Uthull molle kundër celulitit

Uthull molle kundër celulitit

Si të përdorim uthullën e mollës për të trajtuar celulitin


Uthulla e mollës ka shumë benefite, ku një prej tyre është heqja natyrale e celulitit. Eshtë e përbërë nga shumë acide dhe komponentë që funksionojnë më së miri për të kulluar lëngjet nga trupi juaj duke promovuar eliminimin e toksinave dhe detoksifikimin e trupit. Në “OneHowto”, tregohet një metodë për të përdorur uthullën e mollës për të reduktuar celulitin në mënyrë natyrale:

Uthulla e mollës për celulitin
Të pini uthull molle kontribuon në copëzimin e yndyrës së tepërt që akumulohet në qeliza, kështu që rekomandohet së tepërmi për ata që vuajnë nga mbipesha apo celuliti. Kjo është arsyeja pse një nga benefitet e uthullës së mollës është që ka veti të cilat ndihmojnë të shkatërrojnë akumulimin e yndfyrës dhe kontribuojnë në eliminimin e toksinave. Duke përfshirë uthullën e mollës në rutinën dhe trajtimet e bukurisë, edhe nqs e merrni në formë orale ose e aplikoni në trup, ju do të shihni që lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër në disa javë. Për rezultate, aplikimi duhet të jetë më i rregullt dhe duhet ta shoqëroni trajtimin me një dietë të balancuar dhe me rutinë ushtrimesh fizike.

Si ta konsumoni uthullën e mollës
Për të marrë të gjitha benefitet e uthullës për të luftuar celulitin, ka dy mënyra për ta marrë: ose në mënyrë orale ose ta aplikoni direkt e në lëkurë. Të dyja mënyrat janë efektive për të hequr qafe celulitin dhe të keni një lëkurë më të butë.
Të merrni uthullën e mollës në mënyrë orale
Për të përgatitur një preparat për celulitin, përzieni 2 lugë gjelle uthull molle me 7 litra ujë. Për ta bërë këtë tretësirë të ketë shije më të mirë, ju mund të shtoni një lugë çaji mjaltë ose ëmbëlsues për ti dhënë më shumë shije.

Cdo mëngjes, pini një gotë nga kjo përzierje përpara mëngjesit dhe pijeni përgjatë ditës. Duke rritur konsumin e ujit ndihmon në pastrimin e trupit dhe krahas benefiteve anti-yndyrë të uthullës, do t’ju ndihmojë të eliminoni yndyrën e tepërt dhe të keni një staturë më të dobët.
Uthulla e mollës e aplikuar në lëkurë
Për të reduktuar celulitin duhet thjesht të përzieni uthullën e mollës në kremin tuaj masazhues ose në vajërat esencialë që përdorni zakonisht në rutinën tuaj ditore. Ju duhet të përzieni përbërësit mirë në mënyrë që benefitet të kombinohen, dy herë në ditë, si dhe masazhojeni lehtë për të stimuluar qarkullimin.
Fatkeqësisht, ky trajtim nuk do ta mposhtë celulitin nëse nuk e shoqëroni me ushtrime ose me një dietë të balancuar. Nëse është e nevojshme, eliminoni të gjitha ushqimet yndyrore nga dieta juaj dhe rrisni konsumin e ujit.

error: Nuk lejohet kopjimi!