Testi Gjenetik në ADN

Testi Gjenetik në ADN

ZBULO FUQINË TËNDE, VËZHGO GJENET E TUA.

Do të njohësh organizmin tënd dhe të kuptosh se cilat janë ushqimet më të mira për ty?
Do të doje të dije se pse nuk bie dot nga pesha?
Mendon se mund të vuash nga ndonjë lloj intolerance (ndaj glutenit, ndaj laktozës, ndaj kafeinës, ndaj nikelit, etj…) por nuk di se cili test është më i sakti për ta zbuluar këtë gjë?
Do të dish se cili lloj aktiviteti fizik është më i miri për ty?
Do të doje një guidë të kompletuar dhe të personalizuar me stilin tënd të jetës?
Je i/e lodhur me dieta strikte, stërvitje të gjata e të lodhshme dhe vazhdon të mendosh se gjithë sakrificat e tua mund të jenë të padobishme?

 

 

Në qoftë se ia shtron vetes shpesh këto pyetje, dije që sot me testin e ri, të thjeshtë dhe të sigurt, i cili lexon ADN-në tënde mund të njohesh tipin e ushqimit dhe stilin e jetës më të mirë për ty.

 

 

 

4 Teste ADN-je në 1 të vetëm

 

Organizmi yt ka nevojë për shumë gjëra. Duke lexuar ADN-në tënde, do të ndihmojmë ti kuptosh më mirë këto nevoja, nëpërmjet marrjes së vetem një kampioni pështyme, i cili ndahet në 4 panele:

  1. Testi health: një vlerësim i personalizuar dhe i plotë i karakteristikave të tua fiziologjike dhe metabolike, për një parandalim të mundshëm.
  2. Testi slim: një mbështetje konkrete për përcaktimin e një plani ushqimor të ekuilibruar, për të humbur peshë shpejtë dhe thjeshtë.
  3. Testi sensor: për të dalluar intoleranca ushqimore gjenetike, të mbështetura mbi baza shkencore të qarta dhe të përsëritshme dhe për të njohur mungesat e mundshme vitaminike mbi bazën gjenetike.
  4. Testi sport: për të përcaktuar planin e stërvitjes, në kombinim me ushqimin, i cili ju ndihmon të shfrytëzoni fuqitë tuaja, duke përmirësuar performancën fizike dhe mendore.

 

GARANCITË:

✓ Laboratori që ndjek analizat është një qendër universitare e përsosur, i autorizuar dhe i çertifikuar për tu garantuar pacientëve siguri dhe profesionalizëm të lartë.
✓ Interpretimi i testit do të bëhet nga një staf mjekësor i specializuar që do ti japë pacientit udhëzimet e duhura që në vizitën e parë.
✓ Rezultatet do të jepen në mënyrë elektronike, në mënyrë që të mund të konsultohen nga çdo lloj dispozitivi. Nqs bëhet kërkesë mund të merren edhe në format letre.
✓ Me kërkesë të pacientit, do të bashkohet një ekspert i cili do të përpunojë një program nutrigjenetik dhe aktiviteti fizik të personalizuar për të përmirësuar rezultatet e testit.


Pse nuk bie dot nga pesha? Ja motivet dhe zgjidhjet:​

Çdo ditë bën përpjekje të vazhdueshme për të humbur peshë, por rezultate nuk ka. Si ka mundësi? Le të zbulojmë se cilat janë arsyet me të zakonshme dhe zgjidhja më e mirë.

Arësyet se pse nuk mund të dobësohem:

1. Oreksi dhe uria
2. Shija
3. Metabolizmi: nuk e kemi të gjithë njësoj
4. Të ngrënit shpejtë
5. Të ngrënit jashtë
6. Kalimi i nje vakti
7. Alkooli
8. Humbja e vullnetit
9. Motivimi
10. Pjesetaret e tjere te famijes nuk jane ne diete
11. Stresi
12. Rezistenca per te ndryshuar stilin e jetes
13. Dieta monotone dhe strikte
14. Dieta standart
15. Pertaceria, aktiviteti i pakët ose i shumtë fizik

 


Nuk mund të dobësohem: arsyet e fshehura që duhet të njohësh për të patur sukses

1. Oreksi dhe uria

Uria nuk është e njëjtë për të gjithë: ka persona që fiziologjikisht kanë më shumë uri dhe të tjerë që kanë më pak. E njëjta gjë vlen edhe për ndjesinë e ngopjes. Këto ndjesi rregullohen nga disa hormone mbi bazën gjenetike: ashtu si ka persona me sy të kaltër ose kafe, ka persona me një oreks me te madh ose me të vogël. Duke patur këtë informacion mund të zgjedhim ushqimet që mbajnë në kontroll urinë.

2. Shija

Pak njerëz e dinë që edhe shija ndikohet nga gjenetika: ka persona që mund të dallojnë shumë qartë erëzat dhe të tjerë që bëjnë shumë mundim për këtë gjë. Këta të fundit tentojnë tu hedhin ushqimeve shumë vaj ose kripë për ‘faj’ të ADN-së. Të dish mënyrën se si i percepton ushqimet do të thotë të mësosh të shfrytëzosh më së miri ushqimet për tu dobësuar.

3. Metabolizmi

Në varësi të ADN-së tonë dhjami i barkut mund të favorizohet nga një termogjenezë e reduktuar (gjeni FTO) ose nga një marrje e karbohidrateve jo korrekte (gjeni PPARG2). Kështu që sipas rastit, për tu dobësuar është mirë të zgjedhim ushqime që rrisin termogjenezën ose ushqime që ulin pikun glicemik.
“Pse unë shendoshem ndërkohë që edhe miku im që ha njësoj si unë nuk shëndoshet? Mund të varet nga gjeni FTO.” Me testin ADN-së  do të zbulosh karakteristikat e metabolizmit tënd (metabolizmi i lipideve, i glucideve, i proteinave, i folateve…) dhe kapacitetin tënd detoksifikues, të dhëna të domosdoshme për të parandaluar çdo lloj sëmundje të lidhur me një stil jete jo të përshtatshëm.

 

Nuk mund të dobësohem: jeta sociale

4. Të ngrënit shpejt
Të ngrënit në mënyrë të shpejtë mund ta “gënjejë”’ organizmin, duke marrë kështu më shumë kalori se çka nevojë. Në fakt duhet kohë që truri të jape sinjalin e ngopjes. Përtypja e ngadaltë dhe shijimi i vaktit, duke u përqëndruar në atë që po ha, të ndihmon në uljen e peshës.

5. Të ngrenit jashtë
Të ngrënit gjithmonë jashtë e bën më të vështirë proçesin e dobësimit por me ritmet e sotme është e pamundur të hash gjithmonë në shtëpi. Ja pse një ekspert duhet të ndërtoj një dietë të personalizuar, të bilancuar, duke marrë parasysh edhe zakonet dhe nevojat e personit.

6. Kalimi i një vakti
Të mëndosh se do dobësohesh duke shmangur një vakt është diçka e gabuar: nuk redukton masën dhjamore, por rrit nervozizmin, lodhjen, urinë dhe peshën. Trupi reagon duke reduktuar konsumin dhe duke e transformuar çdo gjë në masë dhjamore. Kalimi i vakteve, zgjedhja e ushqimeve më pak të ushqyeshëm dhe ngrenia në mënyrë të çrregullt do të ngatërroj metabolizmin tënd i cili duke u ndjerë “i kërcënuar” do të verë në punë një mekanizëm depozitimi që do të pengojë dobësimin duke ulur nivelet e energjisë.
Mbaj mend: Të jesh në diete nuk do të thote të vdesesh urie!

7. Alkoli
“Pi vetëm ndonjë gotë në rast feste, por nuk po dobësohem”. Dieta dhe alkoli nuk shkojnë mirë njëra me tjetrën. Për tu dobësuar vërtet duhet tu thoni jo pijeve alkolike për aperitiv dhe atyre superalkolike. Por një dietë e suksesshme mendon edhe për gratifikime të vogla si për shembull nje gotë verë të kuqe.

Nuk arrij te dobesohem: arsyet emotive

8. Humbja e vullnetit
Është shumë e rëndësishme ta ndihmosh forcën e vullnetit, duke u treguar dinake në situata që mund ta vënë në provë vullnetin tënd. Të vjen dëshira për një pjesë çokollatë? Mbaj afër një alternativë të shëndetshme që të ngop më shumë dhe për me gjatë dhe qe nuk peshon mbi peshore. Mos u shpërqëndro me aktivitete të tjera gjatë vakteve: përqëndrimi i dobët sjell vetëm të ngrënët në sasi më të mëdha. Përgatit porcione dhe pjata më të vogla, për të “genjyer” mëndjen dhe për ti rezistuar tundimeve.

9. Motivimi
Motivimi është i rëndësishëm, sepse të dobesohesh është edhe çështje koke. Për këtë ndihma e një profesionisti ka një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës: përveç krijimit të planit ushqimor, nutricionisti e mbështet personin në momente të vështira dhe e ndihmon të mos shkojë drejt një gabimi dhe të mendojë “ia hodha një herë, është e kotë që të vazhdoj dieten”.

10. Pjesetarët e tjerë të familjes nuk janë në dietë
“Nuk mund të dobësohem sepse unë jam në dietë ndersa familja jo. Të ngrenit ndryshe nga familja me ben te ndihem i/e vetmuar”. Një regjim ushqimor dietik nuk është detyrimisht i trishtë dhe pa shije: nje dietë e suksesshme përfshin receta të shijshme. Mund të ndryshojnë porcionet, disa ushqime, por është e rëndesishme të kemi nje ushqyerje që mund të ndahet edhe me familjaret.

11. Stresi
Mendja kontrollon masën dhjamore: stresi çon në ndryshime të organizmit tënd, ndër të cilat edhe rritja në peshë. Në fakt duket sikur stresi është i lidhur kryesisht me konsumin e ushqimeve të pasura me sheqerna dhe yndyrna. Zgjidhja më e mirë? Identifikimi i shkakut. Të mësosh të relaksohesh në kohën e lirë dhe të flesh me gjatë, duke e ndihmuar veten edhe me çajra relaksues ose yoga.

12. Rezistenca per te modifikuar stilin e jetes
Të mos pasurit frikë për të ndryshuar zakonet e tua, sepse ndryshimi do të bejë të ndihesh më mirë! Për tu dobësuar dhe për ta mbajtur atë formë duhet të përmirësosh marrëdhënien me ushqimin. Por duhet ta besh këtë ndryshim në mënyrë graduale, me hapa të ngadaltë, në të kundërt thjesht do përkeqësosh situatën.

Nuk arrij të dobësohem: dietat dhe sporti i gabuar

13. Dieta monotone dhe strikte
Një dietë monotone me pak përbërës të përsëritshëm dhe pa shije nuk mund të funksionojë gjatë. Është praktikisht e pamundur të mbahet gjatë. Variacioni i ushqimeve është i rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, si dieta e vërtetë mesdhetare, e përbërë kryesisht nga fruta, perime, bishtaja dhe grurë i lashtë (kamut, amaranto, avena, faro…).

14. Dieta standarte
“Ha shumë pak, por nuk dobësohem”. Ndjekja e dietave standart limiton mundësitë për tu dobësuar. Edhe sepse, nqs do të funksionin vërtet do të ishim të gjithë të dobët. Kërko për një program të personalizuar, i ndërtuar për ty, në bazë të shijeve dhe preferencave të tua ushqimore, për të mos u ndjerë i lënë pas dore dhe tu kthehesh përsëri zakoneve të keqija.

Me testin ADN SLIM mund të kesh një program ushqimor efikas të studiuar dhe të bazuar mbi karakteristikat e tua gjenetike.

15. Pertaceria, aktiviteti i paket ose i shumte fizik
Për të qënë vërtet efikase, dieta duhet të shoqërohet me një aktivitet fizik të rregullt: ndihmon në djegien e më shumë kalorive, për tonifikimin e muskujve dhe për të mbajtur linjat. Të ecësh dhe të preferosh çdo rast për të lëvizur, duke preferuar shkallët në vend të ashensorit, biçikletën në vend të makinës, ndihmon patjetër në humbjen e peshës.
Është e rëndësishme të dish që ka persona të predispozuar të djegin më shumë masë dhjamore me aktivitet të lidhur me potencën dhe të tjerë që dobësohen më shumë me aktivitet të lidhur me rezistencën.

Me testin ADN SPORT mund të njohësh se për cilin lloj aktiviteti fizik je më i/e predispozuar.

Arsyeja e vërtetë se pse nuk arrin të humbesh peshë është pothuajse një e vetme: bën sforcime të gabuara.
Zgjidhja e vërtetë varet nga:
✓ Të kuptuarit nqs për ty është vërtet e rëndësishme të rritësh metabolizmin.
✓ Të kuptuarit nqs kilogramët e tua të tepërta varen më shumë nga karbohidratet apo nga yndyrnat që konsumon.
✓ Zbulimi i ushqimeve të duhura për trupin tënd (stop limitimit të tepërt të kalorive).

Testi Gjenetik në ADN

“Anila Kalleshi’s Center” nē bashkëpunim me “Klinika Italiane San Antonio” ,dhe “Albanian Lifestyle Medicine Association” na lejon të gjejmë variante gjenetike të ndryshme që mund të ndikojnë mbi karakteristikat metabolike dhe fiziologjike. Këto informacione janë të rëndësishme për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës ose mënyrën tuaj të ushqyerjes, për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Raporti përbëhet nga pjesë të ndryshme:
1 Tabela juaj permbledhëse
Në këtë pjesë përmblidhen rrugët metabolike të marra në shqyrtim si edhe sinteza e këtyre rezultateve nga analiza gjenetike. Në këtë mënyrë ju mund të vereni cilat janë zonat më kritike.
2 Këshilla të personalizuara
Në këtë pjesë raportohen rezultatet për çdo pjesë të marrë në shqyrtim. Pas një përshkrimi të shkurtër të gjeneve të analizuara dhe të funksionit të tyre, raportohet një përshkrim i detajuar i rezultatit të marrë nga analizat dhe nga sugjerimet terapeutike.
3 Bazat shkencore
Në këtë pjesë raportohet një përshkrim i shkurtër i bazave shkencore dhe biblografike të testit dhe të mënyrës se si përfitohen informacionet gjenetike të përshkruara në raport.
4 Mbyllje: harta e ushqimeve tuaja të përshtatshme
Në këtë pjesë renditen ushqimet më të favorshme për ju që duhet ti përfshini në dietën tuaj, si edhe ato më pak të favorshme të cilat duhet ti reduktoni ose ti eleminoni. Zgjedhja për të eleminuar, reduktuar apo shtuar ushqimet duhet të jetë gjithmonë e ndërmjetësuar nga konsulenca e një mjeku dietolog.

Për prenotim na kontaktoni në:

Cel: +355 68 20 95310

E-mail: [email protected]    [email protected]                       

Website: www.anilakalleshi.com / www.kalleshicenter.com

Facebook Page: Anila Kalleshi Official / Albanian Lifestyle Medicine Association

Linkedin: Anila Kalleshi/ Albanian Lifestyle Medicine Association

Instagram: @Anila Kalleshi Official

Adresa: në ish Bllok Rr “Sami Frasheri ” ngjitur me  Juveniljen e Vjetër, kati 2 Tiranë

error: Nuk lejohet kopjimi!