UJË ME KANELLË: 10 ARSYE PSE TA KONSUMONI ÇDO DITË

UJË ME KANELLË: 10 ARSYE PSE TA KONSUMONI ÇDO DITË

 

Shija karakteristike dhe aroma e kanellës është një kënaqësi për shqisat tona. Kjo pervec sallatrave ,embëlsirave të ndryshme etj përdoret edhe si një ilaç natyral të cilën shkenca e ka konfirmuar vazhdimisht efektivitetin. Ka veti antioksiduese, antibakteriale, anti inflamatore dhe shumë më tepër.  Ja disa nga arsyet pse ta konsumoni çdo ditë:

 

1•NDIHMON SISTEMIN IMUNITAR

Kjo sepse pijet me kanellë kanë polifenole antioksiduese dhe substanca të tjera që nxisin sistemin imunitar. Vetitë antivirale,antibakteriale dhe anti fungale ndihmojnë në zvogëlimin e ftohjeve,gripit dhe shqetësime të tjera si këto.

2•PËRMIRËSON DHIMBJET MENSTRUALE

Sipas një studimi gratë që konsumojnë kanellën shohin se zvogëlojnë dhimbjen e ciklit menstrual. Për këtë ju mund të konsumoni një çaj bimor çdo ditë.

3•NXIT HUMBJEN NË PESHË

Uji i kanellës ndihmon për të mbajtur urinë dhe të parandalojë dëshirën për të ngrënë (gjë që ndonjëherë është nervore) .

4•UL INFLAMACIONIN DHE DHIMBJET

Ata që vuajnë nga dhimbjet ose artriti mund të përfitojë nga konsumimi kanellës sepse pas vetive anti inflamatore ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së tepruar.

5•PËRMIRËSON LËKURËN DHE FYTYRËN NGA AKNET

Konsumimi saj rregullisht përmirëson lëkurën pasi kanella promovon pastrimin e trupit.Duke pasur dhe parasysh fuqinë antibakteriale lufton dhe aknet dhe problemet e tjera inflamatore të fytyrës.

6•NDIHMON NË RASTIN E SËMUNDJES SË PARKINSONIT

Sëmundja e parkinsonit është sëmundje kronike progresive degjenerative e trurit. Kanella është në gjendje ta ngadalsojë parandalimin e kësaj sëmundje,kjo për shkak se përbërësit aktivë që përmban kanella përmirësojnë funksionin e trurit.

7•SHEQERI NË GJAK

Kanella ndihmon të mbaj brenda normave të duhura sheqerin në gjak. Megjithatë nëse keni diabet , e mira është të konsultoheni me mjekun për përdorimin rregullisht të saj.

8•ZBUT INFLAMACIONIN E FYTIT

Nëse ka inflamacion të fytit duke pirë ujë me kanellë ose çaj bimor të ngrohtë me kanellë  mund ta ndihmojë në zbutjen e dhimbjes dhe djegies se fytit.

9•NDIHMON NË HIDRATIM

Pirja e ujit të kanellës është si një sistem për futjen e përditshme të lëngjeve,që shpesh mungon sidomos në sezonin e dimrit kur ndjehemi më pak të etur. Kjo erëz promovon mirëqenien dhe rregullsinë e zorrëve.

10•PARANDALON TUMORET

Ska dyshim se kjo është e vërtetë duke përdorur dozat e larta të përbërësve aktiv të pranishëm tek kanella. Por konsumimi kanellës së bashku me një mënyrë jetese të shëndetshme dhe rregulla të tjera të dobishme ,mund të na ndihmojnë të mbajmë larg kancerin.

SI TË PËRGATISNI UJIN ME KANELLË

Ju duhet:
2 shkopinj kanelle

1 shishe qelqi me ujë

2 mollë ( për ta shtuar nëse doni ta ëmbëlsoni aromën dhe të jepni më shumë lëndë ushqyese)

PËRGATITJA:

Lani mirë mollët,i presim ne copa as shumë të mëdha as shumë të vogëla pa i hequr lëkurën. Mbusheni enën me ujë,shtoni copat e mollës dhe shkopinjtë e kanellës dhe e le të qëndrojë një natë të tërë. Kur pija është gati mund ta konsumoni me temperaturë dhome ose ka dhe nga ata që e preferojnë të ftohtë apo dhe me akull ne këto ditët e nxehta që na presin.

Ju bëftë mirë !!!

error: Nuk lejohet kopjimi!