Kura e dhëmbëve dhe e higjenës orale fillon nga ushqyerja korrekte. Disa Ushqime më shumë se të tjerat, përdoren për të mineralizuar dhëmbët. Bëhet fjalë , për shembull frutat e thata apo farërat oleaginoze.
Disa ushqime , përkundrazi janë përdorur për të kundërshtuar prezencën e bakterieve që mund të provokojnë karie dhe gengivite.
Ja disa ushqime që mund të na ndihmojnë në dietën tonë për të pasur dhëmbë të mirë dhe të shëndetshëm.
Bajamet
Bajamet janë ushqimi më i mirë për dhëmbët tona, pasi janë të pasura me calcium, fosfor, potass, magnez dhe zink. Ndihmojnë në rimineralizimin e dhëmbëve dhe na mbrojnë smaltin. Kalciumi siç e dime na forcon dhëmbët. Përveç frutave të thata që janë të pasura me kalcium mund të vlerësojmë dhe arrat e Brazilit.
Molla
Një mollë në ditë mban mjekun larg dhe na mbron dhëmbët tona. Mollët janë të mrekullueshme për shëndetin e dhëmbëve për shkak të përmbajtjes së tyre me ujë dhe fibra. Uji largon dhe tret sheqerërat natyralë që pëermban molla dhe ndihmon të stimulojë prodhimin e pështymës. Gjithashtu ndihmon në eleminimin e ushqimit të ngelur ndërmjet dhëmbëve dhe të mbajë pastër gojën.
Karrotat
Karrotat, por dhe perimet e tjera siç mund të jenë selinoja dhe kastraveci janë zgjedhje shumë të mira për një shëndet të mirë oral dhe mbi të gjitha kur konsumohen të gjalla. Janë të pasura me ujë dhe ndihmojnë në prodhimin e pështymës. Fortësia e tyre shërben për të pastruar hapësirat ndërmjet dhëmbëve dhe në eleminimin e bakterieve në gojë.
Caji jeshil
Le të evitojmë pijet me gaz ose të sheqerosura dhe të preferojmë pijet e thjeshta si uji ose çaji jeshil që përmban katekina, substance këto që luftojnë inflamacionet dhe infeksionet bakteriale. Nje studim ne Britaninë e Madhe ka treguar që kush konsumon rregullisht çaj jeshil ka një shëndet oral më të mirë krahasuar me të tjerët.
Kërpudhat Shiitake
Kërpudhat Shiitake janë konsideruar si një ushqim shumë me vlerë për shëndetin. Përmbajnë një sheqer natyral , një polisakarid të quajtur lentinan, për të cilin shkenca I ka atribuar vetitë antitumorale. E njëjta substancë është e nevojshmë për të parandaluar gengivitet që provokohen nga bakteret dhe karien.
Qepët
Ndoshta qepa në shikim të parë nuk ju paraqet një ushqim ideal , por mbi të gjitha për të gjithë ata që e konsumojnë të gjallë, qepa ka një fuqi të jashtëzakonshme antibakteriale dhe antimikrobike që reagon në gohë me konseguencë duke bërë një parandalim natyrak te karies dhe të problemeve te gengivave .
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore por gjithashtu edhe për dhëmbër pasi përmbajne një sasi të konsiderueshme të vitaminës C si dhe për shkak të vetive të tyre astrigjente. Luleshtrydhet na ndihmojnë për të eleminuar njollat eventuale prezente tek dhëmbët që janë shkaktuar si pasojë e pijeve si kafeja ose vera. Të frulosh nje luleshtrydhe eshtë sikur të kesh një paste dhëmbësh dhe sa herë që ta përdorni aq më të bardhë e më të shëndetshëmdo ti keni dhëmbët.
Sesami
Ashtu si frutat e thara edhe farërat janë të pasura me calcium. Ndërmjet këtyre mund të veçojmë farerat oleaginose te pasura me calcium, farërat luledielli, farat e kungullit, farat e kungullit, etj .
Kivi
Kivit janë fruta me një koncentrim të vitaminës C dhe janë më pak acide se agrumet si portokalli dhe limoni