Vitamina B12

Vitamina B12

Mungesa e vitaminës B12 shkakton një sërë komplikacionesh si harresa, dridhja e duarve dhe këmbëve e shumë të tjera. Arsyeja: Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit.

Cfarë bën vitamina B12?
Vitamina B12 ka një funksion të rëndësishëm në prodhimin e AND-së, që është kodi gjenetik i trupit. AND ndikon në formimin e duhur të cdo pjese të trupit.
Ajo redukton homocisteinën, e cila nëse nuk metabolizohet si duhet për shkak të mungesës së vitaminës B12, atëherë shkaktohet inflamacion dhe dëmtime toksike në trup.  Kjo është arsyeja pse mungesa e kësaj vitamine sjell kaq shumë dëme në organizmin tonë.

Simptomat dhe efektet e vitaminës B12
Anemia lidhet me mungesën e theksuar të rruazave të kuqe të gjakut. Anemia megaloblastik është një çrregullim ku qelizat e kuqe të gjakut janë me të mëdha se sa normalet, më të papjekura, dhe janë pak në numër, gjë që shpesh shkaktojnë rrahje të shpejta zemre dhe marrje mendsh. Vitamina B12 është një vitaminë që kërkohet për prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut.
Neuropati periferike është një tip dëmtimi nervash. Kjo do të thotë që nervat janë të dëmtuara ose ka mungesë të mielinës, që mbron nervat periferike. Vitamina B12 ndihmon në formimin e mielinës, kështu që mungesa e saj ndikon në formimin jo- të duhur të mielinës. Me mungesën e B12, dëmtimi i nervave kombinuar me mungesën e mielinës ndërhyjnë në funksionimin normal të nervave. Nervat periferike kontrollojnë lëvizjen dhe ndjesitë e trupit.
Dementia- Dementia është një sëmundje që con në humbjen e kujtesës si dhe ndryshimet me sjelljen. Janë shumë shkaqe që cojnë në Dementia, dhe mungesa e vitaminës B12 është një prej tyre.

Simptomat e dementias përfshijnë:

-Harresë
-Vështirësi për të zgjidhur problem
-Vështirësi për t’u përqëndruar
-Halucinacione
Depresioni gjithashtu është një gjendje që mund të shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12 që mund të shoqërohet me anemi ose dementia.
Goditje në tru- është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga ndërprerja e rrjedhës së gjakut në tru, duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore. Mungesa e vitaminës B12 mund të rrisë riskun për t’u prekur nga kjo gjendje.

Shkaqet që sjellin mungesë të vitaminës B12

Dieta e varfër
Shkaku më i zakonshëm i mungesës së vitaminës B12 është mungesa e saj në dietë apo planin ushqimor. Vitamina B12 është nutrient i vetëm i gjendur në produkte si mishi, pula, peshku, vezët. Kështu që vegjetarianët janë më të rrezikuar për të pasur mungesë të kësaj vitamine në organizëm.
Përthithje e ulët
Vitamina B12 përthithet nga një intestinë e vogël, por që kërkon një procesim paraprak në stomak fillimisht. Por disa kushte që ndikojnë në stomak ose intestina e vogël mund të ndërhyjë në përthithjen si duhet të vitaminës B12. Faktori intrinsik është një proteinë që prodhohet në stomak  ku kombinohet me vitaminën B12 për t’u përthithur më pas nga intestina.
Sëmundjet auto-imunitare, operacioni i bajpasit gastrik dhe inflamacioni në stomak  janë të gjitha situatat që ndërhyjnë në prodhimin e funksionin e faktorit intrinsic, duke shkaktuar kështu mungesën e vitaminës B12.
Anemia pernicioze është një sëmundje auto-imunitare që redukton ose eliminon faktorin intrinsik . Kjo con në mungesë të vitaminës B12 për shkak të përthithjes së ulët.
Simptomat e anemisë pernicioze përfshijnë:
-Mungesa e energjisë
-Depresion
-Dhimbje koke
-Rrahje të shpejta zemre
-Zhurmë në veshë

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!