Turshitë janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe kërkojnë vetëm disa përbërës, dhe mënyra e përgatitjes tregon shumë për rezultatin që do të merrni. Turshitë e fermentuara në vecanti mund të jenë një zgjedhje ushqimore shumë e mirë.
Benefitet e tyre në shëndet:
-Ndihmon në humbjen e peshës
-Mbështet sistemin qëndror nervor
-Sjell benefite në lëkurë
-Redukton rrezikun për shfaqjen e Parkinsonit
-Mund të ndihmojë në reduktimin e shfaqjes së sëmundjes Parkinson
-Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë
-Trajton simptomat e Candidës
-Ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit
1. Ndihmon në humbjen e peshës
Sipas një studimi të 2014 të publikuar në “British Journal of Nutrition”, bakteriet e mira në zorrë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës dhe meqë turshitë e fermentuar janë ushqime probiotike, ata ndihmojnë në humbjen e peshës gjithashtu. Në një studim, studiuesit ekzaminuan efektet e suplementimit probiotik në mbajtjen e peshës dhe humbjen e peshës te femrat dhe meshkujt obezë për 24 javë. Ajo që u gjet si përfundim, është që grupi i probiotikëve ishte i aftë të mbante peshën, vecanërisht femrat. Në fakt shkencëtarët dolën në përfundimin që: “Studimi tregoi që formulimi “Lactobacillus rhamnosus CGMCC1.3724” ndihmon femrat obeze të arrijnë peshë të qëndrueshme”.
2. Mbështet sistemin qendror nervor
Mikrobioma, një përzierje e bakterieve simbiotike në zorrë, ka nevojë që të mbajë një gjendje të shëndetshme që të jetë efektive. Për ta bërë këtë, ka nevojë për probiotikët e duhur. Kjo ndihmon që të kemi një sistem të fortë tretës. Kur zorrët janë të shëndetshme, trupi merr sinjalet e duhura nga truri. Studimet tregojnë që mikrobioma e zorrëve ndikon në neuro-zhvillimin, si formimi i “barrierës gjak-tru, mieliës, neurogjenezës, dhe maturimit mikrolia”, e cila ndikon direkt në sjellje. Nëse ushqeni trupin me bakterie të mira, mund të kontribuojë në zhvillimin dhe funksionin e sistemit nervor-si dhe në shëndetin mendor.
3. Sjellin benefite në lëkurë
Lëkura jonë përmban një mjedis të shëndetshëm. Pastrimi i lëkurës është mjaft i rëndësishëm për të siguruar që ky mjedis i shëndetshëm të mbetet vazhdimisht. Një pjesë e shëndetit të mirë vjen nga probiotikët. Mënyra se si konsumoni probiotikët mund të ndikojë në shëndetin e lëkurës gjithashtu. Për shembull sipas një studimi të publikuar në gazetën “Mikrobet beneficiale: “Probiotikët si dhe bakteriet rezidente që prodhojnë peptide antimikrobiale mund të sjellin benefite në përgjigjet imunitare dhe të eliminojnë patogjenët. Produktet nutricionale që përmbajnë prebiotikë dhe/ose probiotikë kanë efekte pozitive në lëkurë duke moduluar sistemin imunitar dhe duke siguruar benefite terapeutike për sëmundjet atopike. Meqë turshitë e fermentuara ofrojnë shumë probiotikë, kjo i bën ata të përshtatshëm për një regjim të shëdetshëm lëkure.
4. Mund të ndihmojë që të reduktoni rrezikun për sëmundjen Parkinson
Studiuesit kanë parë që ekziston një lidhje ndërmjet zorrëve të shëndetshme dhe sëmundjes Parkinson. Një studim i 2017 ka dhënë më shumë arsye për këtë. Studimi, i nxjerrë nga universiteti i Alabamës, i fokusuar në 197 pacientë të cilët kishin Parkinson dhe krahasuan rezultate me 130 subjekte të shëndetshëm. Zbulimet treguan që subjektet e sëmundjes së Parkinsonit kishin më shumë bakterie në zorrë që ndikonin në mikrobiomën normale sesa ato të grupit të kontrollit. Ajo që është më shumë e rëndësishme është që speciet që ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga trupit, ishin në nivele të ulëta. Pra me pak fjalë, kishin shumë pak mbrojtje. Zorra e shëndetshme siguron neurotransmetues të rëndësishëm, si dopamine dhe serotonina, por nëse këto janë të ulëta, mund të rrisin rrezikun e Parkinson. Kjo shkakton probleme me motorin e lëvizjes ose me koordinimin.
5. Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit kolorektal
Studimet janë fokusuar për të gjetur një lidhje ndërmjet rolit të probiotikëve dhe kancerit. Të përdorni in vitro ose modele shtazore, vijat kanë treguar një mirëkuptim më të mirë të rolit të tyre ndaj florës së zorrëve. Sipas këtyre studimeve, mesa duket konsumimi i një diete të pasur me probiotikë, ka potencialin për të ndihmuar në parandalimin e kancerit kolorektal. Ky është lajm i mirë në fakt. Megjithëse më shumë studime nevojiten, sidomos te njerëzit, ky është një lajm pozitiv që një zorrë e shëndetshme mund të ofrojë masa parandaluese për kancerin.
6. Trajton simptomat e candidës
Probiotikët e gjendur në turshitë e fermentuara mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të candidës.
Një studim nga “Military Medical Academy’s Department of Gynecology” në Bullgari u fokusua në terapinë për infeksionet vaginale C.albicans duke përdorur një trajtim probiotik. Një studim përfshiu 436 femra të cilat kishin candida vaginale. Në këtë grup, 207 femrave iu dha një bakterie specifike, krahas grupit të dytë me 209. Pas 5 ditësh, 10 femra morën probiotikë. Ankesat u ulën në 10 femra dhe rezultatet treguan që ky trajtim mund të kishte efekte pozitive.
7. Mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe depresionit
Studimet kanë treguar që probiotikët e shëndetshëm të gjendur në ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në reduktimin e ankthit dhe depresionit.
Faktet e nutrientëve të turshive:
Një kupë me turshi të fermentuara (155 gr) përmbajnë rreth:
-17.1 kalori
-3.5 gr karbohidrate
-0.5 gr proteina
-0.3 gr yndyrë
-1.9 gr fibra
-72. 8 mikrogramë vitaminë K (91% DV)
-0.1 miligramë kopër (7% DV)
-296 unit vitaminë A (6% DV)
-1.6 miligramë vitaminë C (3% DV)
-0.6 miligramë hekur (3% DV)