Një hundë e irritur dhe dhimbje në fyt, që ndiqet më pas nga tështima apo rrjedhje hundësh, janë shenjat e para që po prekeni nga i ftohti i zakonshëm. Megjithëse kalon me kohë, këto trajtime natyrale me shumë gjasa mund të reduktojnë kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave.
-Echinacea
Echinacea është një trajtim herbal i përgatitur nga bima e saj.Megjithëse efikasiteti i saj akoma po rishihet, shumë besojnë që echinacea mund të parandalojë që të prekeni nga e ftohura fillimisht.Studimet kanë treguar që nëse merret në fillim të shfaqjes së simptomave mund të lehtësojë simptomat madje dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e së ftohurës. Ky mjekim mund të variojë në sajë të përdorimit të tendosjeve të ndryshme, pjesëve të bimës dhe përgatitjes së bimës.
-Zinku
Shumë njerëz besojnë se zinku, kur merret në formën e spray-t të hundëve ose për fytin, në shenjat e para të shfaqjes së të ftohurës, mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave.Në 2009, “U.S. Food and Drug Administration” paralajmëroi për efektet negative që sillni spray-t për hundët me zink, pasi mund të ndikonte në shqisën e të nuhaturit. Një review i studimit të vitit 2009, që rishikoi përdorimin e zinkut si trajtim për të ftohurën, raportoi që tabletat e zinkut në doza me më shumë se 70 mg në ditë, reduktonte kohëzgjatjen e së ftohurës.
-Vitamina C
Një analizë e vitit 2007 të provave klinike tregoi që marrja e vitaminës C rregullisht nuk ndikonte në parandalimin e së ftohurës, por shërbente për të reduktuar kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave. NIH raporton që studimi mbi efektivitetin e vitaminës C që merret për të ftohurën është i papërfunduar dhe kërkon studime të mëtejshme. Vitamina C konsiderohet e sigurtë në doza të vogla, por në doza të larta mund të shkaktojë efekte anësore.
-Supa e pulës
Me shumë mundësi, trajtimi më i famshëm për të ftohurën është padyshim supa e ngrohtë e pulës. Shkenca ka provuar që supa e pulës është më shumë sesa thjesht një gojëdhënë e bukur. Supa sillet si një agjent anti-inflamator duke neutralizuar lëvizjen e qelizave të sistemit imunitar që thirren në përgjigje ndaj inflamacionit. Supa e pulës gjithashtu shkakton rritje të përkohshme në rrjedhjen e mukusit nëpërmjet hundës, që redukton bllokimin dhe limiton sasinë e kohës në të cilën virusi qëndron në kanalet e hundës.
-Trajtime të tjera në kushte shtëpie
Kripa është një tjetër trajtim natyral dhe i sigurtë për të ftohurën. Përdorimi i ujit të ngrohtë me kripë si gargarë për disa herë në ditë, lehtëson dhimbjen e fytit që shpesh ndodh në fillim të shfaqjes së të ftohurës. Uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë gjithashtu lehtëson dhimbjen e fytit dhe ndihmon në parandalimin e dehidratimit nga humbja e lëngjeve.