Ushqime të pasura me magnez që kanë përfitime të provuara

Ushqime të pasura me magnez që kanë përfitime të provuara

Ushqimet e pasura me magnez janë thelbësore për shëndetin qelizor dhe mbi 300 funksione biokimike në trup. Për fat të keq, shumë prej nesh mund të kenë mangësi të magnezit, dhe shumica as nuk e dinë!

Disa nga funksionet kryesore që kërkojnë magnez janë:

-Sinteza e proteinave

-Funksionimi i nervave

-Kontrolli i sheqerit në gjak

-Lëshimi i neurotransmetuesit

-Rregullimi i presionit të gjakut

-Metabolizmi i energjisë

-Prodhimi i glutationit antioksidant

A po konsumoni mjaftueshëm ushqime të pasura me magnez?

Mungesa e magnezit nuk diagnostikohet lehtë sepse nuk shfaqet në testin e gjakut! Vetëm 1% e magnezit në trup ruhet në gjakun tuaj dhe pjesa tjetër ruhet në kocka.

Disa nga sfidat kryesore shëndetësore që lidhen me mungesën e theksuar të magnezit përfshijnë:

-Mosbalancimi i hormoneve dhe PMS

-Fibromyalgia

-Atak ne zemer

-Diabeti i tipit 2

-Osteoporoza

-Kapsllëk

-Tension ose dhimbje koke/ migrenë

-Ankthi dhe depresioni

-Lodhje kronike

Ushqime të pasura me magnez

Perimet me gjethe jeshile nuk janë të vetmet ushqime të pasura me magnez dhe klorofil. Këtu janë ushqime të pasura në magnez që ju do donit t’i shtonit në dietën tuaj. (Burrat RDA 400 miligram/në ditë dhe Gratë RDA 310 miligramë/në ditë)

1.Spinaqi – 1 filxhan: 157 miligram (40% DV)

2. Lakër Chard – 1 filxhan: 154 miligram (38% DV)

3.Fara kungulli – 1/8 filxhan-it: 92 miligram (23% DV)

4.Kos ose Kefir – 1 filxhan: 50 miligram (13% DV) 5.Bajame – 28 gr: 80 miligram (20% DV)

6. Fasule të Zeza – ½ filxhan: 60 miligram (15% DV)

7.Avokado – 1 mesatare: 58 miligram (15% DV)

8.Fiq – ½ filxhan: 50 miligram (13% DV)

9.Çokollatë e errët – 1 katror: 95 miligram (24% DV)

10.Banane – 1 mesatare: 32 miligram (8% DV)

Shkaqet më të shpeshta të mungesës së magnezit përfshijnë:

-Konsumi i më pak se tre porcione perimesh në ditë

-Konsumi i tepërt i alkoolit

-Një dietë e lartë në sheqer dhe acid fitik

-Marrja e barnave me recetë si antibiotikë dhe diuretikë

-Absorbim i varfër për shkak të zorrëve poroze.

error: Nuk lejohet kopjimi!