Nese doni te ulni peshen tuaj nuk do te thote se duhet te jetoni vetem me nje molle ne dite. Nuk shendosheni se hani shume por se hani keq.
Nese do te flasim per nje top-liste keshillash, ne krye do te jete perdorimi i sa me shume frutave, perimeve te fresketa, proteinave dhe fibrave, te cilat garantojne marrjen e energjive te nevojshme per mbarevajtjen e organizmit, por ndihmojne dhe ne eliminimin e problemeve te linjave.
Por mjeket, terheqin vemendjen se perpara nisjes se nje diete, qofte kjo dhe elementare, duhet te konsultoheni me nutricionistin perkates. Nese organizmi nuk arrin te perballoje dieten, per shkak te problemeve qe mund te kete, nuk duhet kembengulur ne kryerjen e saj.
Mjafton qe te eliminohen disa “vese” ne menyne e perditshme per te mos patur me probleme me linjat. Te gjithe duhet te jene te sigurt se, nese eliminojne ushqimet me yndyre, sidomos ato me origjine shtazore, te skuqurat apo te behet balancimi i proteinave, mund te garantohet sukses.
Rregulli i pare lidhet me privilegjimin e ushqimeve te ziera.
Te tjerat lidhen me perdorimin e sa me shume frutave dhe te pihen shume lengje. Keshillohet te pihet me teper se 1 litra e gjysme lengje ne dite, sepse kjo ndihmon ne pastrimin e organizmit nga mbetjet toksike dhe pengojne akumulimin e yndyrave.
Ushtrimet fizike duhet te bashkerendohen me “dietat” ne menyre qe keto te fundit te rezultojne te suksesshme, sepse nese pavaresisht se mund te privoheni nga ushqimet tuaja te preferuara, nuk e vini trupin ne levizje, nuk keni per te arritur kurre te jeni ne forme.