1.Tipi Android
Dhjami depozitohet në pjesën e sipërme të trupit: në shpatulla, krahë, shpinë dhe në bark. Ky tip favorizohet nga faktorë gjenetikë dhe trashëgimtarë, si dhe nga abuzimet me ushqimin, problemet e kolitit, problemet e gastritit si dhe ankthi. Mitra pakëson prodhimin e hormoneve seksuale femërore, provokon ngadalësimin e metabolizmit. Teprica e dhjamit çon në probleme kardiovaskulare, hipertension, shtim të glicemisë dhe yndyrnave në gjak.
Menuja- Kujdes ndaj sheqernave dhe yndyrnave. Për të mbajtur një ekuilibër të nivelit të sheqernave dhe yndyrnave në gjak duhet të pakësohet fruktoza e frutave, sakaroza dhe laktoza e qumështit. Konsumoni karbohidrate të thjeshta në favor të makaronave, bukës, oriz, patate, perime pa e ekzagjeruar. Jo gjalpë, por në vend të tij përdorni vaj ulliri. Kufizoni përdorimin e mishërave të kuq, sallameve dhe djathërave. Konsumoni drithëra dhe perime, grurë integral, elb, tërshërë, perime dhe fruta të cilat kontrollojnë tretjen e yndyrnave në gjak dhe sheqernave duke lejuar insulinën ta mbajë më konstante nivelin e glukozës në gjak. Konsumoni 40g fibra në ditë. Dezintoksiko melçinë. Rrushi stimulon mëlçinë dhe lufton mbajtjen e lëngjeve. Për dezintoksikim mjafton të pish 3 gota lëng rrushi në ditë larg vakteve.
2.Tipi Ginoid
Në rastin e tipit Ginoid, kilet e tepërta përqëndrohen gjithnjë në vithe, kofshë, gjunj, ndërsa krahët, shpatullat dhe busti qëndrojnë të dobëta. Ky konstrukt fizik shkaktohet nga faktorë trashegimtarë që provokojnë qarkullim të keq të gjakut dhe stazë limfatike. Rreziqet janë celulit i lokalizuar në vithe, kofshë si dhe variçe dhe shqetësime të qarkullimit të gjakut.
Menuja – Kundërshto mbajtjen e ujit. Aleatët më të mirë janë ushqimet që ndihmojnë në daljen e lëngjeve të tepërta dhe toksinave që në të kundërt provokojnë mahisjen e indeve dhe shfaqjen e celulitit. Preferohet koper, spinaq, angjinare, domate, mashurka, kunguj të njomë, speca pasi këto kanë ujë dhe kalium si dhe minerale që favorizojnë tretjen me efekte dezintoksikuese. Selinoja ndihmon veshkat për të eleminuar lëngjet e tepërta, ananasi-lehtëson tretjen dhe asimilimin. Pakësoni konsumin e kripës pasi kripa favorizon mbetjen e lëngjeve në inde. Shmangni ushqimet e kripura si : sallamërat, djathërat, etj. Stimuloni qarkullimin e gjakut duke ngrënë sa më shumë agrume dhe kivi te pasura me vitaminë C, që mbron kapilarët , përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenon indet.
Specialistët thonë se trupat në formë dardhe, pra trupat ginoidë ku dhjami i tepërt grumbullohet në pjesën e legenit mund të jenë më të shëndetshëm se ato që e kanë trupin ne formën e mollës apo trupat android të quajtur ndryshe ku dhjami grumbullohet në pjesën e barkut sidomos nëse beli i kalon 89cm. Dhjami në bark shton rrezikun e tensionit të lartë, sëmundjeve të arteries koronare, diabetit , apopleksisë dhe disa llojeve të kancerit.
3.Tipi Limfatik
Trupi limfatik merr peshë në të gjithë trupin,dhe ka një paraqitje trupore që ngjason me kukullat e fëmijëve. Pesha e fituar duket lehtësisht sepse tipat limfatikë kanë një përqindje metabolike shumë të ulët.Këto trupa kanë gjithashtu një system limfatik jo shumë funksional,pasi rezulton në grumbullimin e lëngjeve,që I bën ato të duken më të shëndosha. Ata janë të prirur për depozitat e yndyrës të fryra nga lëngu limfatik, e cila mund të shkaktojë celulit të rëndë. Ky lloj i celulitit shkakton fryrjen dhe trashjen e gjymtyrëve e trashë. Ata shpesh shmangin ushtrimet fizike dhe përdorin produktet e qumështit, të cilat përkeqësojnë celulitin e tyre.
4.Tipi Tiroid
Tipi Tiroid karakterizohet nga një strukturë e ngushtë kockash dhe gjymtyrë të gjata. Ky lloj trupi shpesh ka formën e një kali gare. Shumë kërcimtarë dhe modelë i takojnë këtij lloj trupi. Tipi Tiroid shpesh kanë dëshirë të çmendur për stimulues të tillë si kafeinë, nikotinë dhe sheqernat artificialë, dhe mund të shmangin ushqimin. Ata shpesh kanë probleme me nivel të paqëndrueshëm të sheqerit në gjak, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe dëshirë për sheqer dhe stimulues. Në përgjithësi, tipi tiroid nuk mund të fitojë lehtë peshën dhe të ketë një shkallë shumë të lartë metabolike. Nga të gjitha llojet e trupave që ata kanë më pak mundësi për të zhvilluar celulitin dhe në qoftë se ndodh kjo, celuliti formohet në vithe dhe prapa tek kofshët.