Përfitimet shëndetësore të kungujve
Gjenden në vitamina dhe minerale, duke përfshirë sasi të mëdha të fibrave dhe 100% të kërkesës së përditshme të vitaminës A.
Kungujt gjithashtu ofrojnë shumë vitaminë C, riboflavin, kalium, bakër dhe mangan. Sasi të vogla por të rëndësishme të vitaminës E (alfa tokoferol), tiaminë, niacin, vitaminë B6, folati, hekuri, magnez dhe fosfor gjithashtu janë të pranishme.
Ngjyra portokalli e ndezur lë të kuptohet prania e një fito-nutrienti të dobishëm:karotene. Kjo konverton vitaminën A në trup për një grusht të jashtëzakonshëm të antioksidantëve me aftësinë për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe shumë prej shenjave të plakjes.
Vitamina A është gjithashtu një domosdoshmëri për një vizion të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të mushkërive dhe të gojës.
Flavonoidet tilla si cryptoxanthin, lutein dhe zeaxanthin shkatërrojnë radikalet e lira të dëmshme, dhe kjo e fundit, veçanërisht, ndihmon në mbrojtjen e retinës së syrit nga degjenerimi makular.
500 gr kungull i verdhë
°1 patate
°1 qepë e vogël
°1/2 dado mishi
°4 lugë oriz
°Djath i grirë grana
°Vaj ulliri
°Kripë e piper i zi
Qërojmë kungullin dhe e presim në copa. Po ashtu e presim edhe pataten e qepën. I hedhim të gjitha perimet në një tenxhere me dadon dhe kripën,
I shtojmë ujë sa të mbulohen. Pastaj i ziejmë derisa të zbuten sa duhet. E fusim supën ne mikser duke u kujdesur që të lëmë të plotë ndonje copëz kungull e patate.
Tani shtojmë në tenxhere orizin dhe e ziejmë vetëm 5 minuta. Heqim tenxheren nga zjarri, e mbulojmë me kapak dhe presim 1ose 2 orë.
Gjatë kësaj kohë orizi zien e bymehet me nxehtësinë e vetë supës dhe e gjithë gatesa mbërrin temperaturën ideale për tu shijuar, e shoqëruar me një pudrosje djathi të grirë grana. Po të ketë nevojë, e vakim pak përpara se ta shërbejmë.
Ju bëftë mirē!