Përbërësit:
150 g thjerrëza
2 lugë kafeje uthull
2 domate
Gjysmë lugë pelteje domateje
Gjysmë karrote
Gjysmë qepë
2 gjethe të vogla dafine
2 thelpinj hudhra
1 lugë kafeje rigon
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Lajmë me ujë të rrjedhshëm thjerrëzat, i vëmë në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pastaj e derdhim ujin dhe i shpëlajmë. I vëmë në një tenxhere tjetër, së bashku me perimet e prera në të njëjtën madhësi, dafinën, kripën, piperin, rigonin, hudhrat, vajin e ullirit, uthullën dhe domaten pelte. Shtojmë ujë dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 50-60 minuta, derisa të lidhet mirë dhe të marrë shijen që duhet.