Ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke

Ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke

Ju ka ndodhur shpesh që të keni dhimbje koke dhe nuk e kuptoni se nga ju vjen. Sipas një studimi shkencor rezulton se dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga disa ushqime që ju nuk e dinit se mund të shkatojnë këtë lloj dhimbje.  Një nga shkaktarët mund të gjendet në kuzhinën tuaj. Ja disa nga ushqimet që shkatojnë dhimbje koke:

Pijet me gaz

Pijet e gazuara përmbajnë substancën  e njohur si aspartame. Kjo substancë shkakton marramendje, humbje kujtese dhe dhimbje koke. Sasia e lejuar e kësaj substance është 50 mg në ditë, ndërsa një kanaçe me pije të gazuar përmban 180 mg.

Vera e kuqe dhe pijet e tjera alkoolike

Vera e kuqe, birra dhe pije të tjera alkolike përmbajnë nivele të larta tyramine, një amino acid që nëse nuk shpërbëhet në aparatin tretës, ndikon në dhimbjet e kokës.

Akullorja dhe uji me akull

Ushqimet dhe pijet tepër të ftohta si akullorja apo uji me akull që bien në kontakt me fytin mund të shkaktojnë një ngushtim të menjëhershëm të enëve të gjakut në zonën e kokës.

Çamçakëzi

Përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit stërmundon nofullën dhe nxit kështu dhimbjen e kokës.

Bananet dhe avokadot

Kur bananet dhe avokadot janë të pjekura shumë ato përmbajnë tyraminë, një amino acid që shkakton migrenë dhe dhimbje koke.

Këto dy ushqime janë nxitës të fortë të dhimbjeve të kokës.

Djathi

Djathi veçanërisht ai kaçkavall, mocarela, djathi i mykur e të tjerë, kanë një përmbajtje të lartë të tyraminës që nxit dhimbjet e kokës.

Kripa

Sasitë e mëdha të kripës nxisin përsëritjen e shpeshtë të dhimbjeve të kokës.

Çokollata

Ajo përmban kafeinë, tyraminë dhe substanca të tjera stimuluese, përbërës që nxisin dhimbjet e forta të kokës.

error: Nuk lejohet kopjimi!