Të hiqni dorë nga sheqeri mund të përmirësojë shëndetin tuaj brenda 10 ditësh

Të hiqni dorë nga sheqeri mund të përmirësojë shëndetin tuaj brenda 10 ditësh

Një nga problemet më të mëdha në dietat perëndimore në ditët e sotme është konsumimi i sheqerit, si nga të rriturit ashtu dhe nga fëmijët. Janë një sërë mënyrash se si sheqeri mund të ndikojë në shëndetin tuaj, si dobësimi i sistemit imunitar, rritja e shanseve për diabet dhe shumë të tjera. Të konsumoni shumë sheqer mund të alternojë balancën e mikroogranizmave në zorrë, duke rritur shanset që ju të prekeni nga Candida ose çrregullime të tjera. Cilado moshë qofshi ose cilado gjini, të shtoni sheqer në dietën tuaj është një ide e keqe. Lajmi i mirë është që kur hiqni dorë nga sheqeri, ju do të filloni të shihni efekte pozitive në trupin tuaj brenda pak ditësh.

 

Në fakt studimet kanë treguar që brenda 10 ditësh do të shihni ndryshimet e para.

Më shumë prova nevojiten për të vërtetuar që heqja dorë nga sheqeri mund të përmirësojë shëndetin tuaj

 

Një studim i bërë nga një grup mjekësor në Kaliforni, studio 43 fëmijë që u ndikuan nga një reduktim i konsumit të tyre të sheqerit. Përpara dhe pas studimit, studiuesit matën disa tregues të rëndësishëm të diabetit. Pas studimit ata vunë re, që mesatarisht, niveli i triglicerideve kishte rënë me 33 pikë dhe kolesteroli i keq LDL kishte rënë me 5 pikë. Presioni i gjakut diastolik gjithashtu ishte ulur. Pjesa më inkurajuese është që të gjitha këto ndryshime pozitive zunë vend në një hark kohor prej 10 ditësh. Thjesht në 10 ditë, një plan i ri ushqimor, mesa duket, reduktoi në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për diabet që zhvillohej në këta fëmijë.

 

Si ndikon sheqeri te ju?

Eshtë një listë e gjatë e impaktit negativ që sjell konsumimi i tepërt i sheqerit në trupin tonë. -Sheqeri mund të ndikojë në tretjen tuaj Të konsumoni shumë sheqer mund të ndryshojë balancën e mikroorganizmave në zorrët tuaja. Në një person të shëndetshëm mund të gjeni “Lactobacillus acidophilus” dhe shumë bakterie të tjera që ekzistojnë në zorrë. Në anën tjetër, një individ që konsumon rregullisht sasi të mëdha sheqeri me shumë gjasa do të preket nga Candida dhe patogjenë të tjerë. Organizma si Candida albicans kërkojnë përbërje organike, me bazë karboni për të siguruar energji. Muret e tyre janë të përbëra me 80% karbohidrate. Kjo do të thotë sheqerna si glukoza, fruktoza dhe sukroza. Ato vijnë nga sheqerna të shtuara, nga sheqerna natyrale ose nga të dyja. Nëse po vrisni mendjen pse flora e zorrëve është kaq e rëndësishme, balancat jo-të duhura në zorrë mund të sjellin një sërë efektesh. Bakteriet e mira në zorrë performojnë një sërë rolesh: duke mbajtur nivele korrekte aciditeti, duke rritur sistemin imunitar, duke nxjerrë lëndë ushqyese nga ushqimi e shumë më tepër. Kur zgjedhjet e këqija dietike ndikojnë në balancën e sistemit, shumë nga këto benefite humbin.

-Sheqeri mund të ndikojë në aftësinë njohëse

Sheqeri mund të ndikojë direkt në tru dhe shumë ushqime të ëmbla që ne konsumojmë përmbajnë sheqer të rafinuar. Ata individë që janë të prekur nga Candida, duhet ta njohin atë që quhet “mjegulla e trurit”. Kjo ndodh kur përjetoni një ndjesi konfuzioni, harrese dhe një mungesë të qartësisë. Të konsumoni një dietë me shumë sheqer mund të kontribuojë të kjo. Gjithashtu ka disa studime që tregojnë që sheqeri mund të ketë impakte të tjera në mënyrën se si ne sillime. Mund të na bëjë impulsivë, të irrituar dhe të marrim vendime më shpejt sesa duhet.

Të gjitha këto tregojnë që sheqernat e rafinuara ndikojnë në aftësinë njohëse të individit në një mënyrë negative.

Në një artikull të publikuar në 2018, një gazetar me emrin Michael Grothaus dokumentoi udhëtimin e tij që fokusohej në heqjen dorë nga sheqernat e rafinuara. Pasi u këshillua nga një mik që konsumi i sheqerit ndikonte për keq në shëndetin e tij, ai e testoi. Për dy javë ai eliminoi të gjithë sheqernat e rafinuara nga dieta e tij. Eksperienca e tij ishte mjaft interesante, dhe një reflektim për shumë njerëz.

Ditën e parë ai nuk ndjeu asnjë ndryshim, por ditën e dytë ai filloi të kishte mjaft efekte si dhimbje koke, mjegull truri dhe dëshirë për ushqime të ëmbla. Kjo zgjati për disa ditë.

Në ditën e tretë ai filloi të kishte dridhje trupi. Kjo është një simptomë e zakonshme e heqjes dorë nga sheqeri. Ai u bë irritues dhe kishte vështirësi në përqëndrim. Në ditën e 6, efektet vazhduan të largoheshin dhe në ditën e 9 ai filloi të mendonte më qartë. Ai raportoi se ishte një qartësi më të mirë mendore.

Një nga gjërat që ai observoi ishte që sheqernat natyrale që ai konsumonte kishin shije më të mirë. Shumë njerëz që heqin dorë nga sheqernat, vërejnë që ndjesitë shijuese janë më ndryshe për disa javë, aq sa kosi i thjeshtë ka një shije paksa të ëmbël.

error: Nuk lejohet kopjimi!