Kimikatet e gjendura në ushqimet e përpunuara dhe në frutat, mishrat dhe perimet e rritura në mënyrë komerçiale, kanë një efekt shkatërrues në shëndetin tuaj. Ne nuk mund t’i proçesojmë shtuesit kimikë në nutrientë që trupi mund t’i përdorë, kështu që ato nuk munden të kalojnë përgjatë sistemit të trupit në formën siç janë. Vetëm uji dhe celuloza mund ta bëjnë këtë. Prandaj, këto kimikate absorbohen për një periudhë të pacaktuar kohe, duke ngadalësuar tretjen dhe duke shtuar toksina shtesë në gjakun, indet dhe organet tona, si dhe kile shtesë në peshën tonë trupore. Nuk ekziston akoma një studim shkencor që të përcaktojë me siguri kohën që i nevojitet trupit të njeriut për të eliminuar kimikatet që gjenden në të. E rëndësishme për t’u theksuar është që konservuesit si nitrati natriumit (që gjendet në hot-dog, proshutë, pastërma dhe ushqime të tjera të përpunuara) dhe BHT (butylated hydroxytoluene) ruhen në qelizat tona yndyrore.
9 arsye për të shmangur ushqimet e përpunuara
- Ato shkatërrojnë shqisat e juaja të shijes. Ushqimet e përpunuara përmbajnë sheqer të rafinuar, kripë shtesë dhe të tjerë përbërës që ndikojnë në shije. Këto ushqime jo vetëm që janë të pashëndetshme por gjithashtu turbullojnë shqisat kundrejt shijes natyrale. Rezultati? Nevoja për të ngrënë sa më shumë ushqime të përpunuara për të marrë shijen që doni, pasi nuk do të jeni më të aftë të vlerësoni shijen e ushqimeve natyrale.
- Shtues vdekjeprurës. Shtues të dëmshëm me kimikatë që shtohen në ushqime që ato të qëndrojnë “ të freskëta” për më gjatë (prsh ju jep një jetëgjatësi më ta madhe në rafte) për të rigjallëruar shijen dhe ngjyrën.
- Të fshehura: Ushqimet e përpunuara shpesh përmbajnë sheqerna të fshehura, kripëra dhe yndyrna të dëmshme. Të treja këto kontribuojnë në shumë probleme shëndetësore.
- Përbërës misteriozë: Shumë ushqime të përpunuara janë të mbushura me pjesë të çuditshme. Për shembull hot-dogët përmbajnë shumë “pjesë të ngrënshme”-lëkurë kafshe, veshë, ezofag etj.
- Pa vlera nutricionale: Përpunimi redukton të gjitha vlerat nutricionale te ushqimet e pasura me lëndë ushqyese. Ju merrni pothuajse asgjë, nga ajo çfarë trupi juaj ka nevojë.
- I fortifikuar me sintetikë: Për të rikuperuar humbjen e lëndëve ushqyese gjatë përpunimit, nevojiten vitamina dhe mineralë sintetikë. Ato duken si të shëndetshme, por në fakt trupat tanë nuk janë të ndërtuara për të përpunuar lëndë ushqyese sintetike. (Një shembull perfekt është “mielli i pasuruar me shije” që gjendet në shumë produkte, përfshirë këtu edhe bukën. Gruri “zhvishet” nga të gjithë lëndët ushqyese natyrale dhe më pas në të shtohen vitamina sintetike. Kjo është ajo çfarë ata konsiderojnë “të pasuruar”.)
- Tregu i gabuar. Kur ju shpenzoni para në ushqimet e pëpunuara, ju inkurajoni rritjen e tyre në treg. Kur ju blini perime dhe fruta organike, ju inkurajoni dhe të tjerë të blejnë aty, si dhe çmimet më pas pësojnë një rënie graduale.
- Paratë. Megjithëse frutat dhe perimet në përgjithësi janë të shtrenjta, shpesh ato janë më pak të shtrenjta se perimet e përpunuara.
- Ato janë ushqime të vdekura! Zakonisht ne nuk kemi benefite nga enzimat apo lëndët ushqyese që ushqimet zakonisht përmbajnë. Ushqimet e vdekura janë të barabarta me qeliza të vdekura!
*Fakte interesante: Sipas FDA-së, 98% e lëngjeve në treg në ditët e sotme janë pasterizuar.