Supë-krem me kërpudha

Supë-krem me kërpudha

Kërpudhat janë burim shumë i mirë për të rritur nivelet e vitaminës D. Kërpudhat janë gjithashtu burimi i vetëm vegjetarian i vitaminës D. Ergosteroli që gjendet tek kërpudha kthehet në vitaminë D kur ekspozohet në dritën e diellit.

Seleniumi dhe ergothioneine që gjenden tek kërpudhat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej sëmundjeve kronike.

Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet. Kjo vitaminë luan një rol thelbësor për sistemin nervor.

Betaglukanët që gjenden tek kërpudhat fuqizojnë imunitetin dhe japin rezistencë më të lartë ndaj alergjive.

Përbērësit:

·450g kërpudha shampinjon të ngrira
·1qepë e vogël
·1patate
·kripë e piper I zi
·100ml panë e freskët
· majdanoz
· vaj ulliri

Presim qepën hollë në rrotulla dhe e kaverdisim në një tigan me pak vaj, pastaj shtojmë kërpudhat e ngrira për ti aromatizuar.

Shtojmë aty edhe pataten e prerë në copa të vogla dhe dadon, hedhim një qepshe ujë dhe e kripim sa duhet.

E lene supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Sapo është gati e largojme nga zjarri dhe e heqim menjane disa copeza kerpudha për zbukurim.

Shtojme panën dhe e fusim në mikser të gjithë gatësën deri sa të shendërrohet në një krem të trashë e të njetrajtshëm.

E servirim supen krem me kerpudha në tasa të zbukuruara me ndonje copë kerpudhe e flete borziloku të fresket dhe e plotësojme me pak piper të zi të sapobluar.

Ju beftë mirë!

error: Nuk lejohet kopjimi!