Ushqimi

Ushqimi

 

Kur flasim për ushqimin  ne shpesh imagjinojmë një listë të gjatë për t’u mbajtur mend, por gjithësesi jo shumë gjëra të vështira për të menduar si psh : kaloritë, yndyrnat,  recetat e ushqimeve, etj.

Le t’i kthehemi shpjegimeve. Tashmë keni një ide të thjeshtë se si ushqimet që hani janë të pasura me vlera ushqyese dhe mbi të gjtha rëndësia e secilës prej tyre në dietën tonë të përditshme.

Ju tashmë mund të kuptoni se si është i përbërë ushqimi që ju hani. Komponenti kryesor i ushqimit është uji, ashtu  sikurse është  edhe komponenti kryesor i trupit tonë. Ushqimi gjithashtu përmban karbohidrate, yndyrna, proteina si edhe vitamina, minerale dhe fibra.
Ushqimet prej niseshteje dhe sheqeri përmbajnë shumë karbohidrate të cilat së bashku me yndyrnat janë burimet kryesore të energjisë. Yndyrnat dhe proteinat sigurojnë materialin bazë për rritjen dhe riparimin e qelizave të trupit tonë. Pra,  ju keni nevojë për disa yndyrna dhe sheqerna – por sigurisht duhen përzgjedhur llojet e duhura.

Energjia prodhohet nëpërmjet shpërbërjes së molekulave të ushqimit me anë  të proçeseve të ndryshme kimike. Glukoza dhe acidet e ngopura janë substancat kryesore kimike për sigurimin e “karburantit” të nevojshëm për prodhimin e energjisë.
Fibra dietike është një tjetër komponent i rëndësishëm i ushqimit. Fibra dietike është ajo pjesë e ushqimit  që nuk shpërbëhet nga tretja. Ajo luan një rol të rëndësishëm në proçesin e tretjes dhe në funksionimin e zorrëve.

Gjithashtu, fibra dietike kontrollon edhe nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
Kështu siç  mund ta shihni, ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit janë shumë të rëndësishme dhe thelbësore për shëndetin tuaj, për një jetë të shëndetshme dhe për një kontroll më të mirë të peshës trupore.

Çdo pjesë e ushqimit që ju konsumoni është po aq i rëndësishëm dhe ka një efekt drejtëpërdrejtë  në metabolizmin tuaj.  Kështu që,  ju nevojitet një dietë e larmishme dhe e shëndetshme për të marrë një përzierje të gjerë ushqimesh nga e gjitha piramida ushqimore.

Për ta bërë më të kuptueshme po ju parashtrojmë një shembull.

Më poshtë do tju tregojmë se si gjëndrat veshkore punojnë për të prodhuar hormonet antistres duke përfshirë edhe adrenalinën.

Ekziston një rrugë e caktuar për prodhimin e adrenalinës, e cila varet edhe nga mënyra se si ju ushqeheni. Në këtë mënyrë, disa vitamina janë të nevojshme që sistemi të funksionojë në mënyrë korrekte.

Kjo rrugë fillon me ushqimin dhe proteinat që ndodhen në ushqim.

Proteina ->  duhen Vitamina B6 dhe zink; ndihmojnë në prodhimin e L-Pheylalanine ->  e cila ka nevojë për folate, hekur, bakër, zink, mangan magnezi dhe vitamin C;

Për të ndihmuar në prodhimin e L-Tyrosine  -> nevojiten folate, hekur, bakër, zink, mangan magnezi dhe vitamina C.

Për prodhimin e L-DAP -> nevojiten Vitamina B6 dhe Zink;

Për prodhimin e Dopaminës -> nevojitet  Vitamina C;

Për të prodhuar Noradrenalinë -> nevojiten Vitamina B12, Folate dhe Niacin;

Siç u vu re në rastet e mësipërme, ushqimi luan një rol të rëndësishëm në këtë proçes të gjatë dhe të komplikuar. Mund të ndodh që proçesi të ndërpritet, psh. në rastin kur mungon zinku duke dëmtuar kështu prodhimin e hormoneve antistres.
Kjo është vetëm një prej mijëra proçeseve në vazhdim e sipër në trupin tuaj gjatë gjithë kohës. Sigurisht ju mund të pyesni veten, se çfarë mund të ndodhë në qoftë se secili prej nesh nuk do të marrë të gjitha vitaminat e përmendura në sasinë e duhur. Mund të ndodhë, që ju mos të jeni në gjëndje të vini re menjeherë efektet në rast të mungesës së njërit prej elementeve të sipërpërmendura dhe shpesh  mungesa e vitaminave dhe e mineraleve mund të shkaktojnë probleme për shëndetin për një kohë të gjatë.
Shembulli i veshkave është vetëm një proçes dhe siç u përmend më sipër ka shumë më tepër procese të varura nga e njëjta vitaminë. Kështu që, në qoftë se proçesi nuk punon ashtu siç duhet, mund të shkaktojë  një ç’ekuilibër në funksionimin e veshkave dhe në rast se adrenalina prodhohet  më shumë seç duhet ,mund të shkaktojë nivele të larta stresi dhe ankthi, ndërsa në rast së prodhohet më pak  adrenalinë  mund të shkaktojë energji të ulët, motivim dhe përqendrim të dobët. Pra, çdo gjë është relevante.

Ekzistojnë, pothuajse 50-100 lëndë ushqyesve thelbësore, të nevojshme për të siguruar një shëndet të mirë fizik dhe mendor dhe për të garantuar jetëgjatësi. Sigurisht, ju nuk mund të merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet dhe vlerat e tjera ushqyese të nevojshme vetëm nga një ushqim i veçantë ose edhe nga disa lloje ushqimesh, për shkak se disa ushqime përmbajnë më shumë elemente se të tjerat.

Gjithashtu mënyra e të gatuarit ndikojnë në vlerat ushqimore të disa ushqime më shumë se tek  të tjerët sikurse ndikon edhe proçesi i magazinimit.

error: Nuk lejohet kopjimi!