Sa here qe regjistroj nje emision ne transmetim shoh qe kameramani po ashtu dhe montazhieri patjeter ne planet e regjistrimit do te kene marre ne fokus thonjte e mi. Ne fakt gjithmone kam patur thonj shume te shendetshem dhe kjo eshte fale menyres se si une jam ushqyer. Nuk ka qene ky qellimi im ne fakt, por duke studiuar kam zbuluar se ushqimet qe une i preferoja shume qe ne femijerine time dhe ne vazhdim me kane ndihmuar mos te kem probleme me thonjte, t/i kisha te forte, me rriteshin shpesh, asnjehere te demtuar dhe nje forme shume te kendshme.
Ne fakt per të pasur thonj të dhendetshem, nuk keni nevojë të merrni suplemente, por mjafton që në dietën tuaj t`i përfshini këto ushqime:
Peshku salmon
Peshku salmon përmban nje sasi te konsiderueshme te vitaminës B12, Kjo vitamine jo vetëm që ndihmon në mbajtjen butë të lëkurës, por gjithashtu ndihmon edhe në rritjen e thonjve të shëndetshëm. Një mungesë e vitaminës B12 mund të çojë në tharje të tepërt të thonjve, fundet e thonjve tepër të lakuar si dhe thonj ne ngjyre të errët.
Bizelet
Bizelet kanë vlera të mëdha ushqyese dhe nje bum me vitamina dhe minerale esenciale per nje jete te shendetshme. Ne te njejten kohe bizelet janë një ushqim i mirë për thonj të shëndetshëm. Bizelet përbëjnë proteina, të cilat përmirësojë thonjtë dhe përshpejtojnë ritmin e rritjes së tyre.
Vezët
Te vogla ne dukje por te medha ne vlera ushqyese, vezët sigurojnë një mori ushqyesish të nevojshme për mbajtjen e thonjve të shëndetshëm, ku përfshihet hekuri, vitaminë B7, vitaminë B12, vitaminë A dhe vitaminë E.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë padyshim një nga ushqimet më të mira për t`i ngrënë nëse doni të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm. Këto fara janë të pasura me vitamina dhe minerale që kontribuojnë në shëndetin e thonjve. Janë të mbushur me vitaminë E, zink dhe hekur. Për më tepër, farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6 e njohur ndryshe si piridoksinë dhe një nga burimet më të mira dietike të bakrit.
Fasulet
Fasulet janë bishtajore të mrekullueshme që vijnë në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Ato duhet të jenë pjesë përbërëse e çdo diete promovuese të shëndetit të thonjve. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, si hekuri, zinku dhe biotina.
Farat e grurit
Mund të jetë një shtesë e rëndësishme në menynë tuaj, nëse doni të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm. Përmban një nga burimet më të mira të vitaminës E dhe është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe zinkut, vitaminës B6 e cila nxit absorbimin e zinkut nga zorrët. Embrionin e grurit mund ta siguroni nga drithërat, muesli, buka etj.
Specat
Sasia e vitaminave dhe mineraleve në specat e bluar stimulon rritjen më të shpejtë të thonjve. Specat përmbajnë beta-karoten, vitaminë E dhe vitaminë B. Po ashtu, janë një nga erëzat e pasur me vitaminë C dhe një burim i mirë i sasisë së hekurit.
Bollguri
Bollguri përpos që posedon shumë kalori, është edhe një burim i shkëlqyer i vitaminave B, zinkut dhe bakrit, që janë disa nga micronutrientët më të rëndësishëm për mbajtjen e thonjve të shëndetshëm.