Trajtime në kushte shtëpie për rritjen e flokëve

Trajtime në kushte shtëpie për rritjen e flokëve

Të keni flokë të gjatë, të trashë dhe plot shkëlqim është një nga dëshirat që shumë njerëz kanë. Kjo bën që për shumë prej tyre të jetë një problem i madh rënia e flokëve apo hollimi i tyre, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Shkaqet më të zakonshme të rënies  flokëve përfshijnë: mangësi në ushqyerje, mos-balancë hormonale, stres, përdorimi i modeleve të ndryshme të flokëve, produktet me nxehje, ato me kimikate, gjenetika dhe shumë arsye të tjera.
Por mos u shqetësoni! Trajtimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të ushqeni flokun dhe të promovoni rritjen e tij. Këto trajtime janë vërtet efektive sidomos nëse i ndiqni rregullisht.


1. Masazhimi i skalpit dhe trajtimi i vajit të nxehtë
Masazhimi i skalpit tuaj ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe stimulon rritjen e flokëve, dhe ju duhet vetëm 5 minuta në ditë për të parë rezultat. Thjesht aplikojeni në skalp me lëvizje rrethore, me presion të butë për të rritur rrjedhën e gjakut. Masazhimi gjithashtu mund të kombinohet me një trajtim të vajit të nxehtë një ose dy herë në javë. Ngrohni pak vaj kokosi ose vaj ulliri në një mikrovalë. Ngrohja ndihmon në reduktimin e zbokthit. Nëse keni zbokth përdorni këtë metodë: Vendosni vaj të nxehtë në flokët tuaja dhe krihini. Vendosni një kapele dushi ose mbështillini me një peshqir të ngrohtë përreth kokës dhe lëreni për rreth gjysëm ore përpara se të vendosni shampon.


2. Rozmarina
Rozmarina është një barnë e mrekullueshme për flokët tuaj. Ndihmon në rritjen e flokut, forcimin e rrënjave dhe eliminon zbokthin. Kjo barnë ka veti anti-oksiduese që ndihmojnë në rritjen e flokut. Rozmarina ndihmon në rritjen e qarkullimit drejt skalpit dhe të clirojë folikulat e flokëve të bllokuar. Për më shumë, mund të ndihmojë në errësimin e ngjyrës së flokut.
-Përzieni dy pika vaj esencial rozmarine me dy lugë gjelle vaj bazë si vaj ulliri, kokosi, jojoba, bajameje dhe vaj avokadoje. Aplikojeni në flokë dhe masazhoni skalpin. Lëreni për rreth gjysëm ore dhe më pas lajini me shampo flokët si zakonisht.


3. Vaji i kastorit
Vaji i kastorit ndihmon në rritjen e flokut sepse është i pasur në acide yndyrore omega-9 dhe vitaminë E. Vaji zbut flokët tuaja, shton volum si dhe lufton infeksionet e skalpit. Eshtë më mirë të përzieni sasi të barabarta të vajit të kastorit dhe një vaji tjetër bazë për të marrë një përbërje më të mirë dhe benefite të shumta. Aplikojeni në skalp dhe masazhojeni. Lëreni për 30-45 minuta. Më pas lajeni dhe përdorni shampon tuaj. Për ta bërë më efektive, përzieni 4 pika vaj esencial rozmarine në një ounce vaj kastori dhe më pas përdoreni në flokë apo skalp.


4. Vezët
Flokët janë të përbëra nga proteina e keratinës dhe vezët janë një burim i mrekullueshëm i proteinës. Ato janë beneficiale pasi ndihmojnë në rritjen e flokut.
-Përzieni dy të kuqe veze me dy lugë gjelle vaj ulliri. Aplikoni këtë përbërje në skalp dhe lëreni për 15-20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe më pas lajeni me shampoo si zakonisht.

5. Lëngu i limonit
Limoni është i pasur në vitamina C dhe vitamina B1,B2, B3, B5,B6,B12, acid folik dhe nutrientë të tjerë. Plus janë të mbushur me antioksidantë. Përpos rritjes së flokut, lëngu i limonit promovon flokë të butë dhe plot shkëlqim. Kur aplikohet në skalp, stimulon qarkullimin dhe parandalon rënien e flokut. Por mos e përdorni me doza të tepërta, pasi mund të celë ngjyrën e flokëve.
-Përzieni një pjesë lëng limoni dhe 2 pjesë vaj kokosi ose vaj ulliri. Aplikojeni në flokë ose skalp dhe lëreni për rreth 30-45 minuta.Shpëlajeni dhe më pas lani flokët me një shampoo të butë.
Përsëriteni 1-2 herë në javë.

6.Lëngu i panxharit
Panxhari është një perime që mund të shtrydhet në një shtrydhëse ose blender për të përftuar lëngun e tij. Përmban proteina, karotenoide, vitamina B dhe C, kalcium, hekur, magnez, kalium, fosfor dhe silic. Për të ndihmuar në rritjen e flokut, pini lëng panxhari rregullisht. Ju gjithashtu mund ta kombinoni dhe më lëngje të perimeve të tjera si kastravecë, karrota, koriandër, sallatëra etj. Për shembull ju mund të përgatisni një pije të shëndetshme duke hedhur në blender një gjysëm panxhari, gjysëm kastraveci dhe 5 karrota.

7. Fenugrek
Farat fenugreek ose methi, konsiderohen të mira për flokët pasi janë të pasura në proteina. Plus përmbajnë lecitinë që forcon dhe zbut flokët.
-Hidhni në ujë një kupë farash fenugreek përgjatë gjithë natës ose për të paktën 4 orë.
-Hiqni ato nga ujë dhe bëjeni në formën e një paste.
-Aplikoni vaj kokosi në flokët tuaja, dhe më pas aplikoni pastën.Lëreni për të paktën një orë përpara se ta shpëlani dhe të ri-lani sërish kokën me shampoo.
-Përsëriteni procesin 2-3 herë në javë.

8. Vaji i peshkut
Vaji i peshkut është i pasur në acide yndyrore omega-3 që jo vetëm promovojnë flokët të butë dhe plot shkëlqim por gjithashtu inkurajojnë rritjen e flokut të shëndetshëm. Ndonjeherë, mungesa e këtyre acideve, ndikon në rritjen e flokut. Merrni rregullisht cdo ditë suplemente të vajit të peshkut për të paktën një muaj.

9. Qumështi i kokosit
Qumështi i kokosit përmban vitamina B,C dhe E si dhe kalcium, magnez, hekur, fosfor, selen dhe shumë nutrientë të tjerë. Zbut flokët tuaj, promovon rritjen e flokut, dhe parandalon humbjen e flokut. Ju thjesht ose mund të shtoni qumësht kokosi në dietën tuaj ose të provoni këto trajtime.
-Masazhoni skalpin tuaj me qumësht kokosi, lëreni për të paktën gjysëm ore dhe më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë 2-4 herë në muaj.
-Përzieni qumësht kokosi me pulpën e avokados, vaj ulliri, pak mjaltë për një maskë ushqyese për flokët.

10. Hithra është një lloj bime e eger që ka disa cilesi të vleresuara në bukuri, e që përdoren veçanërisht për rënien e flokëve.Hithra është përdorur shpesh për kujdesin e flokëve.Ajo vepron shumë mirë në flokë dhe për këtë arsye ajo futet si përbërës nëpër shumë shampoo për flokë me yndyrë.Gjithashtu mund të përgatisim shumë thjeshtë një shampoo natyrale kundër flokëve me yndyrë: Pergatisni disa gjethe hithrash, me pas ato duhet ti grini ne mikser , vendosni dy luge gjelle me hithra ne 200 ml uje te nxehte per rreth 20 minuta. Perberja juaj eshte gati,per ti dhene formen e duhur duhet ti shtoni disa luge argjile jeshile pluhur , perziheni derisa te behet mase e trashe. Aplikojeni perberesin ne te gjithe gjatesine e flokut , me pas masazhojeni butesisht.Lereni per pak minuta perpara se ti lani floket.Shampo mund te ruhet per nje jave ne nje kavanoz.Hithra ju ndihmon per te ruajtur floket nga renia , e cila ka te bej me mungesen e vitaminave dhe mineraleve. Ne menyre te vecante mund te pergatsni nje caj qetesues ose te pini kapsula ne periudhen kur floket tuaj jane me te dobet.Gjithashtu per te tonifikuar flokun tuaj, mund te zieni tre gjethe hithra te fresketa ne 200 ml uje. Perdorni siten e kuzhines per ta filtruar perberjen,me pas vendoseni ne nje vend larg drites. Aplikojeni cdo mengjes disa pika ne floke duke I fshire me pas.

Përpos këtyre trajtimeve natyrale, dieta luan një rol të rëndësishëm në rritjen e flokut. Kështu që shijoni dhe shtoni këto ushqime në dietën tuaj, vecanërisht zarzavatet dhe produktet e bulmetit pasi proteinat dhe vitaminat B janë ushqyese për flokët tuaj. Nëse keni probleme me flokët për shkak të një gjendjeje mjekësore ose po merrni disa medikamente të caktuara, konsultohuni me doktorin fillimisht.

error: Nuk lejohet kopjimi!