Shekuj më parë, një bark i madh ishte i priviligjuar, pasi nënkuptonte shëndet dhe sukses, një shenjë që njeriu që e dispononte natyrisht kishte mirëqenie monetare dhe pasuri të paluajtshme. Në ditët e sotme, nuk ekziston ky koncept. Sot, obeziteti, është demokratizuar. Çdo njeri mund të ketë një bark të madh. Babai juaj e quan shekullin sendimentar tëbarazvlefshëm me një bark të krijuar nga konsumimi i birrave. Por çfarë ndodh me mamatë, fëmijët, dhe me gjysmën e miqve tuaj dhe fqinjët që nuk konsumojnë birrë dhe që kanë një bark të madh?
Ky është një bark të krijuar nga gruri, meqënëse nuk ekziston një sistem organesh të paprekur nga gruri. Por impakti i grurit nëbelin tone është karakteri më i dukshëm dhe më ievidentueshëm, një manifestim i transformimit grotesk që vjen si rezultat i konsumimit të grurit.
Një bark i krijuar nga gruri përfaqëson akumulimin e yndyrnave që rezulton ndër vite në konsumimin e ushqimeve qëpërkeqësojnë insulinën, hormonin e depozitave yndyrore. Kur njerëzit formojnë yndyrna në këmbë, pjesa më e madhe e tyre e grumbullojnë rreth pjesës së mesit. Këto yndyrna qëndrore ose të organeve të brëndshme janë unike: sikundër edhe yndyrnat nëpjesë të tjera të trupit, ajo provokon fenomenin e inflamacionit, shtrembëron përgjigjen e insulinës, dhe lëshon sinjale anormale të metabolizmit, pjesës tjetër të trupit. Yndyrnat e organeve tëbrëndshme gjithashtu prodhojnë estrogjenin duke krijuar “gjoksmashkullor”.
Pasojat e konsumimit të grurit, gjithsesi, nuk janë tëmanifestuara vetëm në sipërfaqen e trupi. Gruri mundet edhe tëdepërtojë thellë virtualisht në çdo organ të trupit, nga mëlçia, zemra dhe gjëndra tiroide dhe deri sipër në tru. Në fakt, ekziston një organ i fortë që nuk është i prekur nga gruri në disa mënyra potencialisht dëmtuese.
Mundim dhe djersë. Problemet kardiake
Kur njerëzit janë mbipeshë, unë nënkuptoj lodhje dhe djersitje pas ngjitjes së shkallëve. Marr si shembull njerëz 120 kilogramë që në moshën 18 vjeçare, pamjaftueshmëri në pajisjet spitalore, për të akomoduar pacientët që janë mbi 150 kilogramë ose mëshumë. Kohë më pare një individ që peshonte 120 kile ishte diçka e rrallë, ndërkohë që sot shihen shumë persona të tillë nënjë supermarket: është një spektakël aq i zakonshëm saqë nuk shkakton më asnjë lloj efekti. Të moshuarit janë zakonisht mbipeshë, e njëjta gjë ndodh edhe me moshën e mesme, me tërinjtë, adoleshentët madje edhe me fëmijët. Janë të shëndoshënjerëzit e moshuar, janë të shëndosh edhe ish atletët apo futbollistët. Obeziteti është kthyer në një shkallë të tillëpërhapjeje, sa nuk ka qënë asnjëherë më parë. Të gjitha studimet demografike e kanë treguar këtë gjëndje të shkaktuar nga yndyrnat. Asnjë demografi nuk i ka shpëtuar fillimit të krizës qëlidhet me fitimin e peshës.
Shumë shpesh thuhet se njerëzit janë të shëndoshë sepse pijnëshumë pije të sheqerosura, konsumojnë shumë patate të skuqura, pijnë shumë birrë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm. E gjithë kjo është e vërtetë. Por nuk është gjithçka.
Shumë njerëz mbipeshë, në të vërtetë, janë pak të shqetësuar. Pyesni një njeri obez sesi ka mundur që të arrijë në peshën prej 120 kg. Do të çuditeni sesa prej tyre do të ju përgjigjen: “konsumoj shumë pije me sheqer, ha shumë ëmbëlsira dhe jam gjithë ditën përpara TV. Pjesa më e madhe do të thonë diçka si: “Nuk arrij t’a kuptoj. Eci shumë, kam reduktuar konsumimin e yndyrnave dhe ha shumë drithëra të shëndetshme. Dhe përsëri vazhdoj dhe fitoj peshë.”
Si kemi arritur deri në këtë pikë
Trendi kombëtar për të reduktuar konsumimin e yndyrnave dhe të kolesterolit dhe për të rritur kaloritë e karbohidrateve ka krijuar një situatë të veçantë, në të cilën produktet e krijuara nga gruri nuk kanë rritur vetëm prezencën e tyre në dietë: ato kanëdominuar në dietat e tyre. Për pjesën më të madhe, çdo vakt përmban ushqime që janë të përbëra nga mielli i grurit. Mund tëjetë ushqimi kryesor, mund të jetë ushqimi shoqërues, mund tëjetë ëmbëlsira.
Gruri është kthyer në ikonën kombëtare të shëndetit: “Konsumoni drithëra më të shëndetshme,” – thuhet vazhdimisht ndërkohë që industria e tregut ka krijuar të gjitha produktet qëkanë përmbajtje gruri.
E vërteta e hidhur e produktit të grurit në dietat paralele ka rritur diametrin tonë. “Këshillohuni për të ndërprerëkonsumimin e yndyrnave dhe të kolesterolit dhe zëvendësojini kaloritë me drithërat e plota “ – ky është mesazhi që u shpërnda në mënyrë të rrufeshme në vitin 1985, vit ky që përkon me rritjen e mbipeshës në rang botëror.
Nga të gjitha drithërat në dietën e njeriut, pse duhet tëkonsumoni vetëm grurin? Sepse gruri, është burimi dominues iproteinës gluteinike në dietën e njeriut. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk konsumojnë burime të tjera të glutenit,; konsumimi i grurit në lidhje me drithërat e tjera që përmbajnë gluten ështëshumë herë më i madh. Gruri ka edhe atribues të tjerë qëdrithërat e tjerë nuk i kanë, që e bën veçanërisht shkatërrues për shëndetin tonë.
Fillimisht do të përqëndrohem tek gruri pasi, në pjesën më tëmadhe të dietave ekspozimi i glutenit mund të përdoret me ekspozimin e grurit. Për këtë arsye, unë shpesh përdor grurin për të gjitha drithërat që përmbajnë gluten.