Janë disa ushqime miqësore me diabetin që ju mund të shijoni, kështu që është e rëndësishme të fokusoheni në ato ushqime që ju duhet të hani pak më shumë. Në këtë mënyrë ju mund të kontrolloni më mirë sheqerin në gjak dhe njëkohësisht të qëndroni të shëndetshëm. Më poshtë gjenden disa prej tyre:
-Kanella
Kjo erëz ka treguar që mund të ulë kolesterolin dhe të mbajë sheqerin në gjak në nivele më të qëndrueshme. Thjesht një ¼ e lugës së cajit kanellë në ditë, mund të sjellë përmirësime në nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit sipas një studimi të publikuar në gazetën “Diabetes Care” dhe studime të tjera kanë treguar efekte të ngjashme. Shtoni kanellën në smoothie, jogurt, tërshërë ose madje dhe në kafe. Një tjetër plus për kanellën? I jep shije ushqimit pa qenë nevoja të shtoni sheqer apo kripë.
Arrat
Arrat në vecanti kanë treguar që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe mund të përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak, e gjitha falë niveleve të larta të yndyrnave të poli-të pangopura. Këto yndyrna të shëndetshme kanë treguar që ndihmojnë në parandalimin dhe ngadalësojnë progresin e gjendjeve shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Bajamet, pistakët gjithashtu përmbajnë këto yndyrna beneficiale. Arrat kanë përmbajtje të ulët karbohidratesh dhe përmbajtje të lartë proteinash dhe yndyrnash, duke ndikuar në këtë mënyrë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Sigurohuni të shihni masën e porcionit. Një porcion ¼ e kupës me arra shënon 164 kalori.
–Tërshëra
Drithërat e plota si tërshëra, janë të mira për sheqerin në gjak dhe mund të përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës. Tërshëra përmban fibër në formën e beta-glukanëve, të cilat janë fibra të tretshme. Fibrat e tretshme rregullojnë sheqerin në gjak duke ngadalësuar thyerjen dhe absorbimin e karbohidrateve nga ushqime të tjera që ju hani. Studimet kanë treguar që tërshëra përmirëson presionin e gjakut, kolesterolin dhe nivelet e insulinës.
–Fasulet
Fasulet janë të pasura me fibra dhe proteina që ju mbajnë të ngopur. Fasulet janë gjithashtu një burim karbohidratesh, me rreth 20 gr karbohidrate për vetëm gjysëm kupe racion. Një studim kanadez tregoi që njerëzit që shtonin një kupë fasule ose më shumë në dietat e tyre cdo ditë, kishin një kontroll më të mirë në sheqerin në gjak dhe ulnin presionin e gjakut. Gjithashtu fasulet kushtojnë shumë pak dhe gjenden në varietete të ndryshme.
–Brokoli
Brokoli- dhe ushqime të tjera si kale, lulelakër dhe lakrat e Brukselit-të gjitha përmbajnë një përbërje të quajtur sulforan. Kjo përbërje anti-inflamatore ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak dhe mbron enët e gjakut nga dëmtimet që mund të vijnë si pasojë e diabetit. Brokoli nuk ka vetëm përmbajtje të ulët kalorish dhe karbohidratesh (1 kupë e brokolit të gatuar ka 55 kalori dhe 11 grame karbohidrate )-por gjithashtu është i paketuar me lëndë ushqyese, duke përfshirë vitaminën C dhe hekurin.
–Quinoa
Eshtë një zvëndësues i shkëlqyer për makaronat dhe orizin e bardhë. Përmban 3 gramë fibër dhe 4 gramë proteina për ½ e kupës me quinoa të gatuar. Rritja e konsumit të fibrave dhe proteinës do të thotë që quinoa tretet më ngadalë, duke ju mbajtur të ngopur për një kohë më të gjatë dhe parandalon rritjen e sheqerit në gjak.Quinoa gjithashtu konsiderohet si proteinë e plotë, sepse përmban të gjitha amino-acidet esenciale, të nevojshme për të ndërtuar muskujt. Plus që është e pasur në minerale, si hekuri dhe magnezi.
–Spinaqi
Spinaqi është një nga burimet më të mira të magnezit, i cili ndihmon trupin për të përdorur insulinën për të absorbuar sheqernat në gjak dhe për të menaxhuar sheqerin në gjak në mënyrë më eficiente. Kjo perime gjithashtu ka përmbajtje të lartë të vitaminës K dhe folatit. Plus, 2 kupa racion spinaqi të pagatuar jep 2 gramë karbohidrate dhe 14 kalori. Shtojeni në smoothie, në sallatë, ose në gjellëra të tjera.
-Vaji i ullirit
Nuk keni pse t’i frikësoheni yndyrës që vjen nga vaji i ullirit. Ndërkohë që yndyra ka më shumë kalori sesa karbohidrate, gram për gram, ju mban të ngopur, minimizon rritjen e sheqerit në gjak dhe lejon trupin të absorbojë nutrientët kycë, si vitamina A dhe E.
–Salmoni
Salmoni jo vetëm që ka përmbajtje të lartë proteinike, por gjithashtu është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat e mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme duke ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar nivelet e kolesterolit. Lloje të tjera peshqish që përmbajnë acide yndyrore omega-3, si tuna, sardelet, mund të sigurojnë gjithashtu këto efekte mbrojtëse, të cilat janë vecanërisht të shëndetshme për njerëzit me diabet, të cilët janë në rrezik të madh për shfaqjen e sëmundjeve kardio-vaskulare.