“Klinika Italiane San Antonio” në bashkëpunim me “Albanian Lifestyle Medicine Association”, “Anila Kalleshi’s Center” dhe “Italian Lifestyle Medicine Association” na lejon të gjejmë variante gjenetike të ndryshme që mund të ndikojnë mbi karakteristikat metabolike dhe fiziologjike. Këto informacione janë të rëndësishme për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës ose mënyrën tuaj të ushqyerjes, për të përmirësuar shëndetin tuaj. Raporti përbëhet nga pjesë të ndryshme:
1 Tabela juaj permbledhëse
Në këtë pjesë përmblidhen rrugët metabolike të marra në shqyrtim si edhe sinteza e këtyre rezultateve nga analiza gjenetike. Në këtë mënyrë ju mund të vereni cilat janë zonat më kritike.
2 Këshilla të personalizuara
Në këtë pjesë raportohen rezultatet për çdo pjesë të marrë në shqyrtim. Pas një përshkrimi të shkurtër të gjeneve të analizuara dhe të funksionit të tyre, raportohet një përshkrim i detajuar i rezultatit të marrë nga analizat dhe nga sugjerimet terapeutike.
3 Bazat shkencore
Në këtë pjesë raportohet një përshkrim i shkurtër i bazave shkencore dhe biblografike të testit dhe të mënyrës se si përfitohen informacionet gjenetike të përshkruara në raport.
4 Mbyllje: harta e ushqimeve tuaja të përshtatshme
Në këtë pjesë renditen ushqimet më të favorshme për ju që duhet ti përfshini në dietën tuaj, si edhe ato më pak të favorshme të cilat duhet ti reduktoni ose ti eleminoni. Zgjedhja për të eleminuar, reduktuar apo shtuar ushqimet duhet të jetë gjithmonë e ndërmjetësuar nga konsulenca e një mjeku dietolog.
Për më shumë informacion na kontaktoni në:
Tel: +355 42 26 0000
Cel: +355 68 20 20 175
E-mail: [email protected]
www.klinikaitalianesanantonio.com
Instagram: @klinika_italiane_san_antonio
Adresa: Rr “Irfan Tomini” N.30/1, Tiranë (pranë “Pallatit me shigjeta”, tek karburant “Kastrati”)