UJI

UJI

6.1. UJI- PREZANTIM

Shkëputur nga libri “Dieta?! Jo vetëm?!2014  Anila Kalleshi – Dietologe klinike

Uji është elementi bazë i trupit tonë. 65-70% ( sasia zbret në 45% në rast të obezitetit) është përqindja e trupit tonë, çka tregon se ne jemi përbërë kryesisht nga ujë. Për të konfirmuar këtë fakt është e vendit të mendojmë se trupi ynë mund të mbijetojë pa ushqim, por në mungesë të ujit, pas 2-4 ditë arrrin vdekjen, gjithsesi 15-25% e peshës trupore humbje, ka rezultuar fatale.

Tab. 6.1 përmbajtja e ujit në pjesë trupore të ndryshme

SISTEMI LIMFATIK

Është një tërësi elementesh që krijon një rrjet të përbërë krysisht nga limfonoide dhe nga vena limfatike. Detyra e saj është drenimi i indeve të limfës, duke i drejtuar në vena. Funksionaliteti i tij kontribuon në funksionimin e mirë të sistemit imunitar ( prodhon qeliza si limfocite dhe monolite)

Limfa është lëngu që qarkullon në venat limfatike dhe mund të jetë e pasur me disa përbërës, si: ujë, proteina, kripëra minerale dhe yndyra.

 

Rëndësia e ujit shfaqet edhe në ekzistencën e tij në mënyrë zbritëse në varësi me moshën – i moshuari, (50%) është më i dehidratuar nga fëmija (80%). Hidratimi, pra është një nga parametrat esencial për të përcaktuar moshën tonë biologjike: sa më shumë të jemi të dehidratuar aq me të moshuar jemi.

30% e ujit trupor gjendet në lëngjet (ekstraqelizore) dhe 70% në indet (intraqelizore). Veçanërisht gjaku përmban 85%,  në indet muskulare rreth 75%,  kockat rreth 20%.

 

Shpërndarja e ujit trupor në ndarje të ndryshme në lidhje me gjininë dhe moshën
Mosha (vjec) Burrë (%peshë trupore) Grua (%peshë trupore)
ATC LIC LEC ATC LIC LEC
10-16 58.9 39.3 19.6 57.3 38.2 19.1
17-39 60.6 40.4 20.2 50.2 33.5 16.7
40-59 54.7 36.5 18.2 46.7 31.1 15.6
60-80 51.5 34.3 17.2 45.5 30.3 15.2

ATC ( uji total trupor); LIC ( lëngu ndërqelizor); LEC( lëngu ekstraqelizor)

Përmbajtja e ujit në organizëm i referohet peshës në bazë të ekuacionit:

TBW%= (TBWx100)/Wt

TWB (total body water): uji total trupor.

TBW%: hidratimi trupor I shprehur në përqindje.

Weight : pesha trupore

 

6.2 HIDRATIMI

 

Në lëngun ndër dhe ekstra qelizorë janë të tretura të gjitha kripërat minerale dhe përbërësit organik të nevojshëm për jetesën. Duhet të kemi parasysh se uji lëviz vazhdimisht nga një qelizë në tjetrën dhe rregullohet nga mekanizma delikatë kompensimi.  Uji kufizon në ndarje të ndryshme trupore substancat ushqyese ( substance metabolike) dhe katabolike për të eleminuar.

Raporti ndërmjet ujit të gëlltitur dhe ujit të nxjerrë ( rregulluar kryesisht nga hormone antidiuretik ACH) identifikon gjendjen e hidratimit dhe bilancin hidrik, qe rregullohet edhe nga mekanizmat e etjes, kontrolluar në zonën e ipotalamusit me sinjale komplekse ( nga tharja e gojës). Ky mekanizëm, gjithsesi mund të alternohet dhe mos të bëjë të ndjeshëm stimujt sos sinjalet e duhura të etjes për të marrë lëngje. Për këtë arsye, kryesisht sportistët , rekomandohet të mos të presin ndjesinë e etjes por të jenë gjithnjë të hidratuar duke pirë gllënka të vogla (50-100ml) çdo 30-40’ .

Nëse i gjithë organizmi është i ekuilibruar, kur uji i eliminuar tejkalon atë të marrë arrihet ndjesia e etjes, që është sintoma më e rëndësishme dhe më imponuese që trupi ynë transmeton.

Mund të kemi edhe situate hiperhidratimi, kryesisht të lidhura me problematika të karakterizuara nga çekuilibrime në metabolizëm të natriumit ose glukozës. Shpesh manifestohen simptoma hipertensioni, diarre dhe të vjella.

 

Uji ushqyes jo kalorik në vetvete, nuk është i palëvizshëm.

Kontribuon në funksionin ndërtues për aq sa është makina që transporton materiale të nevojshme; ka një funksion pastrues, për aq sa nëpërmjet djersës, urinës, feçes, merr me vete toksina dhe skorje që duhet të eleminohen. Është në bazën e tretjes dhe shëerben për të holluar çdo lloj ushqimi ose substance të marra.

Uji luan edhe një rol të rëndësishëm në regullimin e temperaturës. Nxehtësia e tij specifike lejon akumulimin e sasive të larta nxehtësie pa një rritje të tepërt të temperaturës; ndër të tjera siguron një shpërndarje uniforme të nxehtësisë në të gjithë organizmin si edhe shërben për të eliminuar nxehtësinë nga organizmi.

Gjatë një performance është e lehtë të arrihet temperatura trupore deri në 40 gradë. Sa më shumë që të rritet temperatura aq më shumë kemi nevojë për sasi uji në mënyrë që kjo të ushtrojë funksionin e tij freskues, por njëkohësisht më e madhe është sasia e ujit që mobilizojmë për këtë funksion, më e ulët do të jetë sasia e disponueshme për të hidratuar muskujt dhe organet. Përtej 40 gradëve është një “Fault” i sistemit duke filluar me tejnxehje të fytyrës si edhe problem kardiake.

Llogaritet se një burrë që peshon 75 kg që ka një aktivitet fizik mesatar ka nevojë për një furnizim hidratik për të paktën 2000-2500 ml. Nevoja e përditshme për ujë , varion në bazë të parametrave të mëposhtëm:

  • Mosha;
  • Pesha;
  • Aktiviteti profesional dhe sportiv;
  • Temperaturë;
  • Gjinia;
  • Përbërja trupore;
  • Lloji i ushqimit;
  • Niveli hormonal (stress);
  • Ekuilibri hidro-kripëra;

 

Kemi edhe situata të tjera si shtatëzania dhe gratë në gji ose patologji të ndryshme si gjendje të ftohti, diare dhe të vjella të cilat kërkojnë një furnizim extra. Mesatarisht mund të llogariten të paktën 1-1.2 ml/kalori.

Ekziston edhe një minimum sasie ujë, që trupi ynë krijon vetë nëpërmjet degratimit metabolik të ushiqmeve; në fakt oksidimi i 1 gr karbohidrati prodhon 0.6 gr ujë. Ky prodhim ndihmon organizmin në ruajtjen e bilancit hidrik.

Duhet theksuar se si humbjet hidrike duhet të parandalohen paraprakisht para sforcimeve dhe gjatë aktiviteteve fizike; pra hidratimi duhet të realizohet absolutisht me përpara se te fillojë të krijohet ndjesia e etjes, sepse ne pjesën dërmuese të rasteve, ku kjo shfaqet është krijuar tashmë një dehidratim në trupin njerëzor.

6.2.1. Uji dhe aktivitetet sportive

Në bazë të një modeli të pranuar dhe të njohur, uji është i shpërndarë në organizëm në dy pjesë:

  • Ndërqelizore: 67% e ujit trupor;
  • Extraqelizor: 33%, në 13% lëng intestinal, 7% plazmë. 2% limfë, 1% lëng ndërqelizor;

Dy ndarjet janë të kufizuara nga membrana qelizore dhe kapilare.

Përthithja vjen nga zorra e holla dhe prej këtu uji transportohet në plazmë dhe i shpërndarë i përhapur nëpërmjet kapilareve në inde.

Duhet thekuar se sa më e pasur dhe i lehtë të jetë uji aq më shpejt hyn në qarkullim.

Luhatje të hidratimit trupor, edhe pse në përmasat 4-5%, përcaktojnë një defiçit të ndjeshëm të aftësive fizike, dehidratimi është armiku i parë i shendetit dhe i performancës, për aq sa çon në dëmtime të veshkës, hipertension, pakësimin e oksidimit të indeve dhe humbje të aftësisë termoregulluese.

 

UJË
·         Ujë është elementi ushqimor kryesor;

·         75% e muskujve përbëhet nga uji;

·         Dehidratimit prej 3% shkakton:

–      10% humbje të forcës tkurrëse/shtrënguese;

–      8% humbje të shpejtësisë;

–      Pakësim të rezervave glikogjenike, e cila ndikon drejtpërdrejtë në performancën fizike;

 

Tab. 6.2 tabelë përmbledhëse mbi ujin dhe ndikimin mbi performancën

 

Për këtë arsye, sportistëve i sugjerohet që të rrisin dukshëm furnizimin hidrik dy ditë para performancës. Në ditën e performancës , dy orë para garës, duhet të pihet rreth 200-230 ml çdo 15-20’, deri 20-30’ para se të fillohet sforcoja; qëllimi është hidratimi në maksimium indet, për aq sa , aq sa mund të pihet ujë gjatë sportit, bilanca hidrike është gati negative, me pasoja progresive dehidratimi.

Për shëmbull, një një ambjent të nxehtë, një person për të qendruar i hidratuar duhet të marrë 1.2 litra lëngje çdo orë/aktiviteti.

Në hidratim është e rëndëishme edhe marrja e karbohidrateve (6-8%), vitamina dhe minerale për të vonuar shfaqjen e siptomave të lodhjes.

Edhe nga një pikpamje estetike, për të luftuar anët jo estetike si rrjedhojë e mbajtjes hidrike të tepërt, është e rëndësishme të konsumohet ujë në mënyrë të bollshme; mungesa e ujit, interpretohet nga trupi yne si një sinjal thatësie, dhe si rrjedhojë nxiten mekanizmat e kompensimit të cilat tentojnë të mbajnë në maksimum, nën lëkurë lëngjet prezente, duke rritur hormone të ndryshme që kanë si detyrë rritjen e aftësisë e ruajtjes së natriumit dhe pra lëngjeve. Kjo është një situatë e hasur kryesisht tek personat me mbi peshë, dhe e theksuar edhe nga problem hipertensioni, me një fryrje të vazhdueshme të këmbëve dhe të kaviljes.

 

Uji nuk i jep trupit kalori.

 

Shkaqe të mungesës hidrike
Nga furnizimi i pakët Nga humbje të tepërta
Çrregullime psikike Diabeti
Bllokim ezofagu Punë e lodhshme dhe në temperaturë të larta
Agjërim eksperimental Diarre e vazhdueshme
Padisponueshmëri uji Të vjella të përsëritura
Temperaturë e lartë
Sëmundje e veshkave
Iperkalcium
Trajtim diuretik i papërshtatshëm

 

 

Tab. 6.4 shkaqet e mungesës hidrike. Mungesa absolute e ujit çon në vdekje brenda pak ditësh.

 

Duhet të kujtojmë edhe sasitë e tepërta të ujit, që shfaqen kryesisht në:

  • Administrimin e tepruar;
  • Sekretimin e tepruar veshkore ose filtrimin e alteruar ( insuficencë kardiake dhe hepatike);
  • Administrimi i papërshtatshëm i ADH;

Sintomat janë kryesisht të vjella, ngërce, goditje nervo-muskulare.

 

6.2.2. Mekanizmat e etjes

 

Qëndra e etjes gjendet në tru. Ekziston një mekanizëm ipotalamik kompleks që përpunon një serë të dhënash me prejardhje nga receptorë dhe gjendra të gjendura në cdo pjesë të trupit. Kryesisht qelizat nervore janë të parët të cilat ndjejnë mungesën e ujit dhe si rrjedhojë janë të parat që nisin sinjalin e alarmit për ujë. Janë më pas një sërë sinjalesh të ardhura nga mukoza ( thatësia e gojës), ose nga volumi i gjakut. Vetëm plakja çon në modifikimin e këtyre mekanizmave të kontrollit dhe të manifestimit, ja pra pse shumë të moshuar janë të dehidratuar pa pasur asnjë nga simptomat e etjes.

Ndjesia e etjes varion edhe nga zakonet personale, kështu zakoni i pakët për t’u hidratuar provokon gjatë kohës një furnizim të ulët hidrik, pa vënë re sinjale të veçanta. Në këtë rast nevojitet një “stervitje e vërtetë për të pirë”, një riedukim hidratimi që duhet të nisë me sasi të vogla të përditshme pa sforco (p.sh 0,500 ml ujë); vetëm pas një periudhë (7-10 ditë) tentohet të rritet sasia prej 0.250, pra një total ditor ( pa përfshirë fruta, perime dhe ushqime të tjera të lëngëta) do të jetë 0.750; pas një periudhe tjetër rehabilitimi ( 7-10 ditë) mund të kalohet në 1000 ml. Kjo proçedurë duhet të vazhdojë deri sa të arrihet sasia ditore e preferuar.

Ky lloj mekanizmi shërben mbi të gjitha të ambjentohet më sasitë e reja si edhe të aftësojë organizmin në mënyrë që të bëj kërkesat e duhura për lëngje.

Pra nuk mund të kalohet direkt në furnizim të tepruar të ujit sepse kjo do të shkaktonte një dëmtim të organizmit, shoqëruar me ndjesinë e fryrjes dhe tëe përzierjes. Me një furnizim gradual do të jetë më fiziologjike dhe më natyrale, duke çuar në një riedukim të sistemit.

Pra shënjat e para të dehidratimit janë:

  • Tharja e gojës;
  • Tharja e lëkurës dhe e mukozës;
  • Lodhje e lehtë;
  • Skuqje lëkure;
  • Ngërçe;
  • Ndryshim i oreksit;
  • Intolerancë ndaj nxehtësisë;
  • Ndryshim humore dhe plogështi

Në rastet më ekstreme arrihet në të përziera, mungesë përqendrimi, çrregullim shikimi, deri në të fikët.

6.3 Karakeristika e ujit dhe ujit mineral

Në natyrë ujë është prezent në formë likuide ( dete, liqene, lumenj) ngurtë (akull) dhe avull ( atmosfeerik dhe re) . Këto forma penetrojnë në terren dhe pasurohen me substanca të ndryshme që hasin, kryesisht kripëra. Ndër më të rëndësishmet:

  • Katione ( kalcium, magnez, natrium,potas etj);
  • Anion ( sulfat, klor, nitrat, etj);

m?! Por gjatë këtij rrugëtimi, uji mund të ndeshet edhe me substanca të ndryshme të ndotura, nga smogu i ajrit deri në substanca të ndryshme që ndotin terrrenin, pesticide. shkarkime industriale etj.

Pra duhet të realizohen shumë kontrolle për të verifikuar pastërtinë e ujit, dhe duhet të njohim edhe emrat e këtyre substancave të dëmshmë, të cilat edhe pse në sasi të vogla mund të shkaktojnë probleme organike.

Rreziqet  kryesore:

  • Nitratet : janë kripëra të acidit nitrik, me origjinë nga ndotjet e shirave të ndotur ose për shkak të prezencës natyrale në këto zona të substancave. Në trup mund të transformohen në nitrite që prodhojnë nitrosaminë, substance kjo kancerogjene. Uji duhet të përmbajë sa më pak të jetë e mundur nga kjo substancë.
  • Klori përdoret vetëm në depozita ujore për të parandaluar bakteriet, kryesisht kolibacilet fekali. Klori ndryshon shijen e ujit dhe disa shkencëtare janë të shqetësuar nga mundësia e ekzistencës së susbstancave të tjera organike që mund të ndikojnë në prodhimin e hidrokarbur klorat, substanca të rrezikshme për organizmin. Megjithatë ky fakt mbetet për t’u verifikuar në vazhdimësi.

Substanca të tjera toksike mund të vijnë nga prodhimet industriale si trielina, atracina, plumbi, mërkuri, kadmiumi.

Dy kripërat kryesore prezente në ujë janë magnezi dhe kalciumi. Prezenca e tyre tregon edhe fortësinë e ujit, që shprehet në gradë franceze SF, ekuivalente në 10mg/lt calcium dhe magnez.

Në këtë mënyrë Organizata Botërore e Shëndetsisë ka përcaktuar 30°SF fortësinë maksimale e lejuar për një ujë të pijshëm.

Quhet ujë mineral, që ka cilësi farmakologjike të përdorura në një terapi . Uji mineral ndahet në :

  • Ujë oligomineral ( tepricë fikse 0.2 gr/lt);
  • Ujë mediomineral ( tepricë 0.2-1gr/lt);
  • Ujë mineral ( tepricë lartë 1gr/lt);

Gjithsesi duhet të theksojmë se një furnizim me minerale të përfituara nga uji është më pak i rëndësishëm në krahasim me ato që ne përfitojmë nga ushqimet.

error: Nuk lejohet kopjimi!