Ushqimet me kimikate dhe ushqime të përpunuara

Ushqimet me kimikate dhe ushqime të përpunuara


Kimikatet e gjendura në ushqimet e përpunuara dhe në frutat, mishrat dhe perimet e rritura në mënyrë komerçiale, kanë një efekt shkatërrues në shëndetin tuaj. Ne nuk mund t’i proçesojmë shtuesit kimikë në nutrientë që trupi mund t’i përdorë, kështu që ato nuk munden të kalojnë përgjatë sistemit të trupit në formën siç janë.  Vetëm uji dhe celuloza mund ta bëjnë këtë. Prandaj, këto kimikate absorbohen për një periudhë të pacaktuar kohe, duke ngadalësuar tretjen dhe duke shtuar toksina shtesë në gjakun, indet dhe organet tona, si dhe kile shtesë në peshën tonë trupore. Nuk ekziston akoma një studim shkencor që të përcaktojë me siguri kohën që i nevojitet trupit të njeriut për të eliminuar kimikatet që gjenden në të. E rëndësishme për t’u theksuar është që konservuesit si nitrati natriumit (që gjendet në hot-dog, proshutë, pastërma dhe ushqime të tjera të përpunuara) dhe BHT (butylated hydroxytoluene) ruhen në qelizat tona yndyrore.

9 arsye për të shmangur ushqimet e përpunuara
1. Ato shkatërrojnë shqisat e juaja të shijes. Ushqimet e përpunuara përmbajnë sheqer të rafinuar, kripë shtesë dhe të tjerë përbërës që ndikojnë në shije. Këto ushqime jo vetëm që janë të pashëndetshme por gjithashtu turbullojnë shqisat kundrejt shijes natyrale. Rezultati? Nevoja për të ngrënë sa më shumë ushqime të përpunuara për të marrë shijen që doni, pasi nuk do të jeni më të aftë të vlerësoni shijen e ushqimeve natyrale.
2. Shtues vdekjeprurës. Shtues të dëmshëm me kimikatë që shtohen në ushqime që ato të qëndrojnë “ të freskëta” për më gjatë (prsh ju jep një jetëgjatësi më ta madhe në rafte) për të rigjallëruar shijen dhe ngjyrën.
3. Të fshehura: Ushqimet e përpunuara shpesh përmbajnë sheqerna të fshehura, kripëra dhe yndyrna të dëmshme. Të treja këto kontribuojnë në shumë probleme shëndetësore.
4. Përbërës misteriozë: Shumë ushqime të përpunuara janë të mbushura me pjesë të çuditshme. Për shembull hot-dogët përmbajnë shumë “pjesë të ngrënshme”-lëkurë kafshe, veshë, ekzofag etj.
5. Pa vlera nutricionale: Përpunimi redukton të gjitha vlerat nutricionale te ushqimet e pasura me lëndë ushqyese. Ju merrni pothuajse asgjë, nga ajo çfarë trupi juaj ka nevojë.
6. I fortifikuar me sintetikë: Për të rikuperuar humbjen e lëndëve ushqyese gjatë përpunimit, nevojiten vitamina dhe mineralë sintetikë. Ato duken si të shëndetshme, por në fakt trupat tanë nuk janë  të ndërtuara për të përpunuar lëndë ushqyese sintetike. (Një shembull perfekt është “mielli i pasuruar me shije” që gjendet në shumë produkte, përfshirë këtu edhe bukën.  Gruri “zhvishet” nga të gjithë lëndët ushqyese natyrale dhe më pas në të shtohen vitamina sintetike. Kjo është ajo çfarë ata konsiderojnë “të pasuruar”.)
7. Tregu i gabuar. Kur ju shpenzoni para në ushqimet e pëpunuara, ju inkurajoni rritjen e tyre në treg. Kur ju blini perime dhe fruta organike, ju inkurajoni dhe të tjerë të blejnë aty, si dhe çmimet më pas pësojnë një rënie graduale.
8. Paratë. Megjithëse frutat dhe perimet në përgjithësi janë të shtrenjta, shpesh ato janë më pak të shtrenjta se perimet e përpunuara.
9. Ato janë ushqime të vdekura! Zakonisht ne nuk kemi benefite nga enzimat apo lëndët ushqyese që ushqimet zakonisht përmbajnë. Ushqimet e vdekura janë të barabarta me qeliza të vdekura!
*Fakte interesante: Sipas FDA-së, 98% e lëngjeve në treg në ditët e sotme janë pasterizuar.

Ushqime të modifikuara gjenetikisht
Ku qëndron problemi me inxhinierinë gjenetike? Inxhinieria gjenetike është një teknologji e re radikale, ajo që thyen barrierat rrënjësore gjenetike-jo vetëm ndërmjet specieve, por ndërmjet njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Duke kombinuar gjenet e specieve të pangjashme dhe që nuk kanë lidhje si dhe duke alternuar kodet e tyre gjenetike, krijohen organizma të një lloji të ri që kalojnë përgjatë ndryshimeve gjenetike deri në pasardhësit e tyre të trashëguar.

Shkencëtarët tashmë po vendosin, ri-kombinojnë, ri-rregullojnë, editojnë dhe po programojnë materialin gjenetik. Gjenet shtazore dhe ato njerëzore po vendosen në bimë dhe kafshë duke krijuar forma të jetës transgjenike njerëzore që kurrë nuk ishin krijuar më parë. Për herë të parë në historinë njerëzore, qëniet njerëzore bo bëhen arkitektët e jetës. Bio-inxhinierët do të krijojnë mijëra organizma të një lloji të ri përgjatë viteve në vazhdim. Inxhinieria gjenetike mund të ngrejë shumë shqetësime. Këto shqetësime variojnë nga çështjet etike deri në një mungesë të njohurive mbi efektet e inxhinierisë gjenetike. Një nga shqetësimet më të mëdha është që në momentin që një gjen i alternuar vendoset në një organizëm, procesi nuk mund të kthehet mbrapsht.

Shqetësime të tjera përfshijnë:
Gjenet e reja që prezantohen mund të sillen ndryshe brenda “një pritësi të ri” dhe efekti i përgjithshëm në një organizëm mund të jetë i paparashikueshëm. Janë dhe disa çështje etike që përbëjnë shqetësim.
“Të luani rolin e Zotit” është bërë argument më i fuqishëm kundrejt inxhinierisë gjenetike. Përpos të gjitha shqetësimeve aktuale, potenciali i inxhinierisë gjenetike është i tmerrshëm. Megjithatë, testimet dhe kërkimet e mëtejshme do të jenë të nevojshme për të edukuar shoqërinë mbi anët negative dhe pozitive të inxhinierisë gjenetike. Me zbulimet e reja, klonimi dhe aftësitë për të ndryshuar karakteristikat e rracës njerëzore janë të paparashikueshme.
Skenari më i frikshëm i inxhinierisë gjenetike është përdorimi shkatërrues i saj. Grupet terroriste ose ushtria mund të zhvillojnë një armatim më të fuqishëm biologjik. Këto armë mund të jenë rezistente ndaj mjekimeve ose madje t’ju targetohen një grupi të caktuar që kanë gjene të caktuara. Organizmat e modifikuara gjenetikisht që mund të përdoren për armë biologjike  mund të riprodhohen më shpejt, duke krijuar sasi më të mëdha në një periudhë të shkurtër kohe, si dhe duke rritur nivelin e shkatërrimit. (McPhersson-2008-08-24).

Më poshtë do të gjeni vetëm disa nga shqetësimet që lidhet me inxhinierinë gjenetike:
Organizmat e modifikuara gjenetikisht që arratisen ose lirohen nga laborator mund të sjellin shkatërrim mjedisor.
“Ndotësit biologjikë” të modifikuar gjenetikisht, kanë potencialin për të qenë më shkatërrues sesa ndotësit kimikë. Për shkak se ato janë të gjalla, mund të jenë më të paparashikueshme sesa produktet kimikë-ato mund të riprodhohen, të lëvizë dhe të ndryshojë. Në momentin që çlirohet, do të jetë pothuajse e pamundur virtualisht që organizmat e modifikuara gjenetikisht të “thirren” për t’u rikthyer sërish në laborator. Një raport i publikuar nga 100 shkencëtarët më të mirë amerikanë paralajmëruan që çlirimi i organizmave me gjene të tilla “… mund të çojë në dëme të pakthyeshme dhe shkatërruese ndaj mjedisit.”

-Ngjitja-e gjeneve me shumë mundësi do tëç ojë në surpriza të rrezikshme.
Bioteknologjia është një shkencë e pasaktë dhe shkencëtarët kurrë nuk mund të sigurojnë një rezultat të suksesshëm 100%.  Aksidente serioze me shumë gjasa mund të ndodhin. Studiuesit që kanë eksperimentuar në “Michigan State University” zbuluan që alternimi gjenetik i bimëve për t’u rezistuar viruseve mund të shkaktojë që viruset të ndryshojnë në një formë tjetër, në forma më të dhunshme, ose forma që mund të sulmojnë specie të tjera bimore.

-Gjene të huaja nga bimët e modifikuara gjenetikisht mund të merren nga ndotësit, insekte ose shi, si dhe nga burime të tjera.
Më shumë probleme do të shfaqen nëse kulturat e modifikimit gjenetik, si rezistenca ndaj viruseve dhe insekteve, të gjejnë rrugën te farat e tyre përshembull. Bimët e alternuara në mënyrë gjenetike mund të prodhojnë toksina dhe substanca të tjera që mund të dëmtojnë zogjtë dhe kafshë të tjera.

-Bimët  dhe kafshët e modifikuara gjenetikisht pothuajse do të vënë në rrezik zhdukjeje shumë specie dhe do të reduktojnë diversitetin biologjik.
Duke marrë shkas nga gjenet e tyre “superiore”, disa nga bimët dhe kafshët e modifikuara gjenetikisht me shumë gjasa do të “sundojnë”, duke fuqizuar speciet e egra në të njëjtën mënyrë saqë prezantimi i specieve ekzotike, si “kudzu vine” dhe sëmundja e “Dutch elm”, ka krijuar probleme në Amerikën Veriore. Cfarë do të ndodhë me speciet e egra përshembull, kur shkencëtarët të çlirojnë në mjedis, salmon dhe troftë që janë dyfish më të mëdha dhe konsumojnë dyfish më shumë ushqim se speciet e zakonshme?

-Një tjetër rrezik shtrihet në krijimin e llojeve të reja të specieve.
Në momentin që shkencëtarët zhvillojnë atë që konsiderohet si “domatja perfekte” ose “pula perfekte”, këto specie do të prodhohen në sasi më të mëdha, dhe speciet “më pak të dëshiruara” do të lihen mënjanë. Kafshët dhe bimët “perfekte” më pas do të klonoheshin (të riprodhuara në kopjet ekzakte gjenetike), duke reduktuar më tej dhe disponueshmërinë e gjeneve në planet.

-Nëse bimët  e modifikuara gjenetikisht janë tolerante ndaj herbicideve, do të çojë në rritjen e përdorimit të kimikateve në agrikulturë dhe në ndotje të mëtejshme të mjedisit.
Kompanitë bio-teknologjike gjithmonë thonë se inxhinieria gjenetike do t’i japë fund përdorimit të kimikatëve të dëmshëm në agri-kulturë. Por drejtues në bio-teknologji janë kompanitë gjigante të prodhimit të kimikateve si “Mosanto, “Dupont” dhe “Rhone-Poulenc”; kështu që ata nuk janë të interesuar të kenë humbje në fitime te shitjet e kimikatëve. Këto kompani duan që bimët e modifikuara gjenetikisht të jenë rezistente ndaj herbicideve që ata prodhojnë, kështu që ata mund të shesin më shumë herbicide te fermerët që dua të aplikojnë më shumë herbicide të rrezikshme në të korrurat e tyre. Në fakt, kulturat e prodhuara modifikohen gjenetikisht që të jenë tolerante ndaj herbicideve, përgjegjëse për rreth gjysmën e testimeve të aplikimeve në fusha, të dhëna që depozitohen më pas në Departamentin e Agrikulturës në SHBA (USDA) që nga viti 1988. Madje kulturat bujqësore që modifikohen gjenetikisht për të prodhuar pesticidet e tyre kanë të pranishme dhe shumë probleme të tjera të rrezikshme. Pesticidet eventualisht do të evoulojnë pasi janë rezistente, më pas kimikatë më të fortë do të jenë të nevojshëm për të hequr qafe pesticidet. Por çfarë do të ndodhë kur pesticidet të alternojnë gjenet e bimëve të padëshiruara?

-Inxhinieria gjenetike e kulturave bujqësore dhe te kafshët që prodhojnë ushqim, mund të sjellë reaksione toksike dhe alergjike te njerëzit.
Dikush mund të jetë alergjik ndaj kikirikëve ose midhjeve, pershembull, nuk do kishte asnjë mundësi për ta kuptuar nëse një domate apo një ushqim tjetër është alternuar me proteina nga këto substanca, dhe mund të kishte një reaksion fatal duke ngrënë ushqime të tilla të alternuara gjenetikisht. Përveç kësaj, inxhinierët gjenetikë mund të marrin proteinat nga bakteriet që ata gjejnë në dhe (të tokës), në oqean-kudo-si dhe t’i përfshijnë në ushqimin që njerëzit konsumojnë. Substanca të tilla kurrë nuk janë përfshirë në ushqim ndonjëherë, kështu që karakteristikat e tyre toksike ose alergjike janë akoma të panjohura.

-Produktet e modifikuara gjenetikisht nuk kanë të dhëna të mira për sigurinë njerëzore.
Në 1989-1990, një “brand” i modifikuar gjenetikisht i L-triptofanit, një suplement i zakonshëm dietik, vrau më shumë se 30 amerikanë dhe la të gjymtuar përgjithmonë ose preku më shumë se 5000 të tjerë me një fund potencialisht fatal, çrregullime të dhimbshme të gjakut, sindromën e eosinofilia mialgjike, përpara se të rikujtohej nga FDA. “Showa Denko K.K”, kompania japoneze që zë vendin e tretë për prodhimin e kimikateve, e ka përdorur këtë bakterie të modifikuar gjenetikisht për të prodhuar suplemente të mëtejshme. Besohej që bakteria, disi u ndot gjatë procesit të rikombinimit të ADN-së. Nuk kishte asnjë etiketë në produkt për të identifikuar nëse produkti ishte modifikuar gjenetikisht.

Së fundmi, Pepsi Co është akuzuar se ka përdorur përbërës të modifikuar gjenetikisht, edhe pse janë në dijeni për efektet e tyre të dëmshme. Raporti i 2009-s i Pepsi Co përmban një propozim që tregon një tablo të qartë të përdorimit të përbërësve ushqimorë të modifikuar gjenetikisht që kompania përdor dhe sjellja e saj kundrejt një problemi të tillë. Propozimi përshkruan një plan për të hequr përbërësit e modifikuar gjenetikisht nga produktet e Pepsit, për të mbajtur stabël “Integritetin e produkteve të kompanisë”. Shqetësimi, i arkivuar për opinionin publik në raport, është që produktet e Pepsit përmbajnë “përbërës të mundshëm të modifikuar gjenetikisht” si misër, oriz, kanola, sojë dhe sheqer.

Raporti citon 12 dokumente ose studime në të cilat shprehet më së miri rreziku i kulturave bujqësore të modifikuara gjenetikisht. Provat përfshijnë një studim të 2007 në Paris, Francë, ku minjtë u ushqyen me misër të modifikuar gjenetikisht të prodhuar nga kompania gjigante “Monsanto”.  Rezultatet, të cilat u publikuan në gazetën e “Archives of Enviromental Contamination and Toxicology”, ishin mjaft të pafavorshme për misrin.  Minjtë treguan “shenja toksiciteti” në veshka, mëlçi si dhe zhvilluan probleme në këto organe.

Në 2005, një testim i zhvilluar nga “Australia Commonëealth Scientific and Industrial Research Organization”provokoi një përgjigje të fortë imunitare në minjtë laboratorikë kur u testuan nga shkencëtarët e “John Curtin Medical Research School”, në qytetin e Kanberra-s. Testet që u nxorrën ishën normale për testimin e ilaçeve, por jo ushqimeve. Ligji i SHBA-së nuk e kërkon të nevojshëm një testim të tillë dhe me shumë mundësi do të aprovohej nëse do testohej në SHBA. Rezultatet u publikuan në “The Journal of Agricultural and Food Chemistry (2005). Studimi doli në përfundimin se “Këto kërkime  megjithatë demostrojnë  që shprehja transgjenike e proteinave jo-vendase te bimët mund të çojë në sintezën e varianteve strukturore  me imunogjenicitet të alternuar.” Me fjalë të tjera, bimët e modifikuara gjenetikisht mund të çojnë në përgjigje të paparashikueshme imunitare te njerëzit. Në një incident tjetër në 2005, “Syngenta” pohoi që aksidentalisht kishte shitur fara misri të modifikuara gjenetikisht dhe të pa-aprovuara në SHBA për rreth 4 vite (2001-2005). Ky gabim rezultoi në rreth 15,000 hektarë të mbjellë me varietet të pamiratuar dhe rreth 133 milion kilogramë misër që shkonte direkt për nevojat e konsumatorëve.  Provat në raportin e Pepsit përfaqësojnë një fraksion dëshmish që dërgojnë një mesazh tejet të qartë; produktet e modifikuara gjenetikisht janë tepër të rrezikshme. Propozimi i paraqiti Pepsit një informacion të detajuar lidhur me këtë çështje dhe rekomandoi që përbërësit e modifikuar gjenetikisht duhet të hiqeshin nga çdo produkt i Pepsit. Përgjigja e Pepsit ishte: “Ne besojmë që produktet e modifikuara gjenetikisht luajnë një rol të madh në gjenerimin pozitiv të ekonomisë, kontributit social dhe mjedisor në të gjithë botën, sidomos në periudhën kur ka kufizime në konsumin ushqimor.” Bordi i drejtorëve të Pepsit rekomandoi që të votohej kundër propozimit.

-Patentimi i produkteve të modifikuara gjenetikisht si dhe përhapja e tyre, mund të eliminojë metodën e rritjes të përdorur prej shekujsh.
Nëse ky trend nuk ndalohet, patentimi i bimëve transgjenike dhe kafshëve që prodhojnë ushqim, mund të çojë në eliminimin e metodës së rritjes që fermerët kanë përdorur prej shekujsh, që në fillimet e rracës njerëzore. Eventualisht, në dekadat e ardhshme, agrikultura mund të zhvendoset nga toka drejt fabrikave të kontrolluara nga kompanitë biotike dhe kimike. Njerëzit nuk do ta njohin më kurrë kënaqësinë e të ngrënit produkte natyrale. Miliona fermerë në të gjithë botën mund të humbin “identitetin” e tyre si dhe humbasin një mënyrë për të siguruar jetesën. Shpresa për të krijuar një sistem të qëndrueshëm agrikulturor mund të venitej.

-Patentimi i specieve të modifikuara gjenetikisht redukton qëniet e gjalla drejt një statusi të prodhimit të produkteve, që do t’u sjellë shumë vuajtje.
Në janar të 1994, Sekretari i USDA-së i atëhershëm Mike Espy, njoftoi që shkencëtarët e USDA-së kishin arritur të përfundonin genomi-n “harta e rrugëve” për derrat, eksperimentim që nuk ishte bërë kurrë më parë. Përpos vuajtjeve të vazhdueshme që krijesat pësojnë gjatë eksperimenteve të tilla (si prsh gabimet mund të çojnë në deformime të dhimbshme, të gjymtuar, të verbër etj); këto krijesa “të modifikuara gjenetikisht” nuk kanë vlerë për krijuesit e tyre por janë vetëm disa “shpikje” mekanike. Kafshët zakonisht modifikohen gjenetikisht për përdorim laboratorik si prsh “Miushi i Harvardit” që përmban gjene njerëzore që shkaktojnë kancer që më pas kalon në një sërë hapash të tjerë gjeneruese, të cilat shkaktojnë vërtet shumë dhimbje. Një shkencë e pastër reduksioniste, bioteknologjia redukton të gjithë jetën në disa bite informacion (prsh kodi gjenetik) që mund të transformohet dhe të ri-transformohet sërish. Kafshët trajtohen si “objekte” në sytë e shpikësve të tyre.  Momentalisht, qindra kafshë “ të frikshme” të modifikuara gjenetikisht po presin aprovimin e patentës nga qeveria.

-Askush nuk po luan një rol rregullues për organizmat e modifikuara gjenetikisht ose t’i testojë ato në lidhje me sigurinë.
Në 1986, disa nga deputetët e kohës së Reganit, rishikuan statutet që ekzistonin për të lehtësuar rrugën për produktet e reja bio-teknologjike. Por këto ligje u krijuan vite më parë në lidhje me kimikatet, por nuk parashikonin produktet e gjalla të inxhinierisë gjenetike. Studimet tregojnë pakëz ndryshim në vitet pasardhëse. Në 2003, në një letër për “New York’s University Center” përsa i përket ligjeve të përdorimit të tokës dhe mjedisit, Emily Marden përshkroi të gjithë procesin nga fillimi i një produkti të modifikuar gjenetikisht në laborator dhe mbërritjen e tij deri në supermarket.

Që nga 1990, Marden raporton dy supozime kyçe që përmenden ndaj OMGj-ve: 1)Ajo lloj teknologjie posedon një nivel të ulët për rrezikun e shëndetit publik dhe mjedisor; 2) masat rregulluese të mëparshme  janë mëse të mjaftueshme për  të kontrolluar OMGj-të.  Si rezultat, organizmat me gjene të alternuara mund të depërtojnë lehtësisht për të qenë pjesë e ushqimeve që ne konsumojmë çdo ditë, pa ndonjë përpjekje serioze për të matur rrezikun e tyre.

Autori Dan Quayle, nënkryetar  i George Bush asokohe, është një nga më të duhurit për të gjykuar në lidhje me përdorimin e OMGJ-ve. Quayle drejtoi Këshillin e Bush në “Konkurrenca”, një grup i ngarkuar për të promovuar interesat e biznesit të SHBA-së duke reduktuar barrën rregullatore në ekonomi. Këshilli operoi nën zyrën e nënkryetarit; anëtarët përfshinin avokatin e përgjithshëm, sekretarin e tregtisë, dhe kryetarin e këshillit të këshilltarëve të ekonomisë-por asnjë nga FDA dhe USDA. Që të sillej si drejtor ekzekutiv, Quayle përgjoi shefin ekzekutiv të industrisë kimike në Indiana, Allan Hubbard.
Në vitet 1990, kompanitë agro-kimike si Monsanto, kishin investuar biliona në teknologjinë OMGJ dhe ishin të etur për të sjellë në treg farat e tyre. Presidenti Bush kishte për detyrë të vendoste si t’i rregullonte ato. Ai ja kaloi këtë detyrë Këshillit të Quayle. Për të përshtatur grupin me rregullat e reja të reduktimit të barrës rregullatore, Këshilli mori përsipër një qasje komplet tjetër.

Sipas Marden, Këshilli theksoi më tepër nevojën për të eliminuar barrën rregullatore të panevojshme në të gjitha fazat e zhvillimit të produkteve të reja bioteknologjike-eksperimente të fushës dhe laboratorike, si dhe shitjet vjetore e përdorimi i tyre.

Dhe u desh një fushë më e gjerë për të parë se çfarë ishin rregullat e panevojshme dhe nga se përbëheshin ato: Qeveria duhet të implementojë ligje të reja në bioteknologji për ato me instanca të limituara ku tregjet private dështojnë për të siguruar stimuj adekuatë për të shmangur rreziqet e paarsyeshme mbi shëndetin dhe mjedisin. Kanë kaluar më shumë se 15 vjet që nga kalimi i gjykimit të Këshillit, dhe nuk janë hartuar më ligje të reja lidhur me OMGJ-të.

Pas stabilizimit të parimeve të tyre, Quayle dhe këshilli i tij filluan të mendonin për krijimin e asaj që më vonë u quajt “një tablo e koordinuar” për rregullimin e OMGJ-ve, e cila përfshiu 3 agjensi: FDA-ja, EPA dhe USDA (nën shërbimin e inspektimit të shëndetit të bimëve dhe të kafshëve ose APHIS.)

Në librin e saj, “Rrezik i pasigurtë: Inxhineria gjenetike dhe e ardhmja e farave”, Claire Hope Cummings tregon se si agjensitë po e menaxhonin detyrën që iu ishte dhënë. USDA-ja aplikon “The Plant Pest Act” ndaj kulturave me OMGJ, e cila përjashton procesin e inxhinierisë gjenetike nga konsiderata, shkruan ajo. Për më tepër, agjensia mbështetet plotësisht në kompaninë e farave për informacion mbi rrisqet ekologjike. Deri më tani, industria ka dhënë një faturë të pastër mbi shëndetin.

Përsa i përket EPA-s, ajo shikon vetëm një lloj OMGJ-je: ato që janë të modifikuara që të përmbajnë pesticide. Kjo përjashton përdorimin e gjerë të herbicideve tolerante (të quajtura “Roundup Ready) me misër dhe soje. Në vend të kësaj, e gjithë vëmendja shkon te të korrurat e modifikuara gjenetikisht si ato të Monsantos, të projektuara për të përmbajtur karakteristika pesticidesh të bakteries Bacillus thuringiensis (Bt).

Por këtu teknologjia luan një rol të rëndësishëm. Duke operuar nën parimet e Quayle, EPA supozon që meqë Bt është e sigurt për njerëzit, misri Bt duhet të jetë gjithashtu i sigurtë, raporton ajo. Por ka disa pika kyçe që i diferencojnë.  Ndërkohë që Bt-ja natyrale aktivizohet vetëm në zorrët e insekteve që janë më të prekshme, Bt-ja e modifikuar gjenetikisht është gjithmonë aktive dhe vazhdimisht kullon nga pjesë të ndryshme të bimës, shkruan Claire.

FDA-ja është rregullator për sa i përket ushqimit, ilaçeve dhe artit kozmetik. Kur një agjensi vendos ë një produkt është i sigurtë për përdorim, kalon në treg pa pasur nevojë për testim. Përpara se të testojë një produkt, FDA-ja deklaron kategorinë “në përgjithësi të vlerësuara si të sigurta”.
Duke analizuar këtë material, një konkluzion del: Qeveria jonë në mënyrë esenciale nuk është rregullatore për ushqimin OMGJ. (Philpott, Dhjetor.2008).

-Duke patentuar gjenet që ata do të zbulojnë  dhe organizmat e gjalla që ata krijojnë, një kompani e vogël elitë në të ardhmen me shumë mundësi do të kontrollojë të ardhmen gjenetike të trashëgimisë së këtyre bimëve.
Shkencëtarët të cilët “zbulojnë” gjene dhe mënyra për t’i manipuluar ato, jo vetëm që mund të patentojnë teknikat gjenetike inxhinierike por edhe vetë gjenet. Kompanitë kimike, farmaceutike dhe bioteke si “DuPont”, “Upjohn”, “Bayer”, “Dow”, “Monsanto”, “Cib-Geigy” dhe “Rhone-Poulene”, po mundohen për të identifikuar dhe për ta patentuar gjenet e bimëve, kafshëve dhe njerëzore, në mënyrë për të përfunduar kryesimin në agrikulturë, te kafshët dhe në përpunimin ushqimor.  Janë disa kompani që dikur premtuan një jetë pa pesticide dhe plastikë. Do t’i besonit atyre?

-Ekzaminimi  gjenetik me shumë mundësi do të çojë në humbje të privacisë dhe në nivele të reja të diskriminimit.
Që tani, njerëzve po u mohohet siguracioni shëndetësor për shkak të disa gabimeve që kanë në gjene. A do të kërkojnë punëdhënësit ekzaminim gjenetik të punonjësve të tyre dhe do të mohojnë punën e tyre në bazë të rezultateve? A do ketë qeveria akses në profilet tona personale gjenetike? Dikush mund të imagjinojë lehtësisht nivele të reja të diskriminimit për ata që kanë profile gjenetike prsh më pak inteligjente ose më të predispozuar për të pasur sëmundje të ndryshme.

-Inxhinieria gjenetike po përdoret për të “përmirësuar” rracën njerëzore, një praktikë e quajtur eugjenikë.

Ekzaminimi gjenetik tashmë na lejon të identifikojmë dhe të abortojmë fetuse që mbajnë gjene  për çrregullime të caktuara gjenetike. Por brenda dekadës tjetër, shkencëtarët me shumë gjasa do kenë një hartë të plotë të genomit të njerëzor me të cilin mund të punojnë. A do abortojmë ne fetusë nën bazë e dëmtimeve që nuk janë kërcënuese për jetën si miopia, sepse dikush është i predispozuar ndaj homo-seksualitetit apo thjesht për shkaqe kozmetike? Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë kanë aplikuar për një patentë për të alternuar gjenetikisht  qelizat e spermës te kafshët , kështu që tiparet nga një brez në tjetrin mund të ndryshohen; aplikacioni sugjeron që kjo praktikë gjithashtu mund të kryhet dhe te njerëzit. Lëvizja nga eugjenika shtazore drejt eugjenikës njerëzore mund të jetë një hap i vogël. Të gjitha duam më të mirën për fëmijët tanë, por ku duhet të ndalojmë? Jo të gjithë shkencëtarët janë optimistë për inxhinierinë gjenetike. Ndërmjet tyre mund të përmendim Erwin Chargoff, biokimisti që shpesh i referohen si babai i biologjisë molekulare. Ai paralajmëroi që i gjithë ky inovacion nuk rezulton në “progress”. Chargoff dikur iu referua inxhinierisë gjenetike si “Auschwitz molekular” dhe  paralajmëroi që teknologjia e inxhinierisë gjenetike posedon një rrezik më të madh për botën sesa avancimi i teknologjisë nukleare. “Kam ndjesinë që shkenca ka kapërcyer një barrierë që duhej të mbetej e paprekur”-shkroi ai në autobiografinë e tij “Heraclitean Fire”. Chargoff gjithashtu paralajmëroi:
“…Ju nuk mund të thërrisni një formë të re jete…Do të mbijetojë ndaj juve, fëmijëve tuaj dhe fëmijët e fëmijëve tuaj. Një dëm i pakthyeshëm në biosferë është diçka e padëgjuar më parë, diçka e paimagjinueshme për brezat e mëparshëm, dhe e vetmja gjë që do doja ishte që brezi im mos të ishte fajtor për këtë.”
* Fakte interesante: Një masë e rëndësishme parandaluese për parandalimin e urthit është konsumimi i vakteve të vogla me yndyrë të ulët.

Si të shmangim ushqimet e modifikuara gjenetikisht
Këtu janë disa këshilla se si mund të shmangni ushqimet e modifikuara gjenetikisht, si dhe një listë me ushimet që duhet të shmangni dhe përbërësit e dëmshëm që ata përmbajnë:
Bojkotoni:
-Coca-cola (shurup misri dhe/ose Aspartame)
-Fritos (misër)
-Hamburgerë jeshile gjigantë (sojë)
-Patatet e skuqura të McDonald’s (patate)
-Cokollata Nestle (sojë)
-Shurup misri (misër)
-Nutrasëeet (Aspartame)
-Salca për sallata Kraft (vaj kanola)
-Margarina e Fleishman (sojë)
-Formulë për të porsalindurit Similac (sojë)
-Gjalpi Land O’Lakes (BGH)
-Gjalp kremoz Cabot (BGH)

Domatet: Të modifikuara gjenetikisht me një bakterie të prejardhur kanamycin ( gjen rezistent), ADN-ja në krah të kundërt, gjene shënjuese antibiotike , viruse,  gocë deti (butak) i Atlantikut verior dhe ngecje të ADN-së. Këto dhe ushqimet e tjera të modifikuara gjenetikisht kanë gjene shënjuese antibiotike dhe përdoren për të lehtësuar procesin gjenetik inxhinierik. Ato mund të shkaktojnë alergji dhe sëmundje auto-imunitare.

Patate: Të modifikuara gjenetikisht me ADN-në e një insekti i cili përmban dyll, të modifikuara gjenetikisht për të prodhuar pesticidin e tyre me ADN-në e bakteries “bacillus thuringiensis”.

Misri: Modifikohet gjenetikisht për të toleruar sasitë e larta të pesticidit kimik “glufosinate”; modifikohet gjenetikisht me një virus dhe me ADN-në e një bakterieje “bacillus thuringiensis”.

Sojë: Të modifikuara gjenetikisht bashkë me ADN-në e alternuar nga Monsanto me një bakterie; e aftë për të toleruar doza të rënda të “Monsanto’s Roundup”, pesticidin kimik (glyphosate).

Kungull i verdhë (pjesa e qafës): Gjene të ndara me dy viruse eksperimentale  dhe gjene treguese arbitrare , të afta për të shkaktuara efekte të paparashikueshme dhe të papritura.

Vaji i kanolës: Të modifikuara gjenetikisht dhe ADN-ja e alternuar me rrepë kalifornike si dhe viruse e bakterie të ndryshme, për të prodhuar sasi të larta të acidit laurik.

Vaji i farave të pambukut: Të modifikuara gjenetikisht dhe një ADN e alternuar me bakterien e Arabidopsis si dhe viruse për të bërë të mundur aplikimin e gjerë të pesticidit kimik “bromoxynil”. Ky i fundit shkakton deformime në lindje të qëniet njerëzore.

Papaja: Disa prej tyre janë modifikuar gjenetikisht.

Produktet e lartpërmendura duhet të konsumohen në formën organike për t’u siguruar që nuk po konsumoni një produkt të modifikuar gjenetikisht. Kjo listë po rritet akoma dhe më shumë. Për të qenë në dijeni me të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni www.truefoodnow.org.

Që nga fillimet e viteve 1997, këto produkte janë modifikuar gjenetikisht dhe gjenden me një përqindje të madhe në treg. Meqë ato shiten të paetiketuara në supermarketet e zakonshme, nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse domatet, patatet, misri, soja etj, janë modifikuar gjenetikisht. Nëse jetoni në një kombi  cili mund të marrë importe nga SHBA-ja apo Kanadaja, ju duhet të shmangni ushqimet jo-organike. Shteti juaj ose një shtet që po eksporton këto produkte te ju, mund të sjellë produkte të modifikuara gjenetikisht. Konsumoni sa më shumë ushqim organik të mundshëm. Edhe nëse blini fara për t’i rritur në kopshtin tuaj, blini vetëm fara organike.

Shmangni darkën në restorante.
Vetëm nëse menaxheri i restorantit e bën të qartë që aty gatuhet vetëm me ushqime organike, mundohuni ta shmangni sa më shumë konsumimin e vakteve në restorante. Meqë ushqimet e modifikuara gjenetikisht nuk kanë etiketë, ju nuk mund ta dini se cilat nga ushqimet e lartpërmendura janë të modifikuara gjenetikisht.

Lexoni etiketat me kujdes. Kini kujdes me ushqimet e përpunuara. Kini kujdes nga përbërësit jo-organikë si soja apo misri pasi ato gjenden në shumë produkte.
Shmangni shurupin e misrit, fruktozën dhe shurupin e misrit me fruktozë të lartë, e cila gjendet pothuajse në të gjitha pijet e gazuara dhe soda-t dietike (edhe market që etiketohen si të shëndetshme), dhe pothuajse në të gjitha produktet e ëmbla, jogurt dhe aspirinë. Shmangni vajin e misrit, niseshtenë e misrit, vaktin me misër, sodë gatimi, pluhur gatimi, shurup glukoze; shmangni sojën, miellin e sojës, pizza-t, biskotat, torta, makarona, mbushjet në produktet e mishit (përshembull Big Macs), zvëndësues vegjetarianë të mishit, (për shembull tofu, hamburger tofu, hot-dog tofu), qumësht soje, formula për të porsalindurit, ushqime për bebet; lëngje dietike dhe me proteina; ëmbëlsira me çokollata; margarinë, akullore, vaj soje në sallata dhe në patetina, salcë soje, lecithinë dhe lecithinë soje. Në të gjitha, në pothuajse mbi 30,000 produkte!

Shmangni BGH-në te qumështi apo produktet e tjera të bulmetit.
Hormoni i rritjes i modifikuar gjenetikisht i Monsantos (BGH), që shitet te veterinerët dhe injektohet te lopët, që shkakton rritje të prodhimit të qumështit dhe shumë efekte të tjera. Këto lopë më pas kanë nevojë për mbikqyrje të vazhdueshme dhe doza të vazhdueshme të larta antibiotikësh. Qumështi i tyre përmban nivele të larta të qelbit. Qumështi i lopës dhe produktet e tjera të bulmetit të prodhuara nga ky qumësht gjithashtu përmbajnë BGH.  Ky hormon rrit rrezikun e kancerit te qëniet njerëzore.

Shmangni aspartamen
Aspartame njihet si ëmbëlsues  (Equal ose Nutrasweet) si dhe është i përbërë nga 3 kimikatë si dhe një enzimë të  modifikuar gjenetikisht. Mund të nxisë shumë lloje sëmundjesh. Përveç gjërave të tjera, copëzohet në formaldehid në trup.

Konsumoni sa më shumë djathë organikë
Shumë lloje djathi jo-organik janë të përbëra nga një përbërje të modifikuar gjenetikisht që quhet “chymosin”.

Shmangni brumin e kondicionuar
Kjo është një fjalë që përdoret për të treguar një kombinim të enzimave të modifikuara gjenetikisht dhe përbërjeve të tjera që gjenden në produktet e lira të brumit.

Shtues dhe enzima të tjera të modifikuar gjenetikisht
Shmangni amilazën (që përdoret në përgatitjen e brumit, miellit, drithërave dhe niseshtesë), katalazës (të përdorur në pijet e gazuara, në të verdhat e vezëve, hirrës së lëngshme) dhe laktaza.
* Fakte interesante: Një studim i “Harvard School Public Health” demostroi që një dietë  e pasur me karbohidrate të thjeshta si orizi i bardhë, buka e bardhë dhe patatet e bardha rrisnin rrezikun për kancerin pankreatik në femrat mbipeshë dhe që kanë një jetë sedentare.

Mishi dhe shpendët:
Shumë qënie shtazore ushqehen me ushqim të modifikuar gjenetikisht dhe shumë shpesh bien pre e sëmundjeve të ndryshme. Mishi më i sigurtë që mund të konsumoni është ai që vjen nga kafshë të rritura në mënyrë organike. Shmangni produktet komerçiale sidomos produktet e detit. Mishi i derrit shpesh alternohet gjenetikisht me ADN-në nga qeniet njerëzore. (Eshtë koha e duhur nqs po mendoni të bëheni vegjetarianë!)

Favorizoni kompanitë që nuk përdorin hormonin e rritjes Bovinë (BGH).
Bëni kërkime dhe blini vetëm nga pika shitjeje që ofrojnë paketim në të cilin shkruhet që produkti nuk ka hormon rritjeje (BGH).  Kini veçanërisht kujdes me gjalpin. Blini vetëm gjalp organik, sepse ndryshe kompanitë blejnë qumësht të lirë me BGH për të prodhuar gjalpin.

Duke konsumuar vetëm ushqim  organik, ju do të mbroni veten dhe familjen.  Pothuajse çdo gjë që mund të gjeni në marketet konvencionale, është gjithashtu e prodhuar nga industria e ushqimeve organike. Nëse blini me kujdes ushqime të përzgjedhura konvencionale, të paktën mundohuni të jeni të përditësuar lidhur me të rejat më të fundit në përzgjedhjen e ketyre ushqimeve, të dhëna që mund t’i gjeni në faqet online përkatëse.

error: Nuk lejohet kopjimi!