Këto ushqime ju ndihmojnë të ndiheni energjikë përgjatë mbasdites ndërkohë që ndikon në humbjen e peshës. Kur doni të humbni peshë, dreka mund t’ju mundojë paksa. Shpesh jeni me nxitim ose jeni nën presion të kohës. Ndoshta mund të mos jetë ideale, por një drekë në nxitim nuk ka pse t’ju dërgojë në zgjedhje të nxituara. Në fakt janë disa ushqime të shpejta dhe të thjeshta që mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj të humbjes në peshë. Dhe gjejeni cfarë: me shumë mundesi i konsumoni të gjitha ato.
1. Avokado
Cfarëdo që të zgjidhni për drekë-një sallatë, një sanduic ose një tas me përbërës mix-sigurohuni të shtoni pak avokado. Kjo e fundit ofron shumë benefite shëndetësore. Në një review të publikuar në 2017 në “Phytotherapy Research”, studiesit panë që efektet e konsumimit të avokados mund të reduktonin sindromën metabolike, një grup faktorësh rrisku që ndikonin në sëmundjet e zemrës, diabetit dhe goditjet. Ato dolën në përfundimin që konsumimi i avokados rregullisht cdo ditë luan një rol në reduktimin e presionit të gjakut, uljen e rrezikut të diabetit, mbajtjen e arterieve të qarta dhe ndihmonte në humbjen e peshës. Avokadot përmbajnë antioksidantë si karotenoide, vitamina dhe acide yndyrore, si dhe përbërje të tjera bimore që mund të ndikojnë në hormonin e urisë leptinën dhe ju mbajnë të ngopur.
2.Drithëra të plota
Nëse doni të arrini me sukses humbjen në peshë, synoni për drithëra të plota në sanduicin tuaj. Të zgjidhni drithëra të tilla ndihmon në metabolizmin tuaj dhe bën që trupi juaj të absorbojë kaloritë, duke ju ndihmuar të digjni rreth 100 kalori ekstra në ditë, sugjeron një studim në “The American Journal of Clinical Nutrition”. Fibrat ndikojnë në tretje dhe metabolizëm, theksojnë studiesit. Burime të mira përfshijnë tërshërën, orizin kaf madje dhe kokoshkat.
3.Sallata jeshile
Kale është një opsion fantastik, por zakonisht sallata jeshile përdoret si bazë. Kur frutat dhe perimet u ekzaminuan për potencialin që sjellin humbje peshe, zarzavatet me gjethe jeshile qëndronin në krye thotë një studim i 2015 në “PLOS Medicine”. Të hani një racion në ditë lidhet me humbjen e peshës. Perimet që ndihmonin në humbjen e peshës, si sallata jeshile, kishin tendencë të ofronin fibra dhe të kishin një indeks të ulët glicemik, të cilët ndihmojnë në ngopje, në kontrollimin e sheqerit në gjak dhe të diskurajojë trupin që të ruajë yndyrën, thekson studimi. Spinaqi ose kale janë opsione të tjera të mira.
4. Molla
Kur ju duhet dicka e ëmbël, merrni një mollë. Këto fruta përmbajnë fibra jo të tretshme dhe përbërjet bimore të quajtura polifenole që ndikonin në bakteriet e mira në zorrë, me shumë mundësi ju mbrojnë nga obeziteti etj. Të hani një mollë në ditë ose dardhë ndihmontë në humbjen e peshës në një periudhë 4-vjecare sipas studimit të “PLOS Medicine” të përmendur më parë. Studimi i mëparshëm tregoi që të hani një mollë 3 herë në ditë përgjatë një periudhe 12 javore ndikonte në humbjen e peshës. Mollët e prera hollë janë një përbërës i mirë për sallata ose për sanduicë.
5. Qumështi
Qumështi mund të jetë një kombinim perfekt për vaktet tuaja nëse po kërkoni të dobësoheni sipas një studimi në Irlandë në 2017. Të hani sasi të mëdha të bulmetit lidhet me një IBM më të ulët, yndyrë të ulët të trupit dhe një bel më të hollë-sidomos kur vjen puna te qumështi dhe kosi. Përpos humbjes së peshë gjithashtu do të keni presion të gjakut të përmirësuar, ulje të treguesve të inflamacionit, ndjeshmëri më të mirë të insulinës dhe nivele më të larta të një proteine të quajtur adiponektinë, e cila ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe thyen yndyrnat. Për më shumë, nëse keni mangësi në kalcium konsumimi i mineralit që forcon kockat gjithashtu mund të ndihmojë në humbjen e yndyrës në zonën e belit. Shmangni qumështin me cokollatë dhe qumështin me shije për të reduktuar sheqernat e shtuara.