Strategjitë për të përmirësuar diabetin

Strategjitë për të përmirësuar diabetin

Trajtimi i nivelit të ulët të sheqerit në gjak

Ndërkohë që është një ide e mirë të testoni nivelet e glukozës në gjak në momentin që keni një reaksion  hipoglikemik, shpesh nuk është momenti i duhur. Në momentin që ndiheni çuditshëm, mos e anashkaloni trajtimin. Ju duhet të filloni të pini ose të hani diçka me sheqer, që të shkojë në qarkullimin e gjakut sa më shpejt. Rreth 10-15 gr karbohidrate mjaftojnë. Ato mund të jenë lëng frutash, gjysëm kanaçe soda, 2 lugë gjelle rrush të thatë, ose disa ëmbëlsira. Një gotë qumësht gjithashtu funksionon më së miri. Ju mund të prisni përmirësim 10-15 minuta pasi keni ngrënë diçka me sheqer. Por nëse testoni nivelin e glukozës në gjak në atë moment, dhe sërish është i ulët, ju mund t’ju duhet të përsërisni trajtimin. Doktorët sugjerojnë që njerëzit duhet të mbajnë insulinë, disa kuba sheqeri ose diçka tjetër me sheqer (sidomos nëse po ngisni makinën), në shenjat e para të hipoglikemisë.  Megjithatë një reaksion hipoglikemik nuk duhet të shihet si një justifikim për të konsumuar ëmbëlsira me tepri. Duhet të menaxhoni me kujdes situatën.

 

Hipoglicemia e rëndë

Kur truri juaj është i privuar nga sheqeri për një periudhë afatgjatë, ju mund të ndiheni konfuzë, si dhe të keni kriza të ndryshme. Hipoglicemia e rëndë është një emergjencë e vërtetë që ju lë në pamundësi për të ndihmuar veten. Kur një person me diabet bëhet shumë konfuz për të marrë trajtimin në mënyrë oral, mjekimi më i shpejtë është të marrë injeksione glukagonësh (hormonet që rrisin sheqerin në gjak) ose një glukozë intravenoze. Njerëzit me tipin 1 të diabetit duhet të kenë gjithmonë një kuti ndihmëse në shtëpi ose punë për emergjenca. Anëtarët e familjes dhe kolegët e punës duhet të jenë në dijeni të shenjave dhe të dinë si të përdorin glukagonin në rast emergjence. Nëse nuk keni glukagon në moment, duhet të njoftoni ambulancën menjëherë për të bërë një glukozë intravenoze dhe të çoni personin në spital.

 

Ketoacidozë diabetike

Ketoacidoza diabetike-gjendje në të cilën nivelet e sheqerit janë shumë ta larta-është më e zakonshme te njerëzit me tipin 1 të diabetit sesa personat me tipin 2 të diabetit. Zhvillohet kur insulina bie në një nivel të ulët kritik, shpesh kur ju humbisni injeksionet e insulinës ose kur përdorni pak insulinë gjatë një periudhe sëmundjeje apo stresi të pazakontë. Kur nivelet e insulinës janë shumë të ulëta, qelizat nuk mund të absorbojnë glukozën nga qarkullimi i gjakut për të krijuar energji. Në vend të kësaj, ato fillojnë të copëzojnë yndyrën e ruajtur.

 

Ketoacidozë diabetike

Ketoacidoza diabetike-gjendje në të cilën nivelet e sheqerit janë shumë ta larta-është më e zakonshme te njerëzit me tipin 1 të diabetit sesa personat me tipin 2 të diabetit. Zhvillohet kur insulina bie në një nivel të ulët kritik, shpesh kur ju humbisni injeksionet e insulinës ose kur përdorni pak insulinë gjatë një periudhe sëmundjeje apo stresi të pazakontë. Kur nivelet e insulinës janë shumë të ulëta, qelizat nuk mund të absorbojnë glukozën nga qarkullimi i gjakut për të krijuar energji. Në vend të kësaj, ato  fillojnë të copëzojnë yndyrën e ruajtur.

Një nënprodukt natyral i këtij copëzimi yndyror janë acidet të quajtura ketone. Kur ato arrijnë nivele të larta, trupi nuk mund t’i metabolizojë aq shpejt sa duhet. Si rezultat, ketonet akumulohen në qarkullimin e gjakut, duke e bërë gjakun acidik. Në të njëjtën kohë, veshkat sekretojnë sasi të mëdha të urinës së pasur me glukozë, duke shkaktuar dehidratim.

Simptomat e DKA-së përfshijnë rritje të etjes, urinim të shpeshtë, dhimbje abdominale, dhe frymë të keqe. Në momentin që kjo gjendje fillon të ketë progres, presioni i gjakut bie për shkak të dehidratimit. Konfuzioni dhe madje koma mund të zhvillohet nëse nivelet e sheqerit në gjak arrijnë shifra të larta.

Për shkak se shenjat paralajmëruese shpesh zhvillohen përgjatë disa ditëve, testet e glukozës në gjak të bëra rregullisht mund t’ju paralajmërojnë kur nivelet janë të larta mjaftueshëm për të rritur rrezikun nga DKA-ja. Ju gjithashtu mund të detektoni zhvillimin e DKA-së duke monitoruar ketonet në urinën tuaj. Ketonet e urinës duhet të kontrollohen sa herë që nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të larta ose kur ju keni një sëmundje të re, sidomos simptomat gastrointestinale si dhimbje abdominale, të vjella dhe përzierje.

Telefononi doktorin tuaj nëse testet e urinës tregojnë më shumë sesa një nivel të moderuar të ketoneve (30-40 mg/dL). Trajtimet përfshijnë insulinë, lëngje dhe elektrolite (minerale si kripa, kalium etj). DKA-ja e patrajtuar mund të jetë fatale.

 

Koma hiperosmolare

Në raste të rralla, nivelet e glukozës në gjak mund të arrijnë nivele shumë të larta (mbi 800 mg/dL), duke çuar në dehidratim, konfuzion ose koma. Kjo më së shumti ndodh te njerëzit e moshuar kur sheqeri në gjak rritet për shkak të një aftësie të dëmtuar për të njohur etjen, sëmundjen ose stresin. Nëse personi i prekur nuk mund të përgjigjet duke pirë shumë lëngje-qoftë për shkak se ai/ajo nuk ndihet i etur (jo e pazakontë te të moshuarit) ose për shkak të një dëmtimi neurologjik (për shembull, pas një goditjeje), duke e bërë pirjen e lëngjeve mjaft të vështirë-nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten tejmase.

Ndërkohë që problemi përkeqësohet, konfuzioni, pagjumësia dhe krizat ndjekin dehidratimin, duke rezultuar në një gjendje të quajtura koma hiperosmolare. Kjo gjendje e rrallë që ndodh më së shumti te njerëzit e moshuar me tipin 2 të diabetit, mund të jetë fatale dhe kërkon shtrim në spital, dhe shpesh një kujdes intensiv. Sërish, një monitorim i kujdesshëm i glukozës dhe një trajtim strikt mund t’ju ndihmojë të parandaloni koma-n hiperosmolare.

 

Strategjitë e jetës për të menaxhuar diabetin

Humbja e peshës, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë komponentë esencialë për kontrollin e diabetit. Megjithëse arsenali i mjekimeve për menaxhimin e sheqerit në gjak vazhdon të zgjerohet, është e qartë që njerëzit me diabet mund të mbajnë nivele më të mira, me pak mjekime dhe me disa ndryshime në stilin e jetesës. Dhe merrni në konsideratë benefitet e shtuara: një dietë e shëndetshme dhe humbja e peshës janë gjithashtu instrumentale në kontrollimin e gjendjeve të tjera të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjen e zemrës, e cila është e zakonshme te njerëzit me diabet. Plus që do të ndiheni akoma dhe më mirë.

Ndryshime të tjera në stilin e jetesës mund t’ju ndihmojnë gjithashtu. Më shumë se 9 në 10 persona me tipin 2 të diabetit janë mbipeshë ose obezë. Për të theksuar këtë lidhje, “Shape Up America”, është një organizatë e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin për problemet shëndetësore që lidhen me obezitetin, duke përmendur dhe termin “diabezitet”.

Lajmi i mirë është që nëse humbni pak peshë si 5%-10% të peshës suaj trupore, mund t’ju ndhmojë të menaxhoni diabetin. Ekspertët po fillojnë të kuptojnë pse pesha e tepërt rrit rrezikun për diabet. Ata tashmë besojnë që qelizat yndyrore-sidomos ato në pjesën e barkut ku njerëzit kanë më shumë tendencë t’i marrin-sekretojnë hormone dhe sinjale të tjera kimike. Disa nga këto substanca nxisin inflamacionin, i cili interferon me receptorët e insulinës në qeliza, duke çuar në rezistencë të insulinës dhe eventualisht diabet. Shumica e njerëzve mendojnë që inflamacioni si skuqja, ënjtja apo dhimbja-janë të gjitha reaksione natyrale të trupit ndaj dëmtimit. Në fakt, inflamacioni kronik brenda trupit nuk prodhon këto shenja të dukshme, por mund të rrisë rrezikun e diabetit, sëmundjes së zemrës dhe sëmundjeve të tjera.

 

Prova që ndryshimet e stilit të jetesës prodhojnë rezultate

Të bëni një përpjekje të vërtetë për të humbur peshë ose për të qenë më aktivë fizikisht, gjithmonë shpërblehet, sipas studimit të “AHEAD”, një studim që përfshiu më shumë se 5000 njerëz mbipeshë ose njerëz obezë me diabet në 16 qendra në të gjithë SHBA-në. Gjysmës së pjesëmarrësve iu kërkua të ndjekin një ndërhyrje intensive të stilit të jetesës, duke iu kërkuar të hanë më pak dhe të jenë më fizikisht aktivë, me një qëllim për të humbur rreth 7% të peshës trupore brenda vitit të parë. Specifikisht, ata konsumonin një dieta me porcione të kontrolluara dhe ecnin më shumë ose bënin ushtrime të moderuara, duke synuar rreth 175 minuta në javë. Pjesëmarrësit e tjerë, të cilët shërbyen si grup kontrolli, morën një suport dhe edukim diabetik standart.

Pas një viti, njerëzit në grupin e stilit të jetesës kishin humbur një mesatare prej 8.6% të peshës së tyre trupore, krahasuar me 0.7% në grupin e kontrollit. Megjithëse ata humbën pak peshë gjatë kësaj kohe, ata sërish mbajtën një nivel peshe më të ulët sesa grupi tjetër i kontrollit në më shumë se 8 vjet ndjekjeje. Me humbjen e peshës erdhën dhe përmirësimet afatgjatë në sheqerin në gjak, presionin e gjakut dhe në HDL (kolesteroli i mirë), si dhe një nevojë të reduktuar për mjekime për të kontrolluar këto faktorë.

Për më shumë, ndryshimet e stilit të jetesës, gjithashtu përmirësuan cilësinë e jetës, bazuar në pyetësorë që vlerësuan shëndetin fizik dhe mendor të pjesëmarrësve. Gjithashtu dhe probleme të tjera si apnea e gjumit, infeksione urinare dhe dëmtime të ndryshme, patën një përmirësim. Krahasuar me grupin e kontrollit, njerëzit në grupin e stilit të jetesës ishin më në formë, më vitalë dhe kishin më pak dhimbje trupi. Ata gjithashtu raportuan që ndiheshin më pak të depresionuar, me shumë benefite që kishin parë gjatë studimit.

Dhe po përsa i përket komplikacioneve? Qëllimi më i madh i “Look AHEAD” ishte të reduktonte sëmundjet kardiovaskulare te njerëzit me diabet. Siç u raportua në 2013 në “The Neë England Journal of Medicine”, të dyja si grupi i stilit të jetesës si dhe grupi i kontrollit kishin nivele më të ulëta të ngjarjeve kardiovaskulare sesa pritej. Me pak fjalë, të dyja qasjet çuan në rezultate të njëjta-por grupi i stilit të jetesës i arriti këto rezultate me më pak mjekime sesa grupi i kontrollit, i cili mbështetej në mjekime për të menaxhuar me kujdes sheqerin në gjak, presionin e gjakut si dhe kolesterolin.

***Fakt: Ekspertët përllogarisin që humbja e peshës dhe rritja e aktivitetit fizik janë të mjaftueshme që një person të reduktojë nivelin e HbA1c me një ose dy pikë %.  Të shtoni “metformin” mund të reduktojë nivelet e HbA1c me 1 e gjysëm pikë %.

Të hani për humbje peshe

Ndryshe nga besimet popullore, nuk ka asnjë lloj specifik diete për humbje peshe- si me yndyrë të ulët ose me karbohidrate të ulëta-që është e mirë për njerëzit me diabet. Në vend se të fokusoheni më shumë në atë çfarë hani, përqëndrohuni më shumë në sa shumë ju hani. Pjesë e suksesit të studimit të stilit të jetesës nga “Look AHEAD” ishin padyshim vaktet e kontrolluara me porcione dhe zvëndësimet e vakteve.

Fatkeqësisht, mesa duket kjo qasje nuk funksionon në botën e vërtetë: edhe pse ka qëllime të mira, shpesh njerëzit që përdorin zvëndësues vaktesh (shake-t), shpesh përfundojnë duke ja shtuar vaktit që konsumojnë. Të tjerët e kanë të vështirë të përshtaten me ushqimin e vërtetë pasi ndalojnë së përdoruri shake-s.

Një strategji më afatgjatë është trajnoni vetën tuaj të konsumoni më pak kalori. Një mënyrë për ta bërë këtë është të reduktoni masën e porcioneve. Nëse ju hani të njëjtat ushqime-thjesht sasi më pak-ju automatikisht reduktoni marrjen e kalorive.

Një tjetër strategji për të ngrënë më pak ushqime me kalori të larta-targetimi dhe eliminimi i atyre ushqimeve që janë të pasura në yndyrë, sheqerna ose të dyja, si dhe patatet e skuqura, petullat dhe akulloret. Për shkak se këto ushqime kanë si tendencë të të qenurit të rafinuara, ato ju lënë të pangopur. Një mollë ju vetëm që ju jep më shumë lëndë ushqyese, por gjithashtu ju shuan urinë. Shumë njerëz e kanë të vështirë të përllogarisin numrin e kalorive në ushqim, kështu që të siguroheni që jeni në rrugën e duhur, konsultohuni me një libër guidë kalorish ose një referencë online kalorish, ose një aplikacion që numëron kaloritë. Një peshore dixhitale ushqimi që llogarit kaloritë, karbohidratet, yndyrnat dhe nutrientët e tjerë në ushqime të ndryshme, gjithashtu mund t’ju vijë në ndihmë. Të humbni 0.4 kg në javë, ju duhet të reduktoni 500 kalori çdo ditë.

Kërkoni ndihmë

Nëse po përballeni me vështirësitë për të humbur peshë, një dietolog mund t’ju ndihmojë me një dietë të personalizuar. Eshtë një angazhim afatgjatë. Njerëzit të cilët janë diagnostikuar kohët e fundit me diabet mund të mbajnë një ditar ushqimor për të kontrolluar më mirë kaloritë, karbohidratet dhe yndyrnat. Një dietolog mund t’ju instruktojë si të ndiqni me përpikmëri nevojat kalorike, duke matur yndyrën dhe karbohidratet, porcionet dhe që të përshtateni më lehtë me këtë stil jetese. Nëse preferoni menu më të strukturuar, ka menu të posaçme për njerëzit me diabet. Në momentin që mësoni se si të menaxhoni diabetin, ju mund të shihni ndryshimet e para.

 

Alkooli

Ju mund të pini sasi alkooli në moderim nëse ju llogarisni kaloritë ditore në planin ushqimor. Kërkimet kanë treguar që të pini sasi të moderuara alkooli mund të ulë rrezikun për sëmundje zemre si dhe diabet. Pirja e moderuar definohet në: një pije standartë në ditë për femrat dhe rreth dy pije standarte në ditë për meshkujt.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm gjithsesi. Alkooli mund të shkaktojë reaksione të nivelit të ulët të sheqerit te njerëzit që marrin insulinë ose mjekime të tjera të diabetit. Dhe për shkak se disa efekte të alkoolit, mund të jenë simptoma të hipoglikemisë, mund të jetë e vështirë të dalloni një emergjencë të vërtetë diabetike.

Në fund, ndërkohë që pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar mund të ketë benefite, gjithmonë ka një rrisk për zhvillimin e varësisë ndaj alkoolit. Askush nuk duhet të pijë dhe më pas të ngasë makinën, as të pijë gjatë shtatzanisë sepse mund të dëmtojë beben në zhvillim.

 

Ushqyerje e shëndetshme për kontrollin e sheqerit në gjak

Në përgjithësi, ushqyerja e shëndetshme te njerëzit me diabet është e ngjashme me të gjithë të tjerët. Këshillat nutricionale nga ADA përmblidhen në: të konsumoni një dietë ku në qendër janë frutat, perimet, drithërat e plota, bishtajoret dhe produktet me yndyrë të ulët. Por vini re që njerëzit me diabet duhet të kenë kujdes me alkoolin. Gjithashtu dhe disa rekomandime të tjera që janë të përmendura më poshtë.

Një tjetër gjë të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje është marrja e karbohidrateve, bukë, pasta, drithera, qumësht, perime dhe fasule. Ato kanë më shumë impakt në nivelet e sheqerit në gjak sesa yndyrnat dhe proteinat, kështu që duhet të bëni zgjedhjet sa më të shëndetshme.

Filloni duke pasur dy pika në mendje. Fillimisht sasia totale e karbohidrateve dhe tipi i karbohidrateve që konsumoni çdo ditë është thelbësore. Për shumë njerëz me diabet, është më mirë të limitoni karbohidratet në 45-55% të kalorive totale në ditë. E dyta, kur zgjidhni karbohidrate, është më miri të konsumoni ato që përmbajnë  lëndë ushqyese të tjera dhe vitamina-si perime, drithërat e plota dhe frutat. Këto ushqime kanë si tendencë të jenë të pasura në fibra. Si rezultat, ato treten më ngadalë, duke shkaktuar një rritje të moderuar në nivelin e sheqerit në gjak. Fibrat janë një formë e karbohidrateve të patretshme që gjenden kryesisht në ushqimet me bazë bimore. Vjen në dy forma: fibrat e tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme në veçanti përmirësojnë sheqerin në gjak dhe ndjeshmërinë e insulinës, dhe dietat e pasura me fibra madje mund të ulin dhe nevojën për insulinë. Një numër studimesh në popullsinë e përgjithshme e kanë lidhur konsumimin e fibrave me një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundjet e zemrës. Studimi i “The Physicians’s Health Study”, zbuloi që meshkujt të cilët konsumonin sasi të larta fibrash (rreth 29% në ditë), kishin 41% më pak gjasa për të zhvilluar një sulm zemre sesa ata që konsumonin më pak (rreth 12 gr në ditë). Rezultate të njëjta ishin raportuar në studimet e femrave.

Kur të jetë e mundur, shmangni karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë, pasta dhe orizi, si dhe ëmbëlsirat, sheqernat dhe pijet me gaz. Nutrientët e vlefshëm, fibrat dhe vitaminat hiqen gjatë procesit të refinimit. Të konsumoni shumë karbohidrate të rafinuara mund të shkaktojë një kulminacion në sheqerin në gjak si dhe të rrisë kërkesat për insulinës, të rrisë trigliceridet dhe të ulë kolesterolin HDL-sidomos në njerëzit që janë mbipeshë.

 

Këshilla për ushqyerje të shëndetshme dhe jashtë shtëpie

Për njerëzit me diabet, të hani jashtë- qoftë në restorant apo te të afërmit-është gjithmonë një sfidë. Porcionet mund të jenë të mëdha dhe të pasura në kalori dhe yndyrna të ngopura. Kur ju hani jashtë, mundohuni të ndiqni këto rregulla.

-Pyesni se si janë përgatitur, dhe shmangni ushqimet e skuqura ose gatimet që kanë shumë yndyrë.

-Zgjidhni mish pule pa lëkurë, peshk, pulë ose mish të butë që është zierë, pjekur në zgarë.

-Zgjidhni opsione të shëndetshme. Shumë restorante kanë si opsione: dieta speciale.

-Mos u ndjeni të detyruar të boshatisni pjatën. Hani me porcione të kontrolluara.

-Zgjidhni perime të gatuara në avull dhe sallatë për të shoqëruar vaktet.

-Nëse merrni insulinë dhe e dini që vakti juaj do të vonohet, vendoseni injeksionin në kohën e duhur.

 

Rritja e aktivitetit fizik

Për njerëzit që kanë diabet, benefitet e aktivitetit fizik dhe ushtrimeve nuk mund të anashkalohen. Aktiviteti fizik dhe ushtrimet mund të kontrollojnë peshën, të ulin presionin e gjakut, të ulin kolesterolin e keq LDL dhe trigliceridet, të rrisin kolesterolin e shëndetshëm HDL, të forcojnë muskujt e kockat, të reduktojnë ankthin dhe të përmirësojnë mirëqenien tuaj të përgjithshme. Ka dhe benefite të tjera nga ushtrimet për personat me diabet: ushtrimet ulin nivelet e glukozës në gjak si dhe rrisin ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës.  Shumë studime nënvizojnë këto benefite dhe të tjera për rritjen e aktivitetit fizik dhe ushtrimeve. Disa nga rezultatet më të rëndësishme janë:

-Ushtrimet ulën vlerat e HbA1c me 0.7% tek njerëzit me grupe të ndryshme etnike të diabetit që merrnin mjekime të ndryshme dhe ndiqnin një varietet dietash – dhe ky përmirësim ndodhi edhe pse ata nuk humbën peshë.

-Të gjitha format e ushtrimeve-aerobike, rezistenca, ose të dyja (të kombinuara me trajnim)-ishin në fakt mjaft të mira për uljen e niveleve të HbA1c te njerëzit me diabet.

-Trajnimet e rezistencës dhe ushtrimet aerobike të dyja ndihmonin në uljen e rezistencës së insulinës në të rriturit e moshuar me obezitet abdominal në rrezik për diabet. Kombinimi i të dy llojeve të ushtrimeve ka treguar që është më beneficiale sesa një i vetëm.

-Femrat që morën pjesë në ushtrimet e forcimit të muskujve (si trajnimi me pesha, joga dhe stretching), për më shumë se 150 minuta çdo javë, ulën rrezikun e tyre për zhvillimin e diabetit me 40%. Kur ato shtuan në rutinën e tyre dhe 60 minuta aktivitet të moderuar aerobik  në javë, ato kishin 70% më pak shanse për të marrë diabet sesa femrat jo-aktive.

-Njerëzit me diabet të cilët ecnin të paktën 2 orë në javë kishin më pak gjasa që të vdisnin nga sëmundjet e zemrës dhe ata që ushtroheshin tre-katër orë në javë reduktonin rrezikun akoma dhe më shumë.

-Femrat me diabet të cilat shpenzonin të paktën katër orë në javë duke bërë ushtrime të moderuara (përfshirë ecjen), ose ushtrime vigoroze kishin 40% më pak rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sesa ato që nuk ushtroheshin.

Këto benefite u theksuan edhe pasi studiuesit bënë lidhjen me faktorët përfshirë BMI, duhanpirjen dhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet e zemrës.

 

Si të rrisni nivelin tuaj të aktivitetit

Hapi më i thjeshtë është që fillimisht të shihni gjendjen në të cilën ndodhet aktiviteti juaj fizik. Ju mund të filloni aktivitetin me disa zgjedhje të thjeshta, si përshembull të ngjisni shkallët në vend të ashensorit. Punët e përditshme, larja e makinës apo kopshtaria gjithashtu ju ndihmojnë të rrisni nivelin e aktivitetit fizik dhe të digjni kaloritë. Megjithëse këto ndryshime ju duken të vogla, kur ju implementoni secilën prej tyre, ato ndikojnë.

Hapi tjetër është të dizenjoni një program ushtrimesh që i përshtatet stilit të jetesës. Që të jeni të sukseshëm, programi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Qëllimi juaj është të krijoni një plan që ju mundëson të bëni të paktën 150 minuta aktivitet aerobik në javë-targeti i vendosur nga “Physical Activity Guidelines for Americans” nga “U.S Departament of Health and Human Services.” Aktiviteti më i mirë që mund të bëni është dhe diçka e thjeshtë si ecja.

error: Nuk lejohet kopjimi!