Tiroiditi Hashimoto është një nga shkaqet më të zakonshme të hipotiroidizmit. Ky emër u vendos për nder të Dr. Hakaru Hashimoto, doktori i cili e përshkroi në 1912. Tiroiditi Hashimoto është i shkaktuar nga një proces auto-imun që shkakton inflamacion të gjendrës së tiroides.
Simptomat e tiroiditit Hashimoto përfshijnë:
-Depresion
-Lëkurë të thatë
-Kapsllëk
-Lodhje
-Përgjumje
-Shtim në peshë
Tiroiditi Hashimoto diagnostikohet me anë të analizave të gjakut që masin funksionin e gjendrës tiroidale dhe analiza gjaku për të parë për antitrupa kundrejt proteinave të gjendura në gjendrën tiroidale. Trajtimi i tiroiditit të Hashimotos është administrimi oral i hormoneve të tiroides për të pasur nivele normale. Tiroiditi Hashimoto është një gjendje auto-imune dhe nuk mund të parandalohet.
Por cfarë është tiroiditi Hashimoto?
Tiroiditi Hashimoto është një gjendje auto-imune që është një shkak i zakonshëm i hipotiroidizmit. Në këtë gjendje shëndetësore, trupi ka një reagim imunitar nga indeve të gjendrës së tiroides, që con në inflamacion të gjëndrës (tiroiditis).
Por cfarë e shkakton?
Tiroiditi i Hashimotos është një gjendje e shkaktuar nga inflamacioni i gjendrës së tiroides. Eshtë një sëmundje auto-imunitare që do të thotë që trupi në mënyrë jo të rregullt sulmon gjendrën tiroidale-si të ishte një ind i huaj. Shkaku që e shkakton këtë proces auto-imun mbetet i panjohur. Tiroiditi i Hashimotos mund të jetë i lidhur me gjendje të tjera auto-imunitare si tipi 1 i diabetit ose sëmundja celiake. Tiroiditi i Hashimotos është 5-10 herë më shumë i zakonshëm te femrat sesa te meshkujt dhe shpesh fillon në moshën e tretë. Njerëzit e diagnostikuar me tiroiditin e Hashimotos kanë një rritje të numrit të antitrupave kundrejt proteinave specifike tiroidale në gjak, duke përfshirë tiroperiksidasin dhe tiroglobulinën. Limfocitet-T, një lloj qelize e përfshirë në procesin e inflamacionit, “pushtojnë” gjendrën tiroidale për të shkaktuar inflamacion të dhimbshëm, dhe së fundmi individi prodhon pak ose aspak hormone tiroidale dhe bëhet hipotiroid.
-Shenjat dhe simptomat
Shenjat dhe simptomat zakonisht janë po të njëjta si ato të hipotiroidizmit. Ato nuk janë specifike dhe pacientët me hipotiroidizëm të butë mund të mos kenë as shenja as simptoma. Simptomat bëhen më të dukshme kur gjendja përkeqësohet dhe shumë prej tyre lidhen me një ngadalësim metabolik të trupit. Simptoma dhe shenja të zakonshme të Hashimotos përfshijnë:
-Lodhje
-Depresion
-Shtim në peshë
-Përgjumje
-Flokë të thatë
-Kapsllëk
-Lëkurë të thatë
-Ngërce muskujsh
-Rritje të niveleve të kolesterolit
-Përqëndrim i reduktuar
-Enjtje në këmbë
Në momentin që hipotiroidizmi përkeqsohet, mund të ketë ënjtje përreth syve, një ngadalësim të ritmit të zemrës, një rënie e temperaturës së trupit dhe probleme me zemrën.
Simptomat të tjera dhe shenja përfshijnë:
-Enjtje të gjendrës tiroidale (për shkak të inflamacionit), i cili mund të shkaktojë një ndjesi të pakëndshme në fyt
-Një gungë në qendër të qafës
-Vështirësi në gëlltitjen e pijeve apo ushqimeve për shkak të zmadhimit të gjendrës tiroidale.
-Cili është trajtimi për tiroiditin e Hashimotos?
Nuk ka kurë për këtë lloj gjendjeje. Mënyra se si përhapet apo vazhdon nuk është e parashikueshme. Në shumë pacientë, hipotiroidizmi vjen si rezultat e një procesi inflamator. Mjekimet e hormoneve të tiroides mund të zvëndësojnë hormonet e tiroides që ishin përpara se inflamacioni të fillonte. Janë dy hormone të rëndësishme të tiroides të prodhuara nga një gjëndër e shëndetshme (T3 dhe T4). Duke zvëndësuar një ose dy prej këtyre hormoneve mund të lehtësojë simptomat të shkaktuara nga mungesa absolute ose relative e hormoneve si pasojë e tiroiditit të Hashimotos. Trajtimi për Hashimoton zakonisht përfshin T4 sintetike ose tiroksinën. Mjekimi duhet të merret deri në një trajtim të suksesshëm të simptomave dhe shenjave të hipotiroidizmit. Pa mjekime, ka pak shanse që nivelet e tiroides të jenë normale, si dhe simptomat mund të përkeqësohen. Doza e levotiroksinës mund të modifikohet pasi keni kontrolluar nivelet e TSH-s. Përshtatja mund të bëhet në rastin e grave shtatzëna.
-A mund të parandalohet?
Tiroiditi Hashimoto është një gjendje auto-imunitare në të cilën trupi “ndjek” indet e veta duke i konceptuar si të huaja. Nuk është njohur akoma një mënyrë për të parandaluar këtë gjendje.
-Cila është prognoza për dikë me tiroidit Hashimoto?
Prognoza për dikë me tiroidit Hashimoto është e shkëlqyer me trajtimin e duhur. Rikuperimi i niveleve të hormoneve të tiroides me trajtim mjekësor do të reduktojë shenjat dhe simptomat e hipotiroidizmit. Pa trajtim, hipotiroidizmi mund të përkeqësohet përgjatë viteve, duke cuar në dëmtim të organeve dhe sëmundje të tjera.