DIETA VOLUMETRIKE
Dieta volumetrike është një dietë që përqëndrohet kryesisht në densitetin kalorik të ushqimit dhe në të njëjtën kohë arrijnë të mbushin stomakun. Bazohet në një koncept shumë të thjeshtë: njerëzit duan të hanë dhe nuk duan të ndihen të uritur në të njëjtën kohë. Edhe kur duan të dobësohen zgjedhin gjithmonë dieta të cilat u ofrojnë atyre të hanë më shumë. Kjo shpjegon se pse kur zgjedhim dieta të kufizuara në shumicën e rasteve nuk arrijmë rezultatet e dëshiruara. Kur jemi të privuar nga ushqimi priremi gjithmonë e më shumë t’u kthehemi zakoneve të cilat na çuan deri në shtimin e peshës.
SI FUNKSIONON DIETA VOLUMETRIKE?
Dieta volumetrike fokusohet në densitetin e energjisë së ushqimeve dhe fuqinë e tyre ushqyese. Qëllimi është që stomaku,duke marrë sasi të mëdha të ushqimeve me kalori të ulët por me një vëllim të madh dhe fuqi ngopjeje ,të bëjë që rrjedhimisht të ndjehemi të kënaqur dhe jo sikur jemi të privuar nga ushqimi.
Në këtë regjim ushqimor propozojmë rritjen e konsumit të ushqimeve me kalori të ulët. Mund të hahet shumë,në disa raste edhe më shumë sesa keni ngrënë më përpara ,pa fituar peshë madje duke u dobësuar. Sidoqoftë duhet preferuar konsumimi i ushqimeve shumë të pasura me fibra dhe ujë.
Krahasuar me dietat e tjera kjo dietë nuk premton një humbje të shpejtë në peshë por të moderuar dhe konstante,pothuajse mund të humbësh një kile në javë.
ÇFARË TË KONSUMOJMË?
Dieta volumetrike nuk përjashton asnjë ushqim por sigurisht që sugjeron zgjedhjen e ushqimeve me bazë të ulët kalorike.
Për këtë qëllim ushqimet ndahen në 4 grupe në bazë të dendësisë së tyre kalorike:
▪ DENDËSIA SHUMË E ULËT: frutat dhe perimet,qumësht i skremuar ,kos pa yndyrë.
▪ DENDËSIA E ULËT: frutat dhe perimet,drithërat integrale,mish pa yndyrë,peshk.
▪DENDËSI MESATARE: djathërat,mishi, pica,akullore dhe ëmbëlsira.
▪DENDËSI E LARTË: bukë,patatet,çokollatë,fruta të thata,biskota,vaj,gjalp.
Ndër ushqimet që duhen konsumuar më shpesh janë ato që i përkasin dy grupeve të para,të pasura me fibra,proteina dhe omega 3. Mund të konsumoni supa të ndryshme,fruta dhe perime të freskëta,kos dhe qumësht pa yndyrë.
MENU JAVORE
E HËNË
Mëngjesi:
qumësht i skremuar
Bukë integrale me marmalatë pa sheqer.
Dreka:
Pasta integrale me perime dhe perime krudo sipas dëshirës.
Darka:
Pulë me perime të stinës
E MARTË
Mëngjesi:
Drithëra me kos pa yndyrë.
Dreka:
Oriz me perime të stinës dhe perime krudo sipas dëshirës.
Darka:
Peshk në furrë me patate dhe perime të pjekura
E MËRKURË
Mëngjesi:
Bukë integrale me djathë dhe çaj jeshil
Dreka:
Sallatë me oriz dhe perime.
Darka:
Supë me perime.
E ENJTE
Mëngjesi:
Qumësht i skremuar dhe bukë integrale me marmalatë pa sheqer
Dreka:
Sallatë me perime të stinës
Bukë integrale
Frutë
Darka:
Oriz me perime të pjekura
E PREMTE:
Mëngjesi:
Drithëra me kos pa yndyrë
Dreka:
Kuskus me perime të stinës dhe 1 frutë
Darka:
Perime miks
E SHTUNË:
Mëngjesi:
Bukë integrale me djathë dhe çaj jeshil
Dreka:
Pasta integrale me perime të stinës dhe sallatë
Darka:
Fileto gjeli me perime të pjekura
E DIELË:
Mëngjesi:
Qumësht i skremuar dhe bukë integrale me marmalatë pa sheqer
Dreka:
Oriz dhe thjerrëza
Perime
Darka:
Mish pule i pjekur me perime të pjekura.
Midis vakteve mund të konsumoni fruta të freskëta,perime,lëngje frutash të përgatitura vetë. Në darkë mund të konsumoni një çaj sipas dëshirës.
KUNDËRINDIKACIONET E DIETËS VOLUMETRIKE
Nuk ka kundërindikacione të veçanta me kusht që ne të mbështetemi nën kujdesin e një eksperti i cili të vlerësoj situatën në mënyr specifike. Natyrisht dhe ata që ndjekin këtë dietë në të cilën ndjenjën e ngopjes e arrijnë me sasi të mëdha të ushqimeve me kalori të ulët nuk mund të arrijnë qëllimin e dëshiruar sepse jo të gjithë ne e ushqejmë veten në të njëjtën mënyrë dhe për shkak se nuk jemi gjithmonë në gjendje të konsumojmë sasi të mëdha të frutave dhe perimeve.