Trashëgimi i ngjyrës të syve?

Trashëgimi i ngjyrës të syve?




Ngjyra e syve trashëgohet nga prindërit, me kombinimin e gjeneve dominante. Prindërit me sy të hapur kanë fëmijë me sy të hapur.

Trashêgimia e ngjyrës së syve ndodh në dy mënyra. Sipas mënyrës të parë, për ngjyrën e syrit është përcaktues aleli dominant ose reçesiv – ngjyra e errët e syrit përcaktohet nga aleli dominant, ndërsa ngjyra e hapur nga aleli reçesiv. Bazuar në këtë teori, prindërit me sy të hapur nuk mund të kenë fëmijë me sy të errët.

 

Por mund të ndodhë që prindërit me sy të hapur mund të kenë fëmijë me sy të errët bë rastin kur flitet për trashëgiminë poligjenike ku ngjyra e syve përcaktohet prej më tepër gjeneve ku disa kanë efekt më të madh, e disa efekt më të vogël mbi pigmentin që përcakton njgyrën.

 

Gjithësesi, më së shumti përgjegjëse për ngjyrën e syve janë vetëm dy gjene EYCL3 i cili përcakton ngjyren kafe të syrit (aleli dominant) ose blu (aleli recesiv) dhe EYCL1, përgjegjës për sytë jeshil (aleli dominant) dhe bojëqielli (aleli recesiv). Aleli dominant për sytë kaf dominon mbi të gjitha alelet tjera. Aleli dominant për sy jeshil dominon mbi të gjithë, përveç mbi ngjrën kafe.

 

 

Shumë studime janë kryer në drejtim të ngjyrës së syve, për të kuptuar disa gjëra në lidhje me shëndetin. Por një kërkim i fundit i kryer në këtë drejtim, ka konfirmuar faktin se ngjyra e syve tregon edhe shumë gjëra mbi shëndetin. Ndonëse tabloja ende nuk është e plotë, për shkak të aspekteve të pazbuluara gjenetike, kërkuesit kanë gjetur disa probleme që shkaktohen në bazë të ngjyrës së syve.

Një studim në Universitetin e Pitsburgut ka gjetur se gratë e racës së bardhë, me sy me ngjyrë blu ose jeshilë, e tolerojnë dhimbjen dhe stresin më mirë se ato me sy kafe ose të zezë.

Një studim me 58 gra shtatzënë gjeti se ato që kishin sy me ngjyrë, përjetonin më pak dhimbje gjatë lindjes. Sakaq, ato që kanë sy me ngjyrë, vuajnë më pak nga ankthi dhe depresioni pas lindjes.

Duke qëndruar në të njëjtën drejtim, shkencëtarët thonë se gjenet që përcaktojnë ngjyrën, mund të “kryejnë disa punë”,. NCX-4, që përcakton ngjyrën e zezë të syve, kontrollon shumë proteina, njëra nga të cilat është lidhur me dhimbjen. Edhe një proteinë tjetër, melanina përcakton ngjyrën e zezë, por është përgjegjëse edhe për lidhjet elektrike në tru. Rrjedhimisht, sa më tepër melaninë në tru, aq më shpejt do të punojë truri.

Po ti rikthehemi pas këtyre studimeve është vënë re gjithashtu se studentët me sy të errët performojnë më mirë në teste inteligjence me kohë të limituar, pasi shpejtësia e të menduarit u jep atyre avantazh.

Njerëzit me sy blu, meqë reagojnë ngadalë, . Ata filtrojnë më tepër dritë diellore, ndaj njerëzit me sy blu shohin më mirë në dritë të dobët. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në dritë, i bën këta njerëz më të rrezikuar për të zhvilluar degjenerimin makular që lidhet me moshën. Diabeti i tipit 1 dhe problemet e dëgjimit, po ashtu janë risqe shëndetësore më të shpeshta te ata me sytë blu.

Ndër të tjera, studiuesit të cilët janë marrë me këto teste kanë dalë në përfundimin se njerëzit me sy blu janë më të hapur për veten, kur flasin me terapistët. Fëmijët me sy blu janë më të frenuar në sjellje, sesa fëmijët me sy të errët.

error: Nuk lejohet kopjimi!