Ushqimet më të mira për një lëkurë të shëndetshme

Ushqimet më të mira për një lëkurë të shëndetshme

1.Domatja
Domatet janë të pasura në lycopene, një karotenoid që sillet si antioksidant dhe gjithashtu i jep domateve ngjyrën e kuqe karakteristke. Ndihmon në eliminmin e radikalëve të dëmshëm që shkaktojnë akumulim toksik që rezulton në puçrra, njolla dhe plakje të shpejtë. Shkencëtarët në “National School for Healthcare Science (NHS)”, ekzaminuan nëse pasta e domates mund të mbrojë lëkurën nga fotodëmtimi nga rrezet ultravjollcë. U zbulua që pasta e domates mund ta mbrojë në fakt lëkurën nga fotodëmtimi.

2. Salmoni
Salmoni i egër është një burim i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe astaxanthin-ë, një pigment i kuq karotenoid përgjegjës për ngjyrën karakteristike të salmonit. Acidet yndyrore omega-3 janë yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në parandalimin e melanomës dhe karcinomave. Astaxanthina përdoret si një përbërës esencial në kozmetikë, për shkak se mbron lëkurën nga rrezatimi i diellit dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Mund të konsumoni salmon të pjekur në zgarë me perime për drekë dhe darkë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.

3. Karrota
Karota është e pasur në beta-karoten, një karotenoid që i jep karrotave ngjyrën karakteristike. Beta-karotene ka veti antioksiduese që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe të ADN-së. Megjithatë, ju duhet të shmangni konsumimin e tepërt të karrotave pasi mund të shkaktojë dis-kolorim të lëkurës. Mund të shtoni në gatime të ndryshme për të marrë benefitet e mrekullueshme të tyre.

4.Avokado
Avokadot janë të pasura me vitaminë A, E,C,K,B-6, folat, niacin, acid pantotenik, riboflavin, kolinë, luetin, kalium, magnez, kripë, fitosterole, yndyra të mono-të pangopura dhe yndyrna të poli të pangopura. Të konsumoni yndyrna të shëndetshme është esenciale për të mbajtur integritetin qelizor dhe një plakje të shëndetshme. Avokadot ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit nga dielli, mbajnë lëkurën e butë ndërkohë që forcojnë dhe rigjenerojnë lëkurën. Ju mund ta konsumoni avokadon në sallatë, smoothie dhe në shumë gatime të tjera.

5. Bajamet
Bajamet janë të pasura në alfa-tokopherol, një nga nutrientët e familjes së vitaminës E. Një porcion prej 100 gr bajame përmban rreth 26 mg alfa-tokopherol dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultravjollcë. Bajamet janë një burim i shkëlqyer flavonoidesh që kontribuojnë në reduktimin e nivelit të stresit oksidativ. Konsumoni rreth 4-6 bajame krahas mëngjesit tuaj çdo ditë. Mund t’i shtoni në sallata, drithëra apo smoothie.

6.Luleshtrydhet
Luleshtrydhet përmbajnë sasi të mira të vitaminës C, përbërjeve phenolike, flavonoide dhe fibrave dietike. Për shkak të prezencës së këtyre nutrientëve, luleshtrydhet gjithashtu janë të njohura pasi posedojnë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Këto veti ndihmojnë në reduktimin e puçrrave, njollave, kruarjeve, etj. Duke konsumuar luleshtrydhe, ju do të përmirësoni shëndetin tuaj, ndryshime që do vihen re dhe në lëkurë.

7. Hudhra
Hudhra është një përbërës mrekullie që është përdorur me vite me rradhë si antibiotik. Eshtë  i pasur në vitaminë C dhe B6, hekur, magnez, kalcium, kalium si dhe posedon veti anti-mikrobiale, antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ndihmon lëkurën të luftojë infeksionet, redukton ënjtjen dhe puçrrat si dhe nxjerr jashtë toksinat.Shtoni hudhër të copëtuar në makarona, peshk në zgarë, sallatë, lëng pule etj.

8.Spinaqi
Kjo perime me gjethe jeshile është eksperte për problemet e lëkurës. Fibrat dietike parandalojnë puçrrat dhe njollat. Vitaminat dhe mineralet sigurojnë ushqyerje per qelizat e lëkurës. Ka veti anti-inflamatore dhe anti-tumoriale që gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të lëkurës. Bëni një smoothie me spinaq ose përdoreni në sallata, sanduiçe ose supëra.

9.Portokall
Portokajt janë fruta që kanë në përmbajtje vitaminë C, minerale, fibra dietikë dhe nutrientë që e bëjnë një nga frutat më të mira që duhen konsumuar për të parandaluar sëmundjet e lëkurës dhe infeksionet. Shkencëtarët kanë zbuluar që nëse pini lëng portokalli rregullt mund të keni një nivel të mirë antioksidantësh në lëkurë. Antioksidantët mund t’ju ndihmojnë të mbroni lëkurën nga rrezatimi i dëmshëm, pigmentimi dhe të parandaloni inflamacionin. Si dhe forcon imunitetin duke mbrojtur lëkurën nga infeksionet dhe sëmundjet. Konsumoni një portokall krahas mëngjesit.

10. Brokoli
Kjo perime eshte pasur në vitaminë C, E, dhe K, glukosinate, polifenole, hekur, selen dhe zink. Vetitë antioksiduese, anti-mikrobiale, gastroprotektive dhe anti-inflamatore të brokolit e bëjnë një ushqim ideal për të promovuar lëkurën e shëndetshme.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!