Ushqyerja ne shtatzani

Ushqyerja ne shtatzani

Ushqyerja e gruas në shtatzani nuk ndryshon shumë nga ajo e periudhës normale edhe pse duhet të mbulojë jo vetëm nevojat e saj ushqyese por edhe të foshnjës që rritet brënda saj, si dhe të sigurojë një zhvillim të mirë të shtatzanisë. Megjithatë shprehja se “duhet ngrënë për dy” duket të jetë e ekzagjeruar.

Shtimi i peshës në shtatzani:
Shtimi i peshës te gruaja shtatzane dhe nevojat e saj shtesë për energji janë në vartësi të treguesit të masës së saj trupore (BMI). Kështu mund të themi se:

– një grua që e fillon shtatzaninë me një BMI ≤ 18.5 (pra nën peshë) nevojat për energji janë më të mëdha dhe shtimi i saj në peshë duhet të luhatet nga 12.5 deri 18 kg për gjatë gjithë shtatzanisë.
– për një grua që e fillon shtatzaninë me një BMI midis 18.5 dhe 25 (pra me peshë normale), shtimi i saj në peshë duhet të luhatet nga 11.4 deri 16 kg për gjatë gjithë shtatzanisë. Një hipotezë e një progresi të mirë është ajo që parashikon një shtim në peshë.
rreth 3.5 kg gjatë 20 javëve teë para të shtatzanisë, e në vazhdim të një shtese 0.5 kg në javë.
– Për një grua që e fillon shtatzaninë me mbipeshë (BMI ≥25 ), shtimi i saj në peshë është mirë të luhatet nga 7 deri 11.5 kg për gjatë gjithë shtatzanisë.
– Për një grua obeze në fillim te shtatzanisë së saj (BMI ≥30 ), shtimi i rekomanduar në peshë është rreth 7kg.

Si të sillemi:
Të mënjanohet shtimi i madh në peshë, të kujdesemi për sigurimin e të gjithë elementeve të nevojshëm për një shtatzani të mirë si proteinat kalciumin, hekurin,nfolatet dhe ujin: të konsumojme pra regullisht peshk, mish të dobët/mish pa
dhjamë, vezë, qumësht dhe nënprodukte të tij, si dhe një sasi të konsiderueshme frutash dhe perimesh të shumllojshme.

Në veçanti gjatë moshës së riprodhmit teë beëjmë kujdes për sigurimin e sasisë së nevojshme të folateve. Në këtë mënyrë ulim rrezikun e dëmtimit të tubit neural, defekteve të lindura tek fetusi.
Në shtatzani të mënjanohen ushqimet shtazore të gjalla, apo gjysëm të përpunuara, pasi kanë një rrezik të lartë ndotje.
Në shtatzani të mënjanohet konsumi i pijeve alkolike.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!