitaminat artificiale janë të ndryshme nga ato që i marrim nëpërmjet ushqimit. Për të krijuar vitamina dhe minerale të tilla, prodhuesit në fillim duhet të izolojnë kimikatet nga vitaminat dhe më pas t’i rikrijojnë ato në një proces sintetik që mbështetet te reaksionet kimike.
Mënyra më e mirë për marrjen e vitaminave
Mënyra më e mirë për të marrë vitaminat gjatë ditës është duke ngrënë ushqime organike dhe të gjalla, gjithashtu edhe probiotikët nuk duhet të mungojnë, dhe këta probiotikë i marrim kryesisht nëpërmjet kosit.
Ushqimet natyrale apo lëngjet e frutave dhe perimeve, sallatat e ndryshme, dhe frutat përmbajnë gjithçka, pra të gjitha vitaminat që i duhen trupit për të qenë i shëndetshëm. E jo vetëm kaq, por frutat dhe perimet që rriten në tokë kanë të gjitha elementët e nevojshëm si anti-oksidantë dhe enzima që trupi ka nevojë për të siguruar përthithjen dhe përdorimin optimal të vitaminave dhe mineraleve.
Është shumë i rëndësishëm konsumimi i një shumëllojshmërie ushqimesh për të marrë të gjitha vitaminat dhe vlerat ushqyese që i nevojiten trupi tuaj.
Çfarë duhet të konsumojmë për të marrë vitaminat e duhura?
•Fruta me ngjyra të ndryshme
•Perime me ngjyra të ndryshme
•Lakrat
•Të gjitha llojet e farave që nga farat chia e deri tek farat e lulediellit
•Arrat, bajamet dhe lajthitë
Nëse në dietën tuaj të përditshme do të përfshihen shumica e ushqimeve të sipërpërmendura atëherë do të përfitoni një sërë vitaminash dhe mineralesh që trupi ka nevojë – pa qenë e nevojshme të merrni pilula artificiale të prodhuara në laborator.
Çfarë janë farat Chia
Farat chia me shekuj janë përdorur për përmirësimin e shëndetit dhe nxitjen e jetëgjatësisë, por vetëm vitet e fundit janë bërë të njohura.
Këto fara e kanë prejardhjen nga civilizimi i lashtë i Majave, kur kanë qenë pjesë e përditshme e ushqimit. Ato në krahasim me llojet e tjera të farave janë më së shumti të pasura me acidet yndyrore omega 3 dhe proteina.
“Fatkeqësisht, farat chia nuk janë aq të popullarizuara, e as shumë të përfaqësuara në ushqim”
Megjithatë, duheni të jeni të moderuar në konsumimin e farave chia. Gjatë ditës nuk duhet të konsumoni më shumë se 30 gramë. Farat chia janë të pasura me fibra, të cilat në sasi të mëdha mund të shkaktojnë probleme me stomakun.
Farat chia:
• Rregullojnë nivelin e tensionit të gjakut;
• Rregullojnë nivelin e kolesterinës;
• Mbrojnë nga krijimi i mpiksjeve të gjakut;
• Reduktojnë rrezikun nga krijimi i llojeve të ndryshme të kancerit;
• Nxisin humbjen e kilogramëve;
• Parandalojnë zhvillimin e diabetit të tipit 2;
• Lehtësojnë simptomat menstruale;
• Lehtësojnë simptomat e menopauzës.