Konsumi i ujit me limon dhe spec të kuq ju ndihmon të dobësoheni dhe detoksikoheni.
Mjafton ta konsumoni për 10 ditë këtë pije.
Të gjitha mineralet dhe vitaminat e gjendura në limonat dhe specat e kuq stimulojnë mëlçinë dhe i japin përbërësit dhe lëndët e duhura ushqyese që i duhen për të detosifikuar dhe për të larguar substancat e dëmshme nga trupi, siç janë sheqeri dhe alkooli .
Edhe speci i kuq edhe uji me limon ndihmojnë trupin tuaj të luftojë bakteret. Ato janë aq të fuqishme saqë shpesh herë përdoren edhe si pastrues antibakterial. Gjithashtu, ata mund t’ju bëjnë të mundur që të mos sëmureni më. Nëse merrni ndonjë infeksion, atëherë kombinimi i këtyre dy produkteve do të luftonte sëmundjen dhe do të përshpejtonte shërimin.
Speci i kuq është një stimulues natyral për sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo do të thotë se redukton presionin e gjakut dhe madje mund të kontrollojë problemet e zemrës për të reduktuar më pas rreziqe të tilla si sëmundjet apo atakët kardiakë. Speci i kuq, gjithashtu, forcon enët tuaja të gjakut, duke bërë të mundur kështu, rrjedhjen e lirë të gjakut dhe duke mbajtur nivelin e kolesterolit në parametra të ulët.
Më sipër ju përmendëm disa efekte afatshkurtëra të këtij kombinimi, por uji me limon dhe me speca të kuq ka edhe një përdorim me efekt afatgjatë.
Një studim i vitit 1998 tregon se “capsaicin” tek specat ka rreth 22 veti anti-kancer. Madje, këto studime tregojnë se ky lloj speci redukton rrezikun e kancerit të mushkërive.