Ushqimi i një njeriu…..

Ushqimi i një njeriu…..

1 në 3 njerëz vuan nga alergjitë në një pikë të caktuar të jetës së tyre, me ushqimet që janë provokuesit më të zakonshëm të simptomave alergjike. Ashtu sikundër ka thënë Lucretius në 50 B.C, “ushqimi i një njeriu është helmimi i një njeriu tjetër”.
Pjesa më e madhe e simptomave nuk ndodhin menjëherë pas ngrënies së një ushqimi, por shfaqen tek ju në një periudhë prej njëzetë e katër orë, kështu që është më e lehtë për të jetuar pa e ditur se një ushqim i veçantë nuk ju përshtatet juve. Për më shumë, shumë njerëz mund të mos jenë ndjerë asnjëherë me të vërtetë të sëmurë, kështu që mund të mos e dini sesi mund të ndihen nën këtë gjëndje.
Këto janë thjesht disa shembuj që ilustrojnë sesi ushqyerja e shëndetshme e çdo njeriu janë të ndryshëm me atë të çdo personi tjetër. Ky libër do të ju japë juve mundësinë për të investiguar faktorët madhor të jetesës që i japin formë nevojave tuaja ushqyese dhe për të vlerësuar nevojat personale ushqyese mbi bazën e simptomave, jo sipas disa udhëzuesve të përgjithshëm arbitrar.

SIMPTOMAT E LIDHUR ME ALERGJINË E USHQIMEVE

Ankth
Diarre
Artrit
Infeksion veshi
Astmë
Ekzemë/dermatit
Çrregulllim i mungesës së përqëndrimit Ethe
Urinim në krevat
Dhimbje koke
Fryrje
Çrregullim inflamator i zorrëve
Bronkit
Pagjumësi
Sëmundja celiake
Çrregullim i të mësuarit
Sindroma e lodhjes kronike
Skleroza multiple
Kolit
Rinit
Sëmundja Crohn
Çrregullim i gjumit
Depresion
Bajamet
Diabet
Fitim të peshës

Disa këshilla që mund të ju ndihmojnë në lidhje me individualitetin biokimik

• Vini re pas çfarë ushqimesh ju ndiheni keq. Shikoni për ushqimet e zakonshme, eleminojini për dy javë, dhe më pas shihni sesi ndiheni.
• Vetëm sepse të tjerët mund të tolerojnë disa ushqime të caktuara, nuk nënkupton që edhe ju mundeni.
• Vlerësoni nevojat tuaja ushqimore dhe suplementet, derisa ju të ndiheni të shëndetshëm, plot me energji dhe të lirë nga simptomat.
• Zbuloni se cili stil jete funksionon më mirë për ju dhe përshtateni atë me jetën tuaj.
• Nëse keni një histori familjare të një sëmundjeje të veçantë, kushtojini vëmendje këshillave parandaluese të këtij libri dhe përshtateni me të ushqyerit tuaj.
• Dëgjojeni trupin tuaj. Ai do të ju tregojë më shumë gjëra sesa ekspertët munden që tju tregojnë.

error: Nuk lejohet kopjimi!