Ushqyerja e shëndetshme

Ushqyerja e shëndetshme

1. Sa është e rëndësishme të ushqehemi shëndetshëm?

Baza dhe themeli i një trupi të shëndetshëm larg sëmundjeve dhe problemeve në organizëm është ushqyerja e shëndetshmë, Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ku industrializmi po bën kërdinë. E them këtë me plot bindje pasi thuajse çdo produkt ushqimor është i modifikuar gjenetikisht, i proçesuar, plot hormone dhe antibiotikë, konservantë dhe aromatizues.

2. Sa ushqehen shëndetshëm shqiptarët?

Pas viteve 90 njerëzit u përballën me një bum ushqimesh, gjë e cila kishte munguar thuajse totalisht për dekada të tëra. Kjo bëri që pjesa më e madhe të binte në gabime, duke mos patur njohuri mjaftueshëm lidhur me ushqyerjen e shëndetshme dhe pasojat u dukën brenda një dekade. Vajzat dhe djemtë e viteve 90 me trupin “fibër”, filluan të humbisnin në mënyrë shumë të shpejtë format e mrekullueshme duke u kthyer në forma dhe shtresa të ekzagjeruar dhjami. Sot fushatat sensibilizuese të panumërta që bëhen lidhur me orientimin drejt ushqyerjes të shëndetshme ka ndërgjegjësuar një masë të gjerë të njerëzve, duke I bërë ata më të përgjeshëm në marëshënien me ushqimin.

3. Cilat janë sëmundjet prej të cilave rrezikohen njerëzit që nuk ushqehen mirë?

Sëmundjet kronike dhe sëmundjet më të vështira në bazën e tyre kanë ushqyerjen e keqe dhe stilin e jetesës. Mund të përmendim këtu : diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, problemet me mëlçinë, kancere të ndryshme, amenorrean, etj

4. Sa vakte ushqim duhet të hahen brenda ditës, cili është vakti më i rëndësishëm dhe çfarë rekomandohet për secilin vakt?

Këshilla më e mirë është të konsumojmë vakte të vogla dhe të shpeshta. 5 vakte do të ishte zgjidhja më e mirë: vaktet kryesore- mëngjesi, dreka dhe darka si dhe 2 vaktet e ndërmjetmë paraditja dhe pasditja. Mëngjesi është vakti më I rëndësishëm I ditës pasi trupi pas një gjendje qetësie gjatë gjithë natës, dhe për të përballuar aktivitetet e ndryshme dhe stresin e gjithë ditës. Është karburanti i trupit tonë.

5. Sa orë para gjumit preferohet të mos hahet ushqim?

Ideale është që me vaktin e darkës të kemi përfunduar para orës 19:00.

6. Çfarë rekomandohet për njerëzit shumë të ngarkuar, të cilët nuk kanë shumë kohë t’i kushtojnë ushqyerjes së shëndetëshme?

Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se shëndeti. Nëse vërtët do t’i japin rëndësinë që i takon mënyra për të zgjedhur ushqim të shëndetshëm patjetër që gjendet. I referohem këtu një ushqimi të gatuar vetë në shtëpi ku bazë ka një ushqim proteinik që mund të jetë një fileto mishi ose peshku, me disa perime të ziera ose në avull. Por ne po flasim për ushqyerje të shëndetshme dhe kemi harruar stilin e jetesës i cili ka një lidhje simotër së bashku me ushqyerjen e shëndetshme.

7. Cilat janë ushqimet që preferohen të konsumohen çdo ditë?

Këshilla ime do të ishte zgjidhni ushqime të stinës. Nëse jemi në një stinë të ftohtë dimri, mos vraponi pas sallatës jeshile, domateve apo kastravecave por pas lakërishteve, fasuleve, thjerëzave, lulelakrave, karrotave e brokolit si dhe frutave si shegëve, hurmave, agrumeve të ndryshme, frutave të thata pa harruar mishin dhe peshkun. Farërat dhe frutat e thata janë burim i shkëlqyer acidesh yndyrore Omega 3 dhe Omega 6 ndaj mos i nenglizhoni.

8. Ushqimet sado të shijshme, shpesh shkaktojnë thartirë dhe fryrje të lukthit, ankesë kjo jo e rrallë. Cilat janë ushqimet që shkaktojnë këto problem dhe si duhet të luftohen këto probleme?

Nuk mund t’a përcaktoj unë saktësisht këtë gjë. Natyrisht një analizë e intolerancës ushqimore apo ajo e testit gjenetik do t’a përcaktonte saktësisht problematikën e këtyre personave. Në të kundërt në pamundësi për të bërë një test të tillë, çdokush mund të bëjë një test përjashtues të ushqimeve që mendon që mund t’i shkaktojë këtë problëmatikë dhe këto mund të jenë: laktoza e qumështit ( pra qumështi dhe nënproduktet e tij), gluteni (proteinë që gjendet te gruri), soja, kikirikët, etj etj.. Për këtë nëse arrini të evidentoni produktin filloni një dietë përjashtuese të këtij produkti për 3-6 muaj.

9. Cilat janë ushqimet që duhet të eliminohen nga mënyja jonë përgjithmonë?

Ushqimet e proçesuara, të rafinuara, të konservuara, fast foods, sallamet e proshutat, pijet energjike, me gaz dhe lëngjet e frutave në shishe.

10. Cilat janë ushqimet tona tradicionale që mund të llogariten si të dëmshme dhe cilat jo?

Kujdes! Përpara kemi festat e fundvitit dhe bomba kalorike është ëmbëlsira tradicionale e shqiptarëve që është bakllavaja. 1 copë e vogël përmban 600-800 kalori. A nuk ju duket që do të ishte një bombë për peshoren tonë pas festave?

11. Festat e fundvitit po vijnë dhe njerëzit e teprojnë shpesh me ushqimet! Sipas juve çka duhet dhe çka nuk duhet konsumuar për këto festa?

Sapo e përmenda më lart. Kujdes me sasinë e ëmbëlsirave dhe alkolin. Konsumimi i tepërt i alkolit na sjell kalori të tepërta dhe dehidratim. Gjithashtu kujdes me riciklimin e ushqimeve. Ushqimet që teprojnë natën e Vitit të Ri riciklohen 3-4 ditë më pas duke u bërë burim toksikimi.

12. Çfarë ndikimi psiqik ka kequshqyerja dhe ushqimi jo i shëndetshëm dhe çfarë ndikimi kanë dietat e rrepta?

Në performancën mendore kequshqyerja sjell një bllokim të aktivitetit të trurit, po kështu dieta e rreptë e cila privohet nga marrja e mikronutrienteve esencial për zhvillimin psiko–fizik të trurit. Një mendje e paushqyer me vitaminat dhe mineralet e duhura e shoqëron njeriun në nervozizëm, mospërqëndrim, lodhje.

13. Cila është këshilla juaj më e mirë si nutricioniste që mund t’ua jepni njerëzve?

Investo për trupin tënd duke u ushqyer shëndetshëm. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Një ushqyerje e shëndetshme është një shëndet i sigurtë.

Intervistoi: Nehat Sadiku

Intervistoi për portalin Lajmi.net

error: Nuk lejohet kopjimi!