Supë me pulë e perime

Supë me pulë e perime

Një recetë detoks që do t’ju pëlqejë padyshim. Një recetë supe që përvecse është shumë e shijshme dhe tepër e shëndetshme. Të gjithë përbërësit vijnë të kombinuar kaq bukur dhe me një shije unike.

Përgatitja e kësaj supe në fakt konsumon pak kohë pasi duhet të prisni të gjitha perimet. Një këshillë është të blini karrota të vogla e më pas ti prisni në feta për supën. Kjo ju kursen kohë pasi nuk keni nevojë ti qëroni. Nëse po kërkoni një opsion të shëndetshëm dreke apo darke, provoni këtë supë detox pule.

Gjithashtu është një mënyrë e mirë për të marre shumë nutrientë nderkohë që reduktoni kaloritë.

Përbërësit:

-2 lugë gjelle vaj ulliri

-1 qepë të prere hollë

-2 kupa selino të prere

-2 kupa karrota të prera

-3 thelpinj hudhër, të thërmuar

-2 lugë gjelle xhinxher të grirë në rëndë

-8 kupa lëng pule

-3 gjokse pule pa kocka

-1 lugë gjelle uthull molle

-1/4 e lugës së cajit shafran

-1 lugë çaji kripë

-3 kupa brokoli

-1 1/2 e kupës bizele të ngrira

-1/4 e kupës majdanoz të prerë

 

Udhëzimet:

-Vendosni një tenxhere mesatare mbi një zjarr mesatar. Shtoni vajin e ullirit, qepën, selinonë, karrotat, hudhrën dhe xhinxherin. Gatuajini për 5 minuta që të zbuten.

-Shtoni lengun e pulës, gjoksin e pulës, uthullën e mollës, shafranin dhe kripën. Ziejeni. Ndërkohë qe ziejnë reduktojeni nxehtësinë në mesatars të ulët dhe lerëni të ziejë derisa mishi të jetë gatuar si duhet.Rreth 25 minuta.

-Hiqni pulën nga tenxherja dhe vendoseni në një pjatë.Shtoni brokolin, bizelet dhe majdanozin në tenxheren e supës. Ndani në copa copa gjoksin e pulës dhe hidheni sërish në tenxheren e supës. Përziejeni bashkë. Lereni të ziejë dhe 15 minuta të tjera që brokoli të zbutet.

error: Nuk lejohet kopjimi!