Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetin

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetin

Zgjedhjet e juaja ushqimore ndikojnë shumë kur keni diabet. Disa zgjedhje janë më të mira se të tjerat. Por asgjë nuk eliminohet. Edhe ushqimet që mendohen si më “të këqijat” mund t’i konsumoni në raste të vecanta dhe në sasi të vogla. Por mund ta menaxhoni më mirë diabetin nëse i qëndroni besnik opsioneve më të mira ushqimore.
Trupi juaj ka nevojë për karbohidrate. Por duhet t’i zgjidhni me kujdes. Përdorni këtë listë si guidë.
Zgjedhjet më të mira
-Drithërat e plota si orizi kaf, tërshëra, quinoa ose amaranth
-Patate e ëmbël e pjekur
-Produkte të bëra me drithëra të plota me pak ose aspak sheqer

Zgjedhjet më të këqija
-Drithërat e përpunuar si orizi i bardhë dhe mielli i bardhë
-Drithërat me shumë sheqer
-Buka e bardhë
-Patatet e skuqura
-Pitet e skuqura dhe me miell të bardha

Perimet:
-Konsumojini! Nëpërmjet tyre do të merrni fibra dhe shumë pak yndyrë ose kripë. Mbani mend, patatet dhe misri llogariten si karbohidrate.

Zgjedhjet më të mira:
-Perime të freskëta që hahen të pjekura ose të ziera në avull
-Perime të ngrira, të ziera në avull
-Zarzavate si kale, spinaq dhe arugula.
-Perime të konservuara pa kripë ose me kripë të ulët
Zgjidhni varietete ngjyrash: zarzavate me ngjyrë të errët, të kuqe ose portokalli (mendoni për karrotat ose specat e kuq), të bardha (qepët) dhe madje lejla (patëllxhanët). Udhëzimet e U.S për vitin 2015 rekomandojnë 2.5 kupa perime në ditë.
Zgjedhjet më të këqija:
-Perime të konservuara me shumë kripë
-Perime të gatuara me gjalpë, djathë ose salcë
-Turshi pa kripë

Frutat
Ato ju japin karbohidrate, vitamina, minerale dhe fibra. Shumë prej tyre kanë përmbajtje të ulët yndyre dhe kripe. Por kanë si tendencë të kenë më shumë karbohidrate sesa kanë perimet.
Zgjedhjet më të mira
-Fruta të freskëta
-Fruta të ngrira
-Salcë mollë pa sheqer
Zgjedhjet më të këqija:
-Fruta të konservuara me shurup
-Cumcakizë
-Xhelatinë
-Salcë molle me shumë sheqer
-Lëngje frutash, pije me fruta

Proteina
Ju keni shumë zgjedhje duke përfshirë mishin e lopës, pulës, peshkun, mishin e derrit, mishin e gjelit të detit, ushqim deti, fasule, djathë, vezë, arra dhe tofu.

Zgjedhjet më të mira
“The American Diabetes Association” liston këto opsione:
-Proteina me bazë bimore si fasulet, arrat ose tofu
-Peshku ose ushqimet e detit
-Mishi i pulës ose i shpendëve të tjerë (Zgjidhni mishin e pjesës së gjoksit nëse ka mundësi)
-Vezët dhe bulmeti me yndyrë të ulët
-Nëse hani mish, hiqni lëkurën.
Përpiquni të përfshini disa proteina me bazë bimore nga fasulet, arrat ose tofu, edhe nëse jeni apo s jeni vegjetarian. Do të merrni lëndët ushqyese dhe fibrat që nuk janë në produktet shtazore.

Zgjedhjet më të këqija
-Mishi i skuqur
-Pjesët me yndyrë të mishit, si brinjët
-Proshuta e derrit
-Djathi
-Mishi i shpendëve me lëkurë
-Peshku i skuqur
-Tofu- i skuqur
-Bulmeti
Përpiquni që të konsumoni produkte me përmbajtje të ulët yndyre, dhe me porcione të vogla.
Zgjedhjet më të mira
-1% ose qumësht i skremuar
-Kos me yndyrë të ulët
-Gjizë me yndyrë të ulët
-Krem me yndyrë të ulët

Zgjedhjet më të këqija
-Qumështi i plotë
-Kosi i thjeshtë
-Gjiza
-Kremi i athët
-Akullorja
-Yndyrnat, vajërat dhe ëmbëlsirat
Këtyre produkteve është vështirë t’u rezistosh. Por është e thjeshtë të hani shumë dhe të shtoni peshë, gjë që e bën më të vështirë menaxhimin e diabetit.
Zgjedhjet më të mira:
-Burime natyrale të yndyrnave të perimeve si arrat, farat ose avokadot ( me përmbajtje të lartë kalorike, kështu që mbajini porcionet në sasi të vogla.
-Ushqime që ju japin acide yndyrore omega-3, si salmon, tuna
-Vajëra me bazë bimore si vaji i ullirit, kanolës, ose i farave të rrushit

Zgjedhjet më të këqija
Shmangni cdo gjë me yndyrna trans në të.Ju bën keq për zemrën. Kërkoni në listën e përbërësve për cdo gjë që shkruan “e hidrogjenizuar pjesërisht, edhe nëse etiketa thotë që ka 0 gr yndyrna trans. Porcione të mëdha të yndyrnave trans, të cilat vijnë më së shumti nga produktet shtazore por që gjenden dhe te vaji i kokosit dhe i palmës. Flisni me doktorin tuaj cila është sasia që duhet të konsumoni, sidomos nëse keni sëmundje zemre apo diabet.

Pijet
Kur pini dicka, mund të merrni kalori, sheqer, kripë ose yndyrë. Lexoni etiketat që të dini se cfarë gjenden në të.
Zgjedhjet më të mira
-Ujë, pa shije
-Caj pa sheqer (shtoni një fetë limon)
-Birrë e lehtë, sasi të vogla vere
-Kafe, e zezë ose me qumësht me yndyrë të ulët

Zgjedhjet më të këqija
-Soda
-Birra, pije me fruta të përziera,
-Caj të ëmbëlsuar
-Kafe me sheqer dhe krem
-Kafe me shije të shtuar dhe pije me cokollatë
-Pijet energjike

error: Nuk lejohet kopjimi!