Celuliti është një nga çrregullimet më të zakonshme tek femrat, për eleminimin e të cilës egzistojnë dy trajtime themelore: mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik. Personat me celulit duhet që në zakonet e tyre të të ushqyerit të kufizojnë mjaft përdorimin e kripës, të shmangin pijet me sheqer, pijet e gazuara, alkoolin, kafeinën, ushqimet e yndyrshme, si dhe proteinat me prejardhje shtazore.
Nga ana tjetër, rekomandohet të pihet sa më shumë ujë, kafeja të zëvendësohet me sa më shumë me çajra të ndryshme, kryesisht çajin jeshil, i cili është një nga ushqimet më efikase kundër celulitit, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, sidomos frutat e pasura me vitaminën C, kalium, dhe squfur, si: agrumet, banania, pjeshka, bishtajat, etj.
Nëse reduktoni ushqimet dhe pijet e dëmshme si dhe konsumoni rregullisht ushqimet e mëposhtme, duke i alternuar me aktivitetin fizik dhe masazhet, celuliti do të largohet, si dhe do të jetë një masë e mirë parandaluese kundër tij.
Ja ushqimet kryesore qe luftojne celulitin:
- Portokalli
- Limoni
- Qitroja
- Ananasi
- Brokoli
- Veza
- Orizi integral
- Rrushi
- Djathi
- Pjepri
- Mangoja
- Spinaqi
- Molla
- Luleshtrydhja
- Fileto pule
- Fileto gjel deti
- Buka e zezë me miell të pasitur
- Buka integrale
- Çaji jeshil
- Çaji i kuq
- Peshku merluc
- Peshku hake
- Peshku sgoliola
- Peshku ton
- Kopra
- Karçiofi
- Karrota
- Arra
- Bajamja
- Rradhiqja
- Kivi
- Panxhari
- Kastraveci
- Qumështi pa yndyrë
- Uthulla e mollës
- Boronica
- Domatja
- Banania
- Pjeshka
- Bishtajat
Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.
Ujë me limon
Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrurjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjes apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.
Çaji jeshil
Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuarnë pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.
Vitaminat
Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? Konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi. Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit. Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve. Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë. Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.
Kafe me limon
Një ndër pijet më të preferuara ju ndihmon kundër simptomave të celulitit. Merni llumin e kafesë dhe bashkojeni me pak lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me lëngun e limonit dhe lëreni të pushojë rreth 10 minuta. Më pas filloni të masazhoni lëkurën me kujdes me lëvizje rrethore. Sasinë e kafese mund ta vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni. Mund të përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni.Bëjeni këtë trajtim tre herë në jave gjatë dushit dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të bollshëm.