TROMBOZA E THELLË VENOZE (TTHV)

TROMBOZA E THELLË VENOZE (TTHV)

 

Është formimi i një trombi në një venë të thellë brenda një muskuli në trup. Zakonisht shfaqet në këmbë, por mund të zhvillohet edhe në duar, gjoks ose pjesët tjera të trupit.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT

-Ënjtje e njërës ose të dyja këmbëve
-Dhimbje ose ndjeshmëri në njërën ose të dyja këmbët, që ndodh vetëm nëse jeni në këmbë ose duke ecur
-Nxehtësi në lëkurën e këmbës së prekur
-Vena të dukshme sipërfaqësore
-Lodhje të këmbëve

Nëse trombi shkëputet dhe arrin në mushkëri, kjo quhet EMBOLI PULMONARE dhe mund të jetë fatale. Embolia pulmonare mund të mos japë simptoma, por nëse papritmas keni kollitje, dhimbje të mprehtë në gjoks, frymëmarrje të shpejtë ose gulçitje gjatë frymëmarrjes, marramendje dhe kokëdhimbje, atëherë duhet të merrni ndihmën e shpejtë.

Shkaktari kryesor i trombozës së thellë venoze është qarkullimi i dobët i gjakut. Kur qarkullimi ngadalësohet, në gjak mund të formohen trombë dhe kështu shtohet rreziku për TTHV. por shkaktar të tjerë mund të jenë:

Histori me sëmundje kardiovaskulare
Sëmundje inflamatore të zorrëve
Mosha mbi 60 vjet
Qëndrimi ulur dhe mungesa e aktivitetit për kohë të gjatë
Mbipesha
Duhanpirja, etj.

error: Nuk lejohet kopjimi!