Tuberkulozi: Shkaku, simptomat dhe trajtimi:

Tuberkulozi: Shkaku, simptomat dhe trajtimi:

Tuberkulozi është një infeksion bakterial i shkaktuar nga Mycobacterium tuberculosis. Ky bakter zakonisht prek mushkëritë, por mund të dëmtojë edhe pjesët tjera të trupit.

Bakteri përhapet përmes ajrit. Nëse jeni ekspozuar pranë një personi të prekur duhet të konsultoheni me mjekun. Nëse keni sistem të dobët imunitar jeni më të prirë të sëmureni nga TBC-ja.

Simptomat e tuberkulozit të mushkërive mund të përfshijnë:

Humbje në peshë
Nxjerrje e gjakut ose mukusit me kollitje
Kollitje e keqe që zgjat tri javë e më gjatë
Ethe dhe dridhje
Djersitje gjatë natës
Nëse nuk trajtohet si duhet, tuberkulozi mund të jetë vdekjeprurës.

Shkaktari i tuberkulozit

Sëmundja e tuberkulozit shkaktohet nga agjenti infektiv i njohur si Mycobacterium tuberculosis (Mtb). Ky bakter është një bakter që jeton vetëm te njerëzit. Është bakter i cili ka nevojë për oksigjen për të mbijetuar.

Infeksioni
Kur një njeri thith ajrin e përzier me Mycobacterium tuberculosis, bakteri arrin në mushkëri dhe shkakton infeksion. Bakteri mund të qëndrojë ‘i përgjumur’ me vite dhe të mos shkaktojë sëmundje. Njerëzit që kanë tuberkuloz të fjetur nuk sëmuren dhe nuk ua ngjisin infeksionin të tjerëve, përveç rasteve të rralla kur ndodh që edhe të sëmuren, prandaj është me rëndësi që të përcaktohet terapia e duhur për ta eliminuar bakterin edhe kur është ‘i përgjumur’.

Sëmundja

Sëmundja e tuberkulozit zhvillohet nëse plotësohen këto dy kushte:

Bakteri të hyjë në organizëm duke lejuar që të shkaktojë infeksion.
Kur sistemi imunitar nuk arrin ta pengojë rritjen dhe përhapjen e bakterit pas infeksionit fillestar.
Bakteri aktiv shumohet dhe fillon të shkatërrojë indin. Ndërsa personi i infektuar shfaq simptoma të cilat varen nga vendi ku po zhvillohet bakteri. Në shumicën e rasteve mushkëria është më e goditura.

Simptomat

– humbje në peshë
– ethe
– djersitje gjatë natës
– humbje oreksi

Ka raste kur simptomat janë të paqarta dhe nuk dallohen nga i infektuari. Sëmundja mund të ndërpritet për disa, ndërsa për të tjerët:

– bëhet kronike
– më ligështuese
– me kollitje
– dhimbje në gjoks
– nxjerrje të sputumit (pështymës) me gjak.

Diagnostikimi

Identifikuar i njerëzit që janë ekspozuar ndaj Mycobacterium tuberculosis bëhet duke injektuar substancën e quajtur tuberkulin nën lëkurën e parakrahut. Formimi i një vrajë e kuqe rreth vendit të injeksionit brenda 72 orëve do të thotë që personi mund të jetë infektuar. Por, kjo nuk do të thotë se ka sëmundje aktive.

Më pas ka dhe mënyra të tjera më intensive për diagnostikim.

Trajtimi

Tuberkulozi mund të shërohet te shumica e njerëzve duke përdorur antibiotikë dhe me terapi adekuate. Trajtimi bazohet në marrjen e këtyre antibiotikëve gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj.

Parandalimi

Vaksina
Në vendet ku sëmundja është e shpeshtë rekomandohet që foshnjat ta marrin vaksinën e quajtur BCG (Bacille Calmette-Guerin). Vaksina i mbron në mënyrë efektive fëmijët, por jo edhe të rriturit.

error: Nuk lejohet kopjimi!