Toksiciteti dhe detoksifikimi

Toksiciteti dhe detoksifikimi

 

Ne jetojmë në një botë shumë toksike. Ajri është i ndotur, uji nuk pihet dhe ushqimi është akoma dhe më keq. Përpjekjet për të pasur një stil jetese të shëndetshëm, dita-ditës bëhen akoma dhe më të vështira.

Fakti që mjedisi po kthehet kundra nesh, është tejet shqetësues. Dietat  gjithashtu ndikojnë dhe në përkeqësimin e shëndetit tonë. Kur trupi juaj ushqehet me ushqime organike dhe plotëson të gjitha nevojat nutricionale, është një mundësi e madhe për të luftuar kundrejt toksinave që tresim. Por kur ushqyerja nuk plotëson as nevojat minimale, atëherë më pas sëmundjet dhe obeziteti janë të pashmangshme. Kjo është arsyeja pse tani do të shohim më gjerësisht problemet serioze të autointoksinimit, të definuara si: vetë-helmimi i shkaktuar nga mikroorganizmat, mbetjet metabolike si dhe helmet e tjera të prodhuara brenda trupit.

Dieta mesatare amerikane konsiston në ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, me fibra të ulëta, ushqime të pashëndetshme si mielli i rafinuar, mishrat e përpunuar, yndyrnat, sheqeri, alkooli, ushqimet e konservuara dhe të përpunuara dhe toksina. Më tej, dieta përfshin vetëm një pjesë të vogël të fibrave të nevojshme për të promovuar eliminimin ditor të toksinave nga trupi. Një dietë e varfër e kombinuar me mungesën e fibrave dietike, e bëjnë të pamundur stabilitetin e shëndetit të zorrës së trashë. Për të pasur një sistem imunitar sa më të shëndetshëm, zorra e trashë duhet të jetë sa më e pastër të jetë e mundur.

Autointoksifikim

Autointoksifikimi zakonisht e ka origjinën nga një zorrë e trashë e pashëndetshme, pjesa fundore e traktit tretës. Zorra e trashë është zakonisht 5-5 ½ (këmbë e gjatë) dhe 2 ½ inç në diametër. Përmban rreth 60 varietete të mikroflorës ose bakterieve. Këto ndihmojnë në tretje, promovojnë një ushqyerje vitale, ndihmon në mbajtjen e balancës së pheashit (acidike-alkaline), si dhe parandalojnë shumimin e bakterieve të dëmshme. Kjo mikro-florë gjithashtu siguron funksione të rënëdëishme si sinteza e acidit folik dhe nutrientëve të vlefshëm nga ushqimet, përfshirë vitaminën K dhe pjesë të kompleksit të vitaminave B. “Bacillus Coli” dhe “acidophilus” përbëjnë pjesën më të madhe të bakterieve të shëndetshme në zorrën e trashë, krahas bakterieve që prodhojnë sëmundje po që janë shumë më të pakta në numër. Në zorrën e trashë bakteriet e shëndetshme janë më të shumta në numër se bakteriet e dëmshme.

Për fat të keq, shumica e njerëzve kanë një zorrë të trashë të pashëndetshme. Në fakt, mesatarisht amerikanët mund të jenë duke mbajtur rreth 4-10 kg mbetje fekale në zorrën e tyre të trashë. Ky është dikush me peshë normale dhe që nuk ka asnjë alergji të njohur. Mund ta imagjinoni çfarë ndodh te një individ mbi-peshë dhe me alergji të theksuar? (Sipas “USA Today”, John Wane kishte rreth 16 kile mbetje fekale në zorrën e tij të trashë kur vdiq!)

“The Royal Academy of Physicians of Great Britain” thonë që rreth 90% e sëmundjeve dhe shqetësimeve janë të  lidhura drejtpërdrejtë ose jo me një zorrë të papastër (për shkak të mbetjeve fekale). Akademia identifikoi rreth 36 substanca të ndryshme helmuese që formoheshin në zorrën e trashë. Këto toksina absorbohen në gjak, duke ndikuar në aftësinë e trupit për të metabolizuar ushqimin si duhet ose ndikon në energjinë vitale për të jetuar.

*Fakte interesante: Zorra e ulët është një “kamp” për rreth 100 trilionë bakterie.

Histori e shkurtër


Për qindra vjet, praktikuesit medicionalë kanë njohur rëndësinë e një zorre të shëndetshme në mbarëvajtjen e sistemit imunitar, mirëqënies dhe jetëgjatësisë. Që prej shekujsh, kultura të ndryshme përreth globit kanë përfshirë metoda specifike të terapisë së zorrës së trashë në trajtimet e tyre. Njerëzit e kanë ditur që zorra e trashë mund të bëhet burim sëmundjesh. Enemat janë dokumentuar që para 5000 vjetësh. Në mjekësinë moderne, lidhja e afërt e shëndetit me zorrën e trashë është parë më së shumti, me përjashtim të profesionistëve të shëndetit natyral.

Shenja shqetësimi

Shenja më e zakonshme e një zorre të trashë toksike është kapsllëku kronik. Kjo zakonisht identifikohet si gjendja ku mbetja fekale është aq e ngjitur me njëra-tjetrën, saqë lëvizjet e zorrëve janë të parregullta dhe të paplota, duke shkaktuar shumë vështirësi dhe duke prodhuar feçe të forta dhe të thata.

Akumulimi i feçeve të forta dhe të thata ngjitet pas murit të zorrës së trashë. Kalimi në të cilin feçet janë të detyruar të “udhëtojnë”, reduktohet dukshëm në diametër saqë feçet shpesh bëhen më të holla se një laps. Në këtë shoqëri, lëvizjet e vazhdueshme të kapsllëkut kronik mund të duken si feçe normale. Eshtë e pazakontë për doktorët që t’i thonë pacientëve të tyre që “është normale që lëvizja e zorrëve të jetë një herë në jav; kjo duhet të jetë normale për ju.” Kjo është totalisht ide e gabuar.

Një person me zorrë të trashë të shëndetshme në fakt duhet të ketë rreth 2-3 lëvizje zorrësh në ditë, shkurtimisht pas çdo vakti. Eliminimi duhet të jetë i plotë, i shpejtë dhe i thjeshtë. Feçet duhet të jenë në ngjyrë kafe të hapur në ngjyrë, të gjata në diametër, teksturë “pushatore” dhe të qëndrojnë sipër ujit. Nuk duhet të ketë erë të keqe dhe duhet të largohet që në momentin që shtypni butonin e shkarkimit të ujit.

Të shkoni në banjë një herë në disa ditë, të keni feçe ngjyrë të zezë, të qëndroni ulur për më shumë se një gjysëm ore nuk është vetëm anormale, por gjithashtu tregon që shqetësime serioze do të vijnë.

Në SHBA vetëm, mbi 400 milionë dollarë shpenzohen në vit për laksativë dhe 1 në 17 njerëz zhvillojnë kancer të zorrës së trashë. Në 2019 rreth 147,000 raste të reja do të diagnostikohen dhe do të jenë rreth 50,000 vdekje nga kanceri zorrës së trashë dhe nga kanceri rektal, duke e renditur në vendin e katër për vdekjet më të shpeshta në SHBA. Nga popullsia aktuale, rreth 44% do të vdesin si pasojë e sëmundjeve të lidhura me zorrën e trashë.

Pastaj arsyeja e tretë më e zakonshme për shtrimin në spital për grupmoshën 15-44 vjeç janë çrregullimet tretëse. Ndërmjet moshës 45-65 vjeç, problemet tretëse zënë vendin e dytë si shkaqet për shtrimin në spital. Siç mund ta shihni, auto-intoksimi rritet me moshën.

Kanceri i zorrës së trashë zë vendin e dytë si kanceri vrasës në SHBA, i dyti pas kancerit të mushkërisë te meshkujt dhe kancerit të gjirit te femrat. Shanset relative 5-vjeçare për mbijetesë janë 90% për ata që e kanë zbuluar dhe trajtuar kancerin e zorrës së trashë në një fazë të hershme. Për ato raste kur kanceri është përhapur, shanset bien në 65% ose më ulët.

Kanceri i zorrës së trashë zhvillohet në zorrët e mëdha. Zorra e trashë përfaqëson pjesën kryesore të zorrës së madhe dhe është përgjegjëse për absorbimin e ujit dhe elektroliteve nga ushqimet e patretura që kalojnë nga zorrët e holla. Gjithashtu shërben dhe si zonë ruajtëse për mbetjet e materialeve. Kanceri i zorrës së trashë besohet se e ka zanafillën nga dëmtimi i indeve epiteliale që vijëzojnë zorrën e trashë, rezultat i një dëmtimi kimik ose një inflamacioni kronik. Polipet ose pjesë të vogla, mund të zhvillohen në vendin e dëmtimit. Një lloj polipi, i quajtur adenoma, mund të zhvillohet në kancer me kalimin e kohës. Polipet e tjera janë beninje. Rreth të paktën dy milionë amerikanë vuajnë nga sëmundjet që lidhen me zorrën e trashë duke përfshirë: kolitin, ileitis-in dhe divertikulitin. Rreth 100,000 kirurgji kolostomie bëhen çdo vit.

Një tjetër shenjë e zorrës së trashë toksike është “barku sa një poç”. Eshtë e pamundur të kesh një bark të sheshtë kur po mban shumë kilogramë mbetje fekale, pa përmendur gazrat, fryrjet ose ndjesinë e rëndesës që shoqëron problemet me zorrën e trashë. Ne shpesh shohim njerëz të dobët me bark të madh.

Shumë njerëz janë mësuar që të ndihen aq të lodhur, të fryrë, me kapsllëk, të irrituar, të plogësht, mbipeshë, të kenë një frymë të keqe, etj saqë nuk dyshojnë që shëndeti i tyre është në rrezik. Ose mund të marrin mjekime për të mbuluar simptoma të tilla, por kurrë se marrin mundimin të gjejnë rrënjën e problemit.

Toksiciteti i zorrës së trashë mund të jetë një faktor kontribues në të gjitha këto probleme të raportuara shëndetësore:
-Kapsllëk
-Diarre
-Probleme me lëkurën
-Irritim
-Humbje e vështirë peshe
-Insomi
-Hipertension
-Dhimbje koke
-Artrit
-Bark i fryrë
-Lodhje kronike
-Depresion
-I ftohtë i shpeshtë
-Uri
-Hemorroide
-Alergji
-Frymë e keqe
-Astma
-Probleme me prostatën
-Hipoglicemi
-Gazra abdominal
-Probleme menstruale

Toksiciteti i zorrës së trashë mund të çojë në gjendje më serioze si:

-Toksemia e zorrëve (Bowel Toxemia): Një gjendje e shkaktuar nga “ndërtim” përgjatë viteve në muret e zorrës së trashë të mbetjeve materiale, feçeve, bakterieve, kërpudhat, viruset, indeve të vdekura qelizore, mukus i akumuluar, parazitë, krimba etj. Kjo gjendje mund të ndalojë veprimin muskular duke shkaktuar lëvizje të qullëta të zorrëve, kapsllëk, inflamacion dhe sëmundje të tjera serioze.

-Sindroma e zorrëve poroze: Një gjendje ku toksinat nga zorra e trashë mund të absorbohen dhe të qarkullojnë në gjak. Këto helme mund të dëmtojnë mëlçinë normale, mushkëritë dhe funksionin e veshkave. Një person me këtë gjendje mund të ndihet i lodhur, i sëmurë ose i dobët çdo ditë.

Parazitët dhe rritja e tepërt e Candida-s gjithashtu janë mjaft të shpeshtë në zorrën e trashë toksike.

*Fakte interesante: 90% e qelizave të gjendura në trupin e njeriut nuk kanë origjinë njerëzore.

error: Nuk lejohet kopjimi!