Supa Tajlandeze me kungull

Supa Tajlandeze me kungull

Një supë kremoze me kungull e balancuar me pak shije tajlandeze. Kjo recetë mund të gatuhet për rreth 30 minuta.

 

Pse funksionon:
Perimet bëhen super të buta duke u bërë perfekte për një supë kremoze. Ju mund ta hani menjëherë ose mund ta paketoni për drekë, dhe një pjesë ta ruani në ngrirje për një darkë të shpejtë.

Supa Tajlandeze me kungull

-Kuzhina: Tajlandeze
-Koha e përgatitjes: 1 minutë
-Koha e gatimit: 30 minuta
-Koha totale: 31 minuta
-Racione: 4 racione
-Kaloritë: 1909 kalori

Përbërësit:
– 4  kunguj të qëruar, të pastruar e të prerë në kubikë
-1 kupë me qepë të prerë në kubikë
– 4 kupa lëng perimesh
-1 lugë çaji kripë, ½ lugë çaji nëse përdorni kripë tavoline
-80 ml qumësht kokosi të ndarë-1/4 e kupës përdoreni për t’ja hedhur sipër në momentin që supa hidhet në pjata.
-4 lugë gjelle  kerri (curry) tajlandeze
-1/4 e kupës koriandër të prerë imët për t’ja hedhur supës sipër në momentin që supa hidhet në pjata

Përgatitja:
-Vendosni kungullin, qepën, lëngun e perimeve dhe kripën në një tenxhere të çastit.
-Gradojeni (rreth 30 minuta në presion të lartë).
-Kur të mbarojë-prisni disa minuta dhe më pas lëshojeni presionin.
-Hiqni kapakun dhe shtoni qumështin e kokosit, pastën e curry-t dhe koriandër.
-Ose përdorni një blender dore drejt e në tenxhere ose lerëni të qetësohet pakëz e më pas hidheni si pure në blender (kini kujdes).
-Hidheni në tasa, dhe hidhini pak qumësht kokosi ose koriandër shtesë.
-Ju bëftë mirë!

 

Udhëzimet për në sobë
-Vendosni kungullin (qepën, lëngun e perimeve dhe kripën në një tigan të madh me kapak.
-Vlojeni dhe më pas ziejeni për 45 minuta (nëse doni që kungulli te jetë tepër i butë).
-Shtoni qumështin e kokosit, pastën e curry-t dhe koriandrën, e më pas përziejeni.
-Ose përdorni një blender dore drejt e në tenxhere ose lerëni të qetësohet pakëz e më pas hidheni si pure në blender (kini kujdes).
-Hidheni në tasa, dhe hidhini pak qumësht kokosi ose koriandër shtesë.
-Ju bëftë mirë!

error: Nuk lejohet kopjimi!