Vendosja e qepëve në corape mund t’ju duket si dicka e vjetër, por disa njerëz betohen që është trajtim për infeksionet, si i ftohti apo gripi. Sipas gojëdhënave, nëse keni grip apo të ftohtë, ajo që duhet të bëni është të prisni disa feta qepë të kuqe ose të bardha, t’i vendosni në fund të këmbëve dhe të vishni një palë corape. Lëreni corapet veshur gjatë gjithë natës teksa flini. Në mëngjes do të zgjoheni me infeksionin e shëruar. Origjina e këtij trajtimi daton në vitet 1500, sipas “National Onion Association”, besohej që vendosja e qepëve të prera përreth shtëpisë ju mbronte nga plaga bubonike. Në ato ditë besohej që infeksionet përhapeshin nga miasma, ose ajri helmues. Teoria e miasmës është zvëndësuar me një teori të bazuar në fakte të mikrobeve. Idea e përgjithshme e vendosjes së qepëve në corapet tuaja mund të rrjedhë nga një praktikë e lashtë medicionale kineze e refleksiologjisë së këmbëve. Nervat në këmbë kanë qenë një pikë përqëndrimi e mjekësisë lindore për mijëra vjet dhe mendohet se veprojnë si pika hyrëse të organeve të brendshme. Qepët janë të pasura me përbërje sulfurike, të cilat i japin erën e fortë karakteristike. Sipas folkorit, kur vendosen në këmbë, këto përbërje depërtojnë në trup. Më pas vrasin bakteriet dhe viruset, e purifikojnë gjakun. Artikujt që e theksojnë këtë, gjithashtu përmendin që vendosja e qepëve përreth dhomës do të heqë qafe, viruset, toksinat dhe kimikatet.
Cfarë thonë studimet?
Shumë studime janë bërë për të vlerësuar praktikën e lashtë kineze të refleksiologjisë së këmbëve. Një përmbledhje e studimeve të reflesiologjisë në këmbë tregoi pak dëshmi se refleksiologjia e këmbëve është një praktikë efektive për trajtimin e ndonjë gjendjeje mjekësore. Disa kërkime gjithashtu tregojnë që refleksiologjia e këmbëve e përkeqëson infeksionin. Megjithatë, në përgjithësi sasia dhe cilësia e studimeve kërkimore në refleksiologji është shumë e ulët. Përsa i përket vendosjes së qepëve në corapet tuaja, akoma nuk ka një studim specifik vetëm për të. Ndërkohë që dhjetëra artikuj gjenden në internet ku pohojnë përdorimin e qepëve në corapet tuaja, por nuk citojnë asnjë provë eksperimentale. Ato mbështeten në gojëdhana dhe anektoda. Asnjë studim nuk është bërë gjithashtu për të hedhur poshtë përdorimin e corapeve në qepë, por mekanizmi në të cilin thuhet se punon është paksa në pikëpyetje. Qepët janë paksa acidike, kështu që mund të kenë rezultate anti-bakteriale. Sipas to Dr. Ruth MacDonald, profesor në “Department of Food Science and Human Nutrition” në Ioëa State University, ato “janë më pak efektive sesa zbardhuesit ose antibiotikët kimikë.” Viruset gjithashtu kërkojnë kontakt direkt me një “mikpritës” human që të shpërndahet. Pra një qepë nuk do të ishte në gjendje të tërhiqte virusin dhe ta përthithte. Shumë njerëz në internet betohen për këtë kurë, por të gjitha shenjat të cojnë drejt një rasti të një efekti placebo.
A është e rrezikshme?
Nëse keni grip dhe jeni të gatshëm të provoni cdo gjë për t’u shëruar, lajmi i mirë është që vendosja e qepëve në corapet tuaja ka shumë pak gjasa t’ju dëmtojë. Nuk ka raportime për dëme nga kjo praktikë.
Benefitet shëndetësore të të ngrënit qepë
Nëse doni të ndihmoni sistemin tuaj imunitar, mund të jetë një ide e mirë që t’i hani qepët në vend se t’i vendosni në corapet tuaja. Tashmë dihet që konsumimi i qepëve i bën mirë shëndetit tuaj. Për shembull qepët janë një nga burimet më të pasura të flavonoideve dietike, që mund të ulin rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve inflamatore. Qepët janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm në funksionin e sistemit imunitar. Konsumimi i rregullt i përbërjeve organo-sulfurike të gjendura te qepët dhe hudhrat mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas një revieë të vitit 2010.
Të vendosni qepë në corapet tuaja nuk do t’ju dëmtojë por as t’ju shërojë. Për të marrë të gjitha benefitet nga qepët dhe të ndihmoni trupin tuaj të marrë veten nga sëmundjet ose t’i parandalojë, mundohuni t’i konsumoni si pjesë të një diete të pasur me fruta dhe perime. Gjithashtu lani duart me ujë të rrjedhshëm, si dhe flini gjumë mjaftueshëm.