Urtikariet-ja çfarë duhet të dimë

Urtikariet-ja çfarë duhet të dimë

Urtikaria


Urtiakaria Kolinergjike..Është manifestim i lëkurës i njohur për “gunga”(ngritje mbi lëkurë) të kuqe që kruhen.

Shkaktarët më të shpeshtë janë reaksionet alergjike, megjithëse ka mjaft shkaktarë jo alergjik. Kështu në shumicën e rasteve të urtikarieve që zgjasin më pak se 6 javë- e ashtuquajtura urtikarie acute, shkaktarët janë të natyrës alergjike; ndërsa urtikariet me kohëzgjatje >6 javë – urtikaria kronike

Ënjtjet (sipërfaqet e ngritura të rrethuara me skaje të kuqe) nga urtikaria mund të shfaqen kudo në sipërfaqe të lëkurës dhe pavarësisht se cili është shkaktari (alergjik apo jo alergjik), kemi të bëjmë me lirimin kompleks të ndërmjetësuesve inflamatorë të cilët shkaktojnë rrjedhje të lëngut nga enët sipërfaqësore të gjakut, që rezulton me edem (ënjtje) e cila perziston deri sa të thithet lëngu ndërqelizorë në indin rrethues. Ënjtjet mund të jenë të madhësive të ndryshme, si pikëza ose disa cm. në diametër.

Urtikaria shpesh shoqërohet me një gjendje më të rëndë – angioedemën (gjithashtu e shkaktuar nga faktorët alergjik dhe jo alergjik) e cila karakterizohet me rrjedhje të lëngut nga enët më të thella të gjakut në lëkurë dhe nën lëkurë. Ënjtja mund të përfshijë gojën, fytin, organet e traktit tretës, por edhe pjesët tjera të trupit dhe mund të jetë fatale për personin, prandaj kërkohet ndihma emergjente e mjekut.

Spo trajtojme urtikarien nga ushqimi po nje lloj tjeter urtikarie

Ishte rasti i nje pacientjeje e cila kishte pesuar keto lloj urtikarie disa here rrjesht sapo kishte mbaruar aktivitetin fizik

Urtikaria fizike
Përfshinë urtikarien akuagjene (reaksion ndaj ujit); kolinergjike (e shkaktuar nga stresi emocional, nxehja e trupit pas stërvitjes apo dushit të nxehtë); nga të ftohtit (uji, akulli apo ajri i ftohtë); të nxehtit (ushqimet apo objektet e nxehta); dermatografizmi (reaksion mjaft i shpeshtë i shkaktuar nga gërvishtja e lëkurës) si dhe urtikarie e shkaktuar nga rrezet e dielli..

Urtikaria zakonisht diagnostikohet në bazë të historisë dhe ekzaminimit fizik.
Testet lëkurore mund të bëhen për të vërtetuar alergjenët ushqimor apo medikamentoz, ndërsa analizat e gjakut mund të kërkohen te rastet kronike kur dyshohet në sëmundje autoimune, çrregullim të tireoidesë apo mëlçisë.

Mjekimi konsiston në zbulimin e shkaktarit dhe shmangien e ekspozimit. Te format akute përdoren antihistamin-ikët dhe ndonjëherë është e nevojshme të kombinohen me kortikosteroidët oral, ndërsa format kronike kërkojnë terapi kohë gjatë për të minimizuar simptomat.

error: Nuk lejohet kopjimi!