Trajtime natyrale për psoriazën dhe disa këshilla

Trajtime natyrale për psoriazën dhe disa këshilla

 

Mund të ndodhë në cdo pjesë të trupit , por megjithatë zonat më të prekura janë gjunjët, skalpi, bërrylat, pjesa e pasme dhe zonat sakrale. Janë shumë pak raste kur njerëzit diagnostikohen me psoriazë në thonj. Psoriaza e skalpit është gjithashtu një problem i zakonshëm në ditët e sotme dhe rreth 20% e njerëzve me psoriazë vuajnë nga artriti psoriatik, i cili është i dhimbshëm.

Cfarë është psoriaza?

Zakonisht në trupin e një personi, qelizat e lëkurs rriten njëherë në muaj. Qelizat e reja prodhohen në lëkurë pas një periudhe 28-30 ditësh për të bërë rrugën e tyre drejt e në sipërfaqe. Por gjatë kësaj kohe, qelizat e vjetra të lëkurës vdesin. Njerëzit e diagnostikuar me psoriazë, kanë një tjetër cikël lëkure. Ky process i lëkurës zë vend për rreth 4-5 ditë, pasi sistemi imunitar dërgon një mesazh të gabuar. Kështu që qelizat e vdekura dërgohen drejt sipërfaqes. Zonat e prekura shfaqin kruarje dhe irritime.

Shkaqet

-Infeksionet të caktuara të lëkurës

-Stresi

-Moti i ashpër sidomos gjatë dimrit

-Një plagë në lëkurë si gërvishtje, pickim nga një insekt apo djegie nga dielli

-Konsumimi i tepërt i duhanit

-Konsumimi i tepërt i alkoolit

-Crregullimi bipolar apo dhe presioni i lartë i gjakut

Simptomat

-Njolla të kuqe në lëkurë

-Njolla të vogla të përshkallëzuara të para zakonisht te fëmijët

-Lëkurë jashtëzakonisht e tharë dhe e copëtuar që ka si tendencë të gjakoset

-Ndjesi kruarje dhe djegieje në lëkurë

-Kyce të enjtura

1. Aloe vera Të aplikoni xhelin e aloe verës në zonën e prekur do të reduktojë pucrrat dhe gjendjen e lëkurës. Eshtë testuar nga shumë dermatologë. Xheli i aloe verës duhet të aplikohet 3 herë në ditë për të qetësuar gjendjen. Nëse e bëni këtë, do të shihni një ndryshim të madh në lëkurën tuaj.

2.Lëkurë bananie Lëkura e bananes është një përbërës vital për të kuruar dëmtimet e lëkurës. Ju mund të përdorni një lëkurë bananie për të fërkuae zonën. Do të qetësojë lëkurën dhe të reduktojë pucrrat.

3.Uthulla e mollës Për një trajtim të përkohshëm për kruarjet që vazhdimisht keni në lëkurë, mund të përdorni 1 lugë caji uthull molle të holluar me pak ujë. Uji duhet të jetë i vakët, aplikojeni në zonën e prekur,masazhojeni dhe lëreni për 1-2 minuta.Mund ta shpëlani me ujë.

4.Kamomili Kamomili përmban përbërje flavonoide anti-inflamatore. Kjo ndihmon në trajtimin e psoriazës dhe përdoret gjerësisht në Europë për këtë qëllim.

5.Piper i kuq Piperi i kuq mbart veti anti-inflamatore,që ndihmojnë në shërimin e lëkurës. Redukton skuqjen. Mundohuni të merrni një krem që quhet “Capsaicin cream”. Eshtë e përbërë nga piperi i kuq dhe është thjesht i mrekullueshëm. Mos e aplikoni në lëkurën e “thyer”.

6.Vaji i arrës cashew

Mund ta aplikoni këtë vaj në plagë. Do të përmirësojë gjendjen. Do të zbusë dhe do të eliminojë lëkurën e vdekur, duke trajtuar më pas lëkurën e dukë lënë një ndjesi të butë.

7.Vaji i kastorit

Duke aplikuar vajin e kastorit në plagët e vogla e të trasha do të përmirësojë lëkurën tuaj. Përzieni vajin e ftohtë të kastorit me një lugë caji sodë buke. Aplikoni këtë përzierje në plagë përpara se të shkoni në shtrat. Do të shihni një ndryshim tërësor të zonës së prekur pas disa javësh. Mos e aplikoni në lëkurën e hapur.

8.Vaji i ullirit

Vaji i ullirit që keni në kuzhinë mund të përdoret për lëkurën tuaj falë vetive anti-inflamatore. Ka një përmbajtje të lartë të acidëve yndyrorë së bashku me vitaminën E. Vaji i ullirit është një zbutës i shkëlqyer për lëkurën. Ja cfarë mund të bëni për të lehtësuar simptomat e psoriazës, aplikoni një sasi të vogël të vajit të ullirit në lëkurën e prekur. Kjo do të ndihmojë në zbutjen e lëkurës së vdekur,duke e bërë më të lehtë eliminimin e saj.

9.Vaji i kokosit

Duke aplikuar vaj kokosi paksa të ngrohtë në zonën e prekur për rreth një gjysëm ore, do të parandalojë tharjen e lëkurës dhe do të reduktojë shanset e përkeqësimit. Bëjeni përpara se të bëni dush.

10.Xheli i aloe verës dhe vaji i hudhrës Për të shëruar psoriazën mund të përgatisni një përzierje të sasive të barabarta të xhelit të aloe verës dhe vajit të hudhrës. Aplikoni këtë përzierje në zonën e prekur dhë lëreni për rreth 15 minuta. Bëjeni rregullisht për të parë ndryshim.

11.Vaji i peshkut

Acidët yndyrorë të pranishëm në omega 3 kanë provuar qe mund të kurojnë problemin e lëkurës së acaruar. Kremrat e bazuar në vajin e peshkut mund të aplikohen në zonën e prekur për të reduktuar problemin. Suplementet e vajit të peshkut në kapsula mund të konsumohen rregullisht.

12.Soda e bukës me ujë

Merrni 1 lugë caji sodë buke dhe 4 lugë caji ujë. Përziejini së bashku dhe aplikojini në zonën e prekur. Aplikojeni me një fasho ose pambuk të sterilizuar për të parandaluar bakteriet. Lëreni derisa të thahet dhe te bie. Kjo përzierje do të ndihmojë në reduktimin e kruarjeve në këto zona.

13.Dush me kripën Epsom.

Mbusheni vaskën me ujë të gazuar. Ju mund të shtoni një kupë qumësht, vaj ulliri ose kripë Epsom. Ky dush qetësues do t’ju ndihmojë të hiqni qafe të kruarën dhe do të reduktojë pllakëzat në trupin tuaj. Zbuteni lëkurën menjeherë pas nje banjoje qetësuese.

14. Vaji i perimeve

Aplikoni vaj perimesh në zonat e prekura të trupit, pasi do të ndihmojë në zbutjen dhe ushqyerjen e lëkurës. Masazhojeni veten me këtë vaj dhe lëreni për 30 minuta.

15. Capsaicina

Capsaicina është përbërësi kryesor në specat djegës, të cilëve u jep dhe shijen djegëse që ato mbartin. Ky është një përbërës që shtohet në kremra dhe vetitë që mbart bllokojnë fundet e nervave që transmetojnë dhimbje. Studimet kanë zbuluar që kremrat OTC që përmbajnë capsaicinë ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes, inflamacionit, skuqjes, dhe të gjithë simptomave që lidhen me psoriazën. Por gjithsesi njerëzit me lëkurë të ndjeshme duhet të bëjnë një test përpara se ta aplikojnë pasi mund të shkaktojë një ndjesi djegieje kur aplikohet.

16. Kripa e detit të vdekur

Ujërat e Detit të Vdekur janë plot me kripë beneficiale dhe përmbajtje mineralesh. Ka përmbajtje të lartë mineralesh si bromide, kalcium, kalium, zink dhe më shumë. Këto minerale kur kombinohen me vetitë detoksifikuese të Detit të Vdekur, ndihmojnë në procesin e pastrimit dhe detoksifikimit. Ju mund të bëni 3-4 banjo në javë duke përdorur kripërat e Detit të Vdekur. Cdo banjë duhet të zgjasë për 20 minuta të mira. Nëse e vazhdoni këtë trajtim për 4 javë, padyshim që do të ndjeni një ndryshim.

17. Tërshëra

Tërshëra është njohur për ndikimin e saj në lëkurën e irrituar. Por nuk është ashtu sic ju mendoni, duhet të aplikoni një maskë me tërshërë për të marrë benefitet e saj, jo ta hani.Ka plot paketime që e ofrojnë tërshërën si përbërës të tyre, por ju mund ta përgatisni një në shtëpi. Ja cfarë duhet të bëni, hidhni tërshërën në blender derisa të merrni një trajtë pluhuri. Përzieni një lugë gjelle ujë të ngrohtë, dhe mbështilleni me copë të ngrohtë.

18. Vaji i pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit ndihmon në pastrimin në thellësi të qelizave të thata në sipërfaqen e lëkurës. Ka veti anti-mikrobiale, antiseptike, anti-inflamatore që sigurojnë lehtësim nga skuqja, kruarja dhe djegia. Ndihmon gjithashtu në kontrollimin e prodhimit të tepërt të qelizave të lëkurës. Ka veti anti anti-inflamatore të cilat reduktojnë ënjtjen dhe skuqjen. Gjithashtu redukton pamjen e shenjave. Mos aplikoni vajin e pemës së cajit direkt në lëkurë, pasi mund të shkaktojë irritim dhe një ndjesi djegëse. Hollojeni me pak ujë. Kjo mund të ndihmojë në trajtimin e psoriazës në skalp, thonj dhe lëkurë. Ja cfarë duhet të bëni:Përzieni në blender disa pika vaj të pemës së cajit me ujë. Përdorni pak pambuk për të aplikuar përbërjen në zonat e prekura të lëkurës. Lëreni gjithë natën dhe lajeni në mëngjes. Zbutësit natyralë si vaji i ullirit dhe vaji i kokosit janë opsione të mrekullueshme. Përsëriteni aplikimin cdo ditë për të marrë rezultate efektive.

19. Shafrani

Shafrani ka veti anti-inflamatore , anti-oksiduese dhe pastruese të mëlcisë që e bëjnë një barnë potente për të pasur lehtësim nga shafrani. Konsumoni të paktën 4-6 lugë caji të shafranit pluhur cdo ditë. Ju mund ta përzieni me ujë të ngrohtë ose të përzieni te lëngjet apo smothiet e juaja. Vazhdojeni këtë trajtim derisa të merrni rezultate.

20. Pako akulli

Një pako akulli zbut dhe qetëson kruarjet dhe irritimet, të cilat janë simptomat kryesore të psoriazës. Gjithashtu ndikojnë në fundet e nervave, gjë që lehtëson dhimbjen akute të shkaktuar nga artriti psoriatik. Ja cfarë mund të bëni: Mbështillni disa kube akulli me një copë të pastër. Aplikojeni në zonat e prekura. Lëreni për rreth 8-10 minuta. Bëjeni këtë cdo disa orë derisa të merrni lehtësim nga simptomat.

Këshilla për të trajtuar lëkurën tuaj:

1.Bëni një dush me kripë

Bëni cdo ditë një dush të ngrohtë duke përdorur sapunë të butë për të zbutur zonat e irrituara dhe për të hequr pjesët e thata nga lëkura juaj. Sigurohuni që të qëndroni aty për të paktën 15 minuta. Mund të shtoni vaj, kripë Epsom, kripë të Detit të Vdekur dhe përdorni një sapun të butë për të pasur lehtësim të menjëhershëm.

2. Provoni një banjë tërshëre

Një banjë tërshëre është një tjetër mënyrë për të siguruar lehtësim të shpejtë nga psoriaza. Ju mund të përdorni tërshërë dhe ta zhysni zonën e prekur të lëkurës suaj në këtë përbërje, për të pasur lehtësim të menjëhershëm nga dhimbja dhe kruarjet. Sigurohuni që uji nuk është shumë i nxehtë pasi mund të thajë lëkurën tuaj më pas. Bëjeni rregullisht.

3. Thuajini “JO” sheqerit

Ju duhet t’i thoni padyshim “JO” sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara pasi përkeqësojnë gjendjen. Një dietë e shëndetshme mund të fuqizojë sistemin imunitar dhe të shmangë përkeqësimin e gjendjes.

4. Shmangni ngjyruesit dhe parfumet

Shumica e parfumeve dhe kozmetikave përmbajnë ngjyrues dhe kimikate të tjera që irritojnë lëkurën. Shmangni produkte të tilla dhe përdorni produkte që janë posacërisht për lëkurë të ndjeshme.

5. Qëndroni të hidratuar

Uji ndihmon për të rritur energjinë, për të nxjerrë jashtë toksinat dhe të përmirësojë tretjen, kështu që duhet të pini sa më shumë ujë. Shumë prej nesh nuk e dinë a janë apo jo të dehidratuar kështu që duhet të pimë sa më shumë nga ky ujë. 8-10 gota ujë në ditë janë mëse të nevojshme.

6. Relaksohuni

Një gjendje kronike e tillë mund t’ju shkaktojë shumë stres. Kjo con në më shumë stres dhe normalisht në një përkeqësim të gjendjes. Reduktoni stresin duke bërë joga dhe meditim. Kjo do të fuqizojë padyshim imunitetin tuaj.

7. Bëjeni rutinë

Cdo lloj trajtimi kërkon kohë për të marrë rezultat dhe kur vjen puna te psoriaza, ju duhet të siguroheni që të ndiqni të gjitha hapat e kërkuara. Rregullsia është celësi.

8. Shmangni stresin

Stresi e përkeqëson gjendjen. Shumë stres mund ta bëjë trupin tuaj të ndihet në ankth dhe jo i shëndetshëm. Përpiquni ta mbani mendjen tuaj të lirë nga këto mendime negative. Përpiquni të jeni të qetë dhe të mendoni më pak, mund të provoni dhe disa ushtrime për stresin për të zgjidhur këtë problem.

9. Shmangni alkoolin

Konsumimi i alkoolit do të reduktojë efektivitetin e trajtimit të psoriazës. Eshtë e rëndësishme të ndaloni këtë zakon dhe të rindërtoni shëndetin tuaj.

10. Hiqni dorë nga duhani

Duhani është një zakon që përkeqëson gjendjen. Redukton efektivitetin e trajtimit të psoriazës. Kështu për një jetë të shëndetshme, shmangni efektet afatgjatë të duhanit.

11. Një stil jetese i shëndetshëm.

Së bashku me një dietë të shëndetshme, duhet të keni dhe aktivitet fizik. Të jeni mbipeshë mund ta përkeqësojë gjendjen. Jini aktivë dhe shmangni dembelizmin sa më shumë të jetë e mundur. Njerëzit me psoriazë shpesh ndihen letargjikë kështu që shmangeni sa më shumë këtë gjendjeje.

12. Zgjidhni sapunin me kujdes

Sapunët pa agjentë zbutës do të përkeqësojnë gjendjen. Kështu zgjidhni një sapun që nuk përmban kimikate.

13. Parandaloni tharjen e lëkurës

Zbutësit e lëkurës për një lëkurë të ndjeshme janë një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme.

14. Terapia e dritës

Kjo është një terapi që përdoret për rezultate shumë të mira ndërkohë që trajtoni psoriazën. Gjatë terapisë së dritës, një doktor aplikon dritë ultravollcë në lëkurën tuaj. Kështu për të marrë rezultatet, duhet të frekuentoni sesionet rregullisht. Shumë dritë dielli mund ta përkeqësojë gjendjen, kështu që mos e teproni me terapinë e dritës.

error: Nuk lejohet kopjimi!